Gjeografia e Ruandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Gjeografia e Ruandës

000 Ruanda harta.PNG
REP. DEM.
KONGO
UGANDA
TANZANIA
TANZANIA
BURUNDI
Liq.
Kivu
redaktoni hartën

Ruanda ndodhet në kontinentin Afrikanë, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Sipas OKB-së ky vend hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën qendrore.

Sipërfaqja e përgjithshme e Ruandës është 26,338 km2 (pak ma e vogël se Shqipëria) prej së cilës 1,390 km2 janë ujë. Ruanda shtrihet rreth koordinatave gjeografike 2 00 ‘‘‘J’’’, 30 00 ‘‘‘L’’’.

Ruanda nuk ka bregdetë ndërsa vija kufitare e saj është 893 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Burundi 290 km, Republika Demokratike e Kongos 217 km, Tanzania 217 km dhe Uganda 169 km

Klima në Ruandë është e shumëllojshme. Në këtë vend ka dy sezone të reshjeve të shiut nga muaji shkurt deri në prill dhe nga nëntori deri në janar, në pjesët malore është e butë dhe me gjasa reshje dëbore.

Relievi i Ruandës përgjithësishtë është moçalorë, me rrafshnalta dhe male. Relievi anonë me malet nga perëndimi në lindje. Pika më e ultë e relievit 950 m është përgjatë lumit Rusizi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,519 metrave tek gryka e vullkanin Karisimb (ang.: Volcan Karisimbi ), në kufi me RD të Kongos.

Si pasurit natyrore të Ruandës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), një lloj Kallaji, Tungsteni, Metani, Prurja e ujit dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 40.54 % e sipërfaqes së vendit.