Kalaja e Prizrenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit gjindet në jug-lindje të qytetit Prizren, konsiderohet të jetë simboli i qytetit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. E ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike, Kalaja ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit. Kalaja i ka fillet e saj në periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në periudhën Bizantine dhe Osmane. Është përdorur ekskluzivisht si kala deri më 1912. Kalaja tani është dukshëm e dëmtuar dhe është në listën e vendeve të World Heritage in Danger (Trashëgimia e botës në rrezik). Një rrugicë nga qendra e qytetit të shpie në kala, zgjat rreth 15 minuta ecje në këmbë, dhe ju mund të kënaqeni me pamjen e plotë të qytetit, të fotografoni apo thjesht të shikoni diellin duke perënduar.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]