Komuna e Osllomejit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komuna e Osllomejit

Komuna e Osllomejit shtrihet në verilindje të Kërçovës, R.Maqedonisë. Komuna është rurale me 16 vendbanime. Ka 65 km rrugë dhe disponon me pyje dhe kullosa.

Dita e komunës është 17 dhjetori - Dita e themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Osllomejit është komunë e vogël rurale dhe shtriht në pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë. Kufinjtë e lagjeve shtrihen në pjesën verilindore të luginës së Kërçovës ,malit Crekolnica në verilindje dhe Dobra Voda në veriperëndim të Kërçovës. Sipas lartësisë mbidetare absolute, komuna i takonë grupit të komunave me vlera mbimesatare në shtet dhe është me formë të rrumbullakët.

Kjo komunë është e rrethuar me pyje, edhe atë rreth 4640 hektarë pyje, 3345 hektarë kullosa dhe vetëm 3168 hektarë tokë të punueshme. Por, si çdo komunë tjetër ashtu edhe kjo komunë në pronë të vete nuk ka asnjë hektar tokë. 98 për qind e pyjeve janë tokë shtetërore si dhe 95 për qind e kullosave po ashtu është pasuri shtetërore. Komuna e Osllomesë në pjesën veriperëndimore kufizohet me komunat Zajaz dhe Gostivar, ndërsa në pjesën verilindore me komunën e Brodit. Në pjersën jugore kufizohet me komunën e Kërçovës.

Territori i komunës së Osllome ka sipërfaqe prej 130 km2, dendësia mesatare e popullatës është 80 banorë në 1 km2- dhe numërohet si një ndër komunat rurale më të banuara në Republikë.

Relievi në Komunën e Osllomesët është i llojllojshëm me lartësi mbidetare prej 600m deri në malin Dobra Voda Ujmiri me lartësi mbidetare deri në 2000m. Me lartësi më të ulët mbidetare është fshati Cërvicë me lartësi mbidetare prej 640m ndërsa me lartësi më të lartë mbidetare është fshati Papradishti me 1.160m.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjinia femra 5.099 meshkuj 5.326 Gjithsej 10425

Kombësia Përqindja Gjithsej Shqiptarë 98.38% 10.257 Maqedonas 1.05% 110

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Numri i të punësuarve në komunën e Osllomesë është afërsisht 11 për qind. Popullsia e kësaj komune kryesisht merren me bujqësi tradicionale, dhe mbi 50 për qind kafshatën e bukës e sigurojnë nga kurbeti. Osllomeja si çdo komunë tjetër që ka përqindje të lartë të strukturës etnike shqiptare, ka edhe shkallë të lartë të papunësisë. Numri i të punësuarve është shumë më i vogël se ato që pranojnë ndihma sociale. Numri i atyre që marrin ndihma është 1.128 ose 10.8 për qind, që do të thotë se është më i lartë se i të punësuarve. Nga kjo komunë ata që kërkojnë punë janë 1166, prej të cilëve 128 janë femra, ndërsa 966 meshkuj. Përqindja me e madhe e të papunësuarve është e moshës së re, edhe atë nga 20 deri në 29 vjet rreth 40 për qind. Ata që kërkojnë punë janë me kualifikime të ndryshme, ndër të cilët ka edhe me arsim sipëror.

Në Komunën e Osllomesë është ngritur termocentrali me të njëjtin emër dhe ka mbi 1000 të punësuar me vendime, ndërsa gjatë sezonit ky termocentral merr edhe punëtorë me kontratë. Edhe pse në masë të madhe banorët i ka shpronësuar nga toka e bukës si dhe për çdo ditë po u sjellë dëme të konsiderueshme, shqiptarë të punësuar ka rreth 120 veta. Të punësuarit në këtë kombinat janë nga vise të ndryshme të vendit.

Në komunë ka vetëm 17 të punësuar, ndërsa komuna nuk ka borxhe. Komuna e Osllomesë ende nuk e ka sistematizuar administratën dhe nuk ka krijuar sektor, të cilët do kontribuonin për fazën e dytë të decentralizimit

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vetëm një Klub Volejbolli ekziston në komunën e Osllomesë, derisa 3 fusha sportive të futbollit janë të ndërtuara nga vet banorët, por pasi që nuk ekziston liga komunale asnjë nga 2 klubet futbollisitike "Bashkimi"dhe "Kastrioti"për fat të keq nuk jan më aktiv.

Hapësira mediale në komunën e Osllomesë është e mbuluar përmes mediave dhe bashkëpunëtorëve të mediave nacionale me seli në Kërçovë . funksionon 1 televizion kabllovik dhe 2 tv lokale TV “USKANA” dhe TV “GURRA”


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]