Cristian Chivu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Cristian Chivu
Chivu.JPG
Chivu me Kombëtaren Rumune në Gusht 2010.
Të dhënat personale
Emri i plotë Cristian Eugen Chivu
Data e lindjes 26 Tetor 1980 (33 vjeçar)
Vendi i lindjes Reșița, Rumani
Gjatësia 1,84 m (6 ft +12 in)
Pozita ne fushë Mbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktual Internazionale
Numri 26
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1996–1998 Reșița 24 (2)
1998–1999 Universitatea Craiova 32 (3)
1999–2003 Ajax 107 (13)
2003–2007 Roma 85 (6)
2007– Internazionale 114 (3)
Ekipi kombëtar
1997–1998 Rumania U–18 12 (1)
1998–2000 Rumania U–21 13 (0)
1999–2011 Rumania 75 (3)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 14 Mars 2013.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 17 Nëntor 2010

Cristian Eugen Chivu (lindur më 26 Tetor 1980) është një futbollist rumun që luan si mbrojtësSerie A për Interin. Chivu mund të luaj si mbrojtës i majtë, por preferenca e tij është mbrojtës qëndre, gjithashtu ku nevojitet, ai gjithashtu mund të luaj si mesfushor-mbrojtës. Chivu njihet si një mbrojtës i kulturuar që di të dribloj dhe pasoj [1].

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubi i parë profesionist i Chivus ka qënë FCM Reșița. Pasi u transferua tek Universitatea Craiova, reputacioni i tij u rrit, dhe u rrit interesi i klubeve europiane jasht Rumanisë. Klubi hollandez, AFC Ajax u impresionua nga Chivu, dhe nënshkroi një kontratë me të në vitin 1999.

Ajax[redakto | redakto tekstin burimor]

Tek Ajax, Chivu u njoh si një mbrojtës i besueshëm dhe si një specialist encesh. Më pas trajneri Ronald Koeman, e emëroi Chivun si kapiten të skuadrës. Me Chivun si kapiten, Ajaxi dominoi në Eredivisie me një skuadër të re. Chivu luajti krahas lojtarëve talent si: Rafael van der Vaart, Wesley Sneijder, Johnny Heitinga, Zlatan Ibrahimoviç dhe Maxwell. Ai luajti një rol të rëndësishëm me Ajaxin në UEFA Champions League në sezonin 2002-03, ku skuadra e hollandeze arriti deri në gjysmë–finale. Në atë sezon, Chivu ishte një nga tre lojtarët (sëbashku me Maxwell dhe Andy Van der Meyde) që të gjithë shkuan për tu transferuar tek Interi.

AS Roma[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 2003, AS Roma shprehu interesin për të nënshkuar me Chivun. Në atë kohë, Roma kishte një borxh të madhë pa paguar, dhe kjo gjë kishte ngritur pyetjen në aftësinë e romanëve për të pagar tarifat e propozuara. Romanën për të blerë Chivun, kërkuan një garanci bankare, e cila më pas iu mohua. Më pas Roma e bleu Chivun për 18 Milion [2].

Chivu luajti për 4 vite me AS Romën, duke luajtur 107 ndeshje dhe duke shënuar 6 Gola. Ai fitoi vetëm 1 trofe, dhe atë e fitoi në sezonin e fundit kundër Interit. Pasi u largua nga Roma, thuhej se për lojtarin interesohej Real Madrid dhe Barcelona, por në fund lojtarin e bleu Inter [3] [4] [5].

Inter[redakto | redakto tekstin burimor]

Christian Chivu duke luajtur me InterinChampions League kundër CSKA Moscow më Shtator 2011.

Chivu firmosi një kontratë 5 vjeçare me Interin më 27 Korrik 2007. Transferimi kushtoi 16 Milion [6], të cilat 3 Milion të tarifës u shlyen me bashkpronësinë e mrojtësit Marco Andreolli [7]. Në sezonin e tij të parë më Interin, Chivu fitoi Serie A.

Gjatë ndeshjes së Champions LeaguesSan Siro kundër Manchester United, Chivu bëri një lojë fantastike, duke ia mohuar Golin shumë herë Wayne Rooneyt dhe Cristiano Ronaldos, dhe u shpall lojtari i ndeshjes, duke lënë mbrapa portierin Júlio César.

Chivu ishte një lojtar i rregullt në krahun e majtë të mbrojtjes gjatë sezonit 2009–10 dhe sëbashku me Wálter Samuel dhe Lúcion përbënin mbrojtjen perfekte. Më 6 Janar 2010, në një ndeshje jashtë kundër Chievo Veronas, Chivu doli jashtë më barrelë, pasi u përplas kok më kokë me sulmuesin Sergio Pellissier [8]. Chivu ka qënë në operacion për 2 orë, sepse kishte pësuar një frakturë në kafkë [9], dhe pas 2 orësh, Chivu shpëtoi nga çdo rrezik. Edhe pse u mendua se Chivu nuk do të luante më deri në fund të sezonit, ai u rikthye në Serie A më 24 Mars [10]. Chivu kishte nevojë që të vendoste mbrojtëse sipër në kokë gjatë gjithë kohës kur luan futboll [11]. 1 Muaj më vonë, Chivu shënoi Golin e tij të parë për InterinSan Siro kundër Atalantës, pas një gjuajte nga 30 metra. Më 22 Maj 2010, Chivu ishte në formacion të parë në finalen kundër e Champions Leagues kundër Bayern Munich, ku Inter fitoi 2–0. Chivu shënoi Golin e dytë në të Interit në sezonin 2010–11 kundër Cesenas, ku skuadra Nerazzurre në fund fitoi me rezultatin 3–2. Gjithashtu Chivu shënoi edhe penalltinë fituese në çerek–finalen e Kupës Italiane, ku Inter fitoi 5–4 me penallti kundër Napolit më 26 Janar 2011 [12].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1999, Chivu ishte zgjedhur për të përfaqëuar kombëtaren rumune U21, dhe shpejt ai filloi të luante për kombëtaren e parë. Chivu ka luajtur për rumaninë në Euro 2000 dhe Euro 2008. Në Euro 2000, Chivu luajti katër Ndeshje, dhe arriti që të shënoj edhe Golin e parë kombëtar kundër Anglisë më 20 Qershor 2000.

Më 21 Maj 2011, Christian Chivu deklaroi tërheqjen e tij nga futbollit kombëtar [13]. Në total, Chivu luajti 75 Ndeshje dhe shënoi 3 Gola, duke qënë një nga mbrojtësit më të mirë të historisë së kombëtares rumune.

Ndeshjet dhe Golat me Rumaninë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndeshjet, Golat dhe Rezultatet e kombëtares rumune.

Jeta Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Christian Chivu mund të flasi gjuhën Italiane, Gjermane, Spanjolle, Angleze dhe sigurisht gjuhën Rumune.

Chivu është i martuar aktualisht me Adelina Elisei. Sipas revistës Calcio Italia, Chivu ka qënë i përfshirë në hapjen e shkollave të futbollit në Rumani në vitet e fundit. Për këtë gjë Chivu ka thënë: "Unë shpresoj se ai është krenar për mua, kur më shikon nga lart", në referencë të babait të tij të ndjerë që ka qënë trajner tek të rinjtë.

Më 12 Shkurt 2009, Chivu u bë baba për herë të parë, pasi gruaja e tij Adelina Elisei solli në jetë vajzën e tyre, që më pas e quajtën Natalia [14].

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra Sezoni Kampionati Kupa Europa Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
CSM Reşiţa 1996–97 1 0 0 0 1 0
1997–98 23 2 1 0 24 2
Total 24 2 1 0 25 2
Universitatea Craiova 1998–99 26 3 2 0 28 3
1999–00 6 0 0 0 6 0
Total 32 3 2 0 34 3
Ajax 1999–00 23 1 1 0 4 0 28 1
2000–01 26 5 0 0 4 0 30 5
2001–02 32 1 4 0 6 0 42 1
2002–03 26 6 3 0 12 0 1 0 42 6
Total 107 13 8 0 26 0 1 0 142 13
Roma 2003–04 22 2 2 0 4 0 28 2
2004–05 10 2 4 0 1 0 15 2
2005–06 27 2 7 0 4 0 38 2
2006–07 26 0 7 0 8 0 1 0 42 0
Total 85 6 20 0 17 0 1 0 123 6
Internazionale 2007–08 26 0 3 0 6 0 1 0 37 0
2008–09 21 0 3 0 2 0 1 0 26 0
2009–10 20 1 3 0 9 0 1 0 33 1
2010–11 24 1 3 0 6 0 4 0 37 1
2011–12 14 0 1 0 6 0 1 0 22 0
2012–13 7 1 2 0 3 0 0 0 12 1
Total 112 3 15 0 32 0 8 0 165 3
Karriera në total 355 27 44 0 74 0 9 0 483 27

Statistikat janë redaktuar më 24 Maj 2013

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri Ajax
Flamuri Roma
Flamuri Internazionale

Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Liverpool FC: 7 Free Transfer Options for the Reds. bleacherreport.com. Vizituar në 27 Qershor 2012.
  2. ^ Chivu, pronta la fideiussione per l' Ajax archiviostorico.corriere.it
  3. ^ Inter still keen on Roma's Chivu. FIFA. 25 Korrik 2007. 
  4. ^ Barcelona in the lead to buy Roma's Chivu. ESPN. Vizituar në 27 Qershor 2007.
  5. ^ Barca in pole position for Chivu. Sky Sports. Vizituar në 23 Qershor 2007.
  6. ^ CESSIONE DEL DIRITTO ALLE PRESTAZIONI SPORTIVE DEL CALCIATORE CRISTIAN EUGEN CHIVU AS Roma, 27 Korrik 2007
  7. ^ Cristian Chivu signs for Inter. Vizituar në 28 Korrik 2007.
  8. ^ Serie A: Chievo 0–1 Inter. inter.it. 6 Janar 2010. 
  9. ^ Inter Milan's Cristian Chivu in hospital with skull fracture. ESPN Soccernet. 6 Janar 2010. 
  10. ^ Paura per Chivu: frattura cranica; Operato subito, è fuori pericolo (in Italisht). Quotidiano.net. 6 Janar 2010. 
  11. ^ Chivu: "Magical to be back". Inter.it. 24 Mars 2010. 
  12. ^ Coppa Italia: Inter edge through on penalties. ESPN Soccernet. Vizituar në 26 Janar 2011.
  13. ^ Chivu: "Why I'm quitting the national team". Inter.it. Vizituar në 21 Maj 2011.
  14. ^ Roberto Rosetti appointed for Milan derby inter.it, 13 February 2009

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Cristian Chivu