Isuf Rustemi
Isuf Rustem Mavrova (Osmanaj) ka lindur në fshatin Mavrovë, Vlorë, në vitin 1879 nga një familje e pasur dhe me tradita atdhedashëse e patriotike nga ku trashëgoi edhe titullin "Aga".
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në rininë e tij të hershme (1896), nuk pranoi të shkonte ushtar (nizam) në dhe të huaj dhe doli maleve si luftëtar (komit) bashkë me patriotë të tjerë si Selam Musai nga Salaria, Rrapo Meto nga Vranishti e Laze Malua nga Tërbaçi, duke krijuar grupime të armatosura deri në vitin 1908 kur u amnistuan nga Xhonturqit. Në krye të këtij grupimi, zhvilloi disa luftime me koshallët e ushtrisë turke dhe me tagrambledhësit që shoqëroheshin nga xhandarë e ushtarë të armatosur. Kjo e bëri një njeri me reputacion të madh në të gjithë krahinën e Lumit të Vlorës. Ka marrë pjesë me çetën e tij në: kryengritjen e përgjithshme anti-osmane të Shqipërisë së Jugut të vitit 1911, ku një nga mbledhjet që paraprinë kryengritjen u organizua në shtëpinë e tij në Mavrovë më 26 qershor të 1911 me përfaqësues të Komiteteve të Fshehta nga Korça, Çamëria, Mallakastra, Tepelena, Delvina, Përmeti dhe Skrapari;[1] mori pjesë aktive në Kuvendin Ndërkrahinor të Drashovicës ku u aprovua Memorandumi i Grëçës, më korrik 1911 si përfaqësues i fshatit Mavrovë; në luftimet e vitit 1912 në Qafën e Llogarasë, Qafën e Derros, në Kuç e në Pilur, kundra forcave greke në mbrojtje të qeverisë së parë shqiptare të Ismail Qemalit; në beteja të tjera ne zonën e Fierit dhe të Lushnjes kundra forcave të Haxhi Qamilit dhe Esat Pashë Toptanit ku u plagos në Karbunarë të Lushnjes; mori pjesë si përfaqësues në Kuvendin e Barçallasë dhe të Beunit në përgatitjet për Luftën e Vlorës; drejtoi në këtë luftë çetën e bashkuar të Mavrovës me 160 luftëtarë nga fshatrat Mavrovë, Kropisht, Peshkëpi dhe Penkovë, (një nga çetat përgjegjëse në rrethimin e Kotës dhe vrasjen e gjeneralit italian Gotti) ku u plagos përsëri rëndë së bashku me të vëllanë e tij, Cano Rustemi;[2] si fanolist duke luftuar kundra forcave serbe dhe menshevike më 1924 që sollën Ahmet Zogun në pushtet mbas revolucionit demokratik të kryesuar nga Fan Noli; luftoi ne krye të çetës në Skelë më 7 prill 1939 kundra pushtimit Italian të Shqipërisë; gjithashtu, edhe pse në moshë të thyer u bë frymëzues i çetës territoriale të fshatit Mavrovë, duke mbështetur pa rezerva lëvizjen Nacional Çlirimtare në Luftën e Dytë Botërore kundra forcave naziste në betejen që u zhvillua në fshatin Drashovicë të Vlorës, ku djali i tij në këtë betejë ishte partizan. Vdiq dy muaj pas kësaj beteje, në 5 nentor të vitit 1943, në shtëpinë e tij në Slap të Mavrovës.
Për meritat e tij patriotike dhe trimërinë e treguar për mbrojtjen e pavarësisë është dekoruar :
1- Në vitin 1930, nga Mbreteria Shqiptare me Urdherin e Skenderbeut, Klasi Oficer me graden Toger (si antizogist refuzoi tërheqjen e dekorimit dhe gradës ushtarake).
2- Në vitin 1962 (pas vdekjes) nga Presidiumi i Kuvendit Popullor "Për Merita të Veçanta Patriotike" me motivacionin:
”Patriot dhe luftëtar trim. Ka udhëhequr çetën me guxim, trimëri dhe vetmohim në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë në vitin 1920 për çlirimin e Vlorës”
3- Në vitin 2020, nga Presidenti i Republikës me Titullin "Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut" me motivacionin:
"Për kontributin e tij si atdhetar dhe luftëtar i shquar për lirinë e Shqipërisë. I dalluar për guximin dhe sakrificën në Luftën e Vlorës (1920), si komandant i njësive luftarake në mbrojtjen e Pavarësisë dhe trojeve shqiptare"[3]
Ai la pas një trashëgimi pratiotike dhe atdhedashëse tek fëmijët e tij : Bede Veliaj (Çeprati), Gjeneral Bejto Isufi (Osmanaj), Kolonel Aranit Osmanaj, Dr. Nuredin Osmanaj (gjeolog) dhe Ervehe Osmanaj (mësuese).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gaçe, Bardhosh. Arshi Selfo Dajlani - Një vatër Kombëtare në Kaninë. Botimet Ymeraj. fq. 93–95.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gani I. Abazi dhe Bardhosh Gaçe (red.): "Lufta e Vlorës në kujtimet e mia", Shtepia Botuese "Naim Frashëri", Tirane 1995, faqe 45".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Presidenca". Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2020. Marrë më 31 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)