Compiègne

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kompienjë
Compiègne
Nënprefekturë dhe komunë
Bashkia e Kompienjës
Bashkia e Kompienjës
Stema Kompienjë
VendiFranca
Qeveria
 • Kryetari (2020-2026) Philippe Marini
Sipërfaqja
1
53.100 km2 (20.502 sq mi)
Popullsia
 (Janar 2020)
40.453
 • Dendësia760/km2 (2,000/sq mi)
Zona kohoreUTC+01:00 (CET)
 • Verës (DST)UTC+02:00 (CEST)
1 French Land Register data, which excludes lakes, ponds, glaciers > 1 km2 (0.386 sq mi or 247 acres) and river estuaries.

Compiègne (shqiptimi frëngjisht: [kɔ̃pjɛɲ] ; Shqip: Kompienja; Picard: Compiène) është një komunëdepartamentin Oise; në Francën veriore. [1] Ndodhet në lumin Oise . Banorët e saj quhen Kompienjas.

Administrata[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompienja është selia e dy kantoneve : [1]

  • Compiègne-1 (me 19 komuna dhe një pjesë të Kompienjës)
  • Compiègne-2 (me 16 komuna dhe një pjesë të Kompienjës)

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

665 - Shën Wilfrid u shugurua peshkop i Jorkut . Wilfrid refuzoi të shugurohej në Northumbria në duart e peshkopëve anglo-saksonë . Deusdediti, Kryepeshkopi i Canterbury-t, kishte vdekur dhe duke qenë se nuk kishte peshkopë të tjerë në Britani të cilët Wilfrid i konsideronte të ishin shenjtëruar në mënyrë të vlefshme, ai udhëtoi drejt Kompienjës, për t'u shenjtëruar nga Agilberti, peshkopi i Parisit.
833 - Louis the Pious (i njohur gjithashtu si Mbreti Louis I, Debonair) u rrëzua në Kompienjë.
Shkurt 888 - Odo, konti i Parisit dhe mbret i Frankëve u kurorëzua në Compiègne.
23 maj 1430 - Gjatë Luftës Njëqindvjeçare, Zhan d'Ark u kap nga Burgundianët ndërsa përpiqej të çlironte Kompienjën. Më pas e shitën tek anglezët. [2]
1558 - Anglezët pushtojnë Kompienjën.
1624 - Compiègne i dha emrin Traktatit të Kompienjës, një traktat aleance i lidhur nga kardinali Risheljë me holandezët.
1630 - Përpjekjet e Marie de' Medici për të zhvendosur Risheljën përfundimisht çuan në mërgimin e saj në Compiègne, nga ku ajo u arratis në Bruksel në 1631.
17 korrik 1794 - Dëshmorët e Kompienjës ekzekutohen në Paris gjatë Mbretërimit të Terrorit .
11 nëntor 1918 - Armëpushimi me Gjermaninë, i rënë dakord në Lë Frankpor(t) afër Kompienjës, u jep fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.
22 qershor 1940 - Një tjetër armëpushim me Francën (Kompienja e Dytë) u nënshkrua midis Gjermanisë naziste dhe Francës së mundur në Lë Frankpor(t), afër Kompienjës, në të njëjtin vend si në 1918, në të njëjtin vagon hekurudhor, por me ulëset e ndërruara.
1968 - Vendndodhja e fillimit të garës së biçikletave Paris–Rubeks u ndryshua nga Parisi në Compiègne.
1972 - Krijimi i Universitetit të Teknologjisë së Kompienjës

Pamje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

L'Île des Rats dhe drynet e reja mbi lumin Oise
Ura Solferino
Lumi Oise

Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Compiègne është komuna qendrore e një njësie urbane me 70,699 banorë, dhe e një zone më të madhe udhëtarësh me 141,504 banorë që nga viti 2017. [3] Të dhënat e popullsisë në tabelën dhe grafikun e mëposhtëm i referohen komunës Kompienjë,pra bërthamës urbane, pa përfshirë rrethinat.


Popullsia në vite
VitiPop.±%
17938.000—    
18007.058−11.8%
18067.165+1.5%
18217.228+0.9%
18318.879+22.8%
18368.895+0.2%
18419.076+2.0%
18469.762+7.6%
185110.795+10.6%
185610.364−4.0%
186112.137+17.1%
186610.714−11.7%
187210.775+0.6%
187613.393+24.3%
188114.008+4.6%
188614.375+2.6%
189114.498+0.9%
189615.225+5.0%
190116.503+8.4%
190616.868+2.2%
191117.046+1.1%
192116.179−5.1%
192617.361+7.3%
193117.852+2.8%
193618.885+5.8%
194618.218−3.5%
195422.325+22.5%
196224.427+9.4%
196829.700+21.6%
197537.699+26.9%
198240.384+7.1%
199041.896+3.7%
199941.254−1.5%
200741.714+1.1%
201240.028−4.0%
201740.199+0.4%

Pamjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje nga Kompienja
Spitali Kompienjë-Nuajon

Muzetë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kështjella e Kompienjës - vetë kështjella dhe muzetë e Perandorisë së Dytë Franceze,automobilizmit dhe turizmit
  • Muzeu Antuan Vivënel
  • Muzeu i figurinave historike
  • Memorial i internimit dhe deportimit

Pylli Kompienjës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkujtimorja e Armëpushimit në Pyllin e Kompienjës është vendi i nënshkrimit të dy armëpushimeve; ai i 11 nëntorit 1918 dhe 22 qershorit 1940 . Hitleri e zgjodhi posaçërisht vendndodhjen e të dytit, dhe vuri në lëvizje karrocën origjinale të nënshkrimit nga Parisi në Compiègne, si një ironi për francezët e mundur.

Vendi ende strehon disa përmendore të armëpushimit të vitit 1918, duke përfshirë një kopje të karrocës origjinale hekurudhore. Karroca origjinale e Marshallit Foch u dërgua në Gjermani si një trofe fitoreje pas armëpushimit të dytë. Thashetheme të ndryshme për atë që ndodhi më pas me këtë vagon hekurudhor, kanë lulëzuar që atëherë. Disa besojnë se u shkatërrua nga SSTuringi në prill 1945; të tjerë thonë se kjo ka ndodhur në Berlin, por ka shumë të ngjarë që të jetë shkatërruar gjatë një sulmi ajror aleat në Berlin. Versioni i fundit duket më i besueshëm, pasi karroca e Ferdinand Foch në fakt u shfaq në një muze të Berlinit. [4] [5]

Universiteti i Teknologjisë i Kompienjës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompienja gjithashtu ka universitetin e saj. Universitetit të Teknologjisë së Kompienjës (UTC), një nga shkollat inxhinierike më të mira në Francë, e themeluar si Universitet Teknologjik më 1972 për të ofruar një alternativë ndaj " shkollave të mëdha " tradicionale për studentët e interesuar në teknologji dhe shkenca të aplikuara. [6]

Transporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që prej 1974, autobuzat brenda qytetit janë falas. Rrjeti i autobuzave lidh Kompienjën me vendbanimet e afërta.

Ndërmarrja "ARC", përgjegjëse për transportin e hapësirës metropolitane të Kompienjës,ofron edhe mundësia e të marrit një bicikletë me qera.

Për sa i përket linjave hekurudhore, Stacioni Compiègne ofron lidhje me Parisin, Amiensin, Kambrain dhe disa destinacione rajonale.

Autostrada më e afërt është A1 Paris-Lilë.

Që nga viti 1968 Compiègne është qyteti tradicional i fillimit të garës së famshme të biçikletave Paris–Rubex . Ishte gjithashtu qyteti i mbarimit i etapës së tretë në Tour de France 2007 .

Marrëdhëniet ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Compiègne është e binjakëzuar me:

Compiègne është gjithashtu bashkëpunuese me:

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b INSEE commune file
  2. ^ Deborah A. Fraioli (2005). Joan of Arc and the Hundred Years War. Greenwood Publishing Group. fq. 101. ISBN 978-0-313-32458-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Comparateur de territoire: Unité urbaine 2020 de Compiègne (60502), Aire d'attraction des villes 2020 de Compiègne (078), INSEE
  4. ^ Moved to Berlin, and there destroyed in an air-raid - Brian Hanley, "Planning for Conflict in the 21st Century", page 116" available here
  5. ^ Also William L Shirer in his "The Rise and Fall of the Third Reich" (unknown ISBN) states it was destroyed during a bombing raid on Berlin
  6. ^ "utc - UTC". www.utc.fr. Arkivuar nga origjinali më 2016-05-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Elbląg - Podstrony / Miasta partnerskie". Elbląski Dziennik Internetowy (në polonisht). Arkivuar nga origjinali më 2011-03-15. Marrë më 2013-08-01.
  8. ^ "Elbląg - Miasta partnerskie". Elbląg.net (në polonisht). Marrë më 2013-08-01.

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Compiègne – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Lidhjet e mëposhtme janë në gjuhën angleze