Konferenca e Bujanit
Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes[1] dhe |Konferenca e Pezës] si dhe rezultat i mospërfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS, (Konferenca e Bujanit), e cila u mbajtë pikërisht për t'i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së).
Vendndodhja dhe pjesëmarrësit e Konferencës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bujani si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike. Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj [2].
Në këtë konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin popullin e Kosovës dhe forcat politike të rreshtuara te Fronti Antifashist Nacional-çlirimtar i Kosovës. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit. Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash : Mehmet Hoxha (kryetar)ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqeviçin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zeçarin (anëtar) dhe Ali Shukriun (anëtar).
Rezoluta nga Konferenca e Bujanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konferenca e Bujanit doli nga kjo Konferencë me një dokument përfundimtar me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet : Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë. Formulimi i një qëndrimi të tillë, siç thoshte Hajdar Dushi, mbështetej në vetë deklaratat e PKJ-së dhe të KANÇ-it të Jugosllavisë, në të cilat njihej parimi i vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist. Më poshtë në rezolutë theksohej se Lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarëve të tij, është e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetëvendosë mbi fatin e tyre, me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Garant për këtë është UNÇ i Jugosllavisë dhe UNÇSH i Shqipërisë, me të cilën është ngushtësisht e lidhur. Përveç këtyre, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)[3]. Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndiejmë për detyrë t'a vëmë në dukje rrugën e vërtet në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e vehta. Rruga e vetme për tu bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshi i Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë:[4]
Jehona e Konferencës së Bujanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- CITATE : ” Konferencën e Bujanit” . Bujani si një vend - pritje e përfaqësuesve të popullor. (Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit), ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj [2].
Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së). Konferencën e Bujanit, Edhe pse vendimet e saja u sabotuan, me 27 korriK 1945 nga Kuvendi i Prizrenit, fryti i kësaj konferenceje ishte i madh në mënyrë indirekte tek shqiptarët e të gjitha viseve shqiptare në ish Jugosllavi. Në vitin 1946 Tito ka deklaruar për agjencinë amerikane Associated Press se Kosova dhe territore të tjera shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë. Udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito i ka premtuar Enver Hoxhës, në vitin 1946, se do t’i kthente Kosovën dhe territore të tjera shqiptare që ndodheshin në bashkimin jugosllav.Gazeta serbe Pravda shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka “dhuruar” Hoxhës Kosovën dhe Metohinë, por edhe territore të tjera shqiptare. Pak e njohur është për botën [5], ku ish-udhëheqësi jugosllav kishte thënë hapur se: Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë, transmeton Shekulli shkrimin e gazetës serbe.“Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës”, ka thënë atëbotë udhëheqësi jugosllav për “Associated Press”.“Kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se marshall Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë.Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara”, shkruan më tej gazeta serbe. Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardel, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë i kishte thënë Stalinit se Kosova do t’i jepet Shqipërisë], me luftën e tyre kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij
- Hajredin Hoxha-Kosova IX: Sepse, kjo është rruga e vetme për të fituar lirinë, kur të gjithë popujt, pra edhe shqiptarët, do të kenë mundësinë që të deklarohen rreth fatit të vet, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje. Tryezë Shkencore, në 70 vjetorit të Konferencës historike të Bujanit.
- Në këtë konferencë, siç dihet, u miratua rezoluta me të cilën Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë, u zgjodh Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar (parlamenti) dhe Kryesia (Qeveria e përkohshme) e Kosovës)”, 70 vjetori i shënimit të kësaj date historike të popullit shqiptar.
- Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, në të cilën është nënshkruar një rezolutë për bashkimin e shqiptarëve.
- Në Konferencën e Bujanit ka qene sekretar '''Tefik Çanga''' i cili ishte dhe një nder iniciatorët dhe përkrahësit e levizjes Çlirimtare në Kosovë. U var në trekëndëshin te Çarshia e Gjakovës nga Gjermanet.
- Jugosllavia e AVNOJ-it, duke shkelur të drejtën universale të vetëvendosjes së popujve, Kartën e Atlantikut dhe premtimet e vetë Partisë së saj Komuniste, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore mohoi vullnetin e popullit të Kosovës, të shprehur në Rezolutën e Bujanit dhe e shtypi në gjak kryengritjen e armatosur të shqiptarëve, për t'i aneksuar sërish dhunshëm Kosovën dhe territore tjera shqiptare. Kosova e kundërshtoi me forcë tradhtinë që e futi në robëri të re, por me gjithë sakrificat sublime, padrejtësisht mbeti pjesë e Serbisë dhe Jugosllavisë.
Anglezët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në punimet Konferenca e Bujanit mori pjesë edhe përfaqësuesi i misionit anglez, major Baily, i cili ne mes te tjerave theksoi : Dëshiroj t’ju falënderoj për ftesën... Kam pasur kontakte me shume njerëz me botëkuptime te ndryshme politike. Lëvizja Antifashiste është e vetmja lëvizje qe lufton kundër armikut te përbashkët-fashizmit...[3].
Kundërshtimet dhe eliminimi i kreatorëve të saj Konferenca e Bujanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shabani Demaliaj- Komandant Haxhia, i cili i mbrojti me vendosmëri vendimet e Konferencës së Bujanit. Pikërisht për këtë, ai u godit edhe në Shqipëri, edhe në Jugosllavi. U goditën dhe u eliminuan edhe shokët e tij të ngushtë Hajdar Dushi, Xhevdet Doda, Rifat Berisha, Qamil Brovina, Zekeria Rexha. Në studimin e tij, për Kosovën, shkruar , më 11 shkurt 1949 ai thotë: “Në lidhje me aspiratën e shqiptarëve të Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë dua të theksoj : Këtë aspiratë, dëshirë e ka në shpirt çdo shqiptar. Është dëshira më e madhe e tyre, dëshirë që vlon në zemrat e shpirtin e tyre. Nuk është një dëshirë që ka dalë pas Rezolucionit të Byrosë Informative, por ka qenë shumë kohë përpara, është sot e nesër... do ta ruajë çdo shqiptar në shpirt deri në vdekje. Bashkimin me Shqipërinë e quan si gjënë më të shtrenjtë dhe e pret me padurim. Ndonëse nuk mundet të flasë, të shprehet hapur nga frika, e ka në shpirt sot e përgjithmonë. Shumica e popullit shqiptar në Kosovë është i gatshëm të luftojë për t’u bashkuar me Shqipërinë”.[6]
- Memorialet- Fadil Hoxha në kujtimet e tij që u botuan, më 2010 thotë se Mbledhja përgatitore është mbajtur në fshatin Gri, në shtëpinë e Mal Sadikut... Deri në drekë i kam lexuar materialet, ndërsa pasdite kemi filluar të debatojmë për to, pastaj në darkë kam shkuar te kulla e Sali Manit.[7].Ai sjell edhe një element të ri: “në Konferencë kanë përshëndetur komandantët e batalioneve “Baram Curri” e “Perlat Rexhepi”, Shaban Haxhia e Sadik Bekteshi (Po aty, fq.195). Deri tani është thënë në të gjitha studimet se ka përshëndetur vetëm Sadik Bekteshi dhe është lënë në harresë, me qëllim Komandanti i batalionit “Bajram Curri” Shaban Haxhia.
- UNÇ e Kosovës:Nga viti 1942 në Kosovë u formuan çeta të armatosura partizane: " Z. Hajdini " ( shtator 1942) çeta e Sharrit ( nëntor 1942 ), "E. Duraku (janar 1943 ), dhe aradha e Karadakut ( janar 1943 ), dy bataljionet kosovare dhe Brigada maqedono-kosovare ( shtator 1943). Në prill 1943 u formua Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, që ushtronte të njejtat funksione me shtabet ushtarake të krijuara në viset e tjera të RPSJ. .....
- Në fund të v. 1943 në K. ishin ngritur 81 këshilla NÇ. Komiteti Krahinor i Kosovës dhe Shtabi Kryesor i UNÇ të Kosovës - komandant Fadil Hoxha kanë qenë të pavarura. Gjatë LANÇ të Kosovës, F. Hoxha as Shtabi i UNÇK në asnjë mënyrë nuk i'u është drejtuar Shtabit Suprem të UNÇJ ose Titos si komandant suprem ose Shtabit Kryesor të Serbisë....Ndërsa bashkëpunimi dhe kontaktet me Shtabin kryesor të UNÇ të Shqipërisë ishin të shpeshta. Brigada e Parë dhe e Katërt e Kosoves dhe Brigada e Tretë dhe e Pestë e UNÇSH-së, Çliruan Kosoven dhe Rr.e Dukagjinit. Gjaku i mijëra dëshmorëve dhe vendimet e Konferenca e Bujanit, e cila u mbajtë pikërisht për ti kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë 29-30 nëntor 1943 , ku këtu ishte vendosur që Kosova dhe viset tjera shqiptare në RPSJ. të mbesin në përbërje të RSFJ.[8]
- Ndër të parët që e priti si delegat Xhevdet Dodën ishte Shaban Haxhia. Xhevdet Doda i kujtonte me respekt nënat partizane të Malësisë së Gjakovës. Në kullën e Shaban Haxhisë, ku qëndroi për disa ditë, ai e quajti Nënë Havën (Nënën e Shaban Haxhisë) “ grua burrneshë”, “burrë e shkuar burrave” [9]
- F.282: Në Këshillimin Krahinor Partiak nëntor 1943 u konstatua : Masat shqiptare po fillojnë ta kuptojnë drejt luftën e sotme. Një pjesë e masave shqiptare po e interpreton drejt, por nuk dëshiron që UNÇJ të vijë në Kosovë e Dukagjin, sepse ende nuk po munden ta kuptojnë se ajo ushtri do tu sjell lirinë....
- F.306: Në tubimin në Prishtinë, kushtuar 40-vjetorin të Shtabit Kryesorë të UNÇ dhe AP për Kosovë e Rr.e Dukagjinit, F.Hoxha foli edhe për vendimet e Konferencës në Bunjaj:...(R.Megjuani: Fadili i doli në mbrojtje kësaj konference, kundra udhëheqësve dhe intelektualëve jugosllav sdm.serb që e quanin Konf. e B.seperatiste). [10]
- Në Rezolutën e KNÇ për Kosovë e Rr. e Dukagjinit, më 2.01.1944 shmangien të përdorimit të emrit Jugosllavi. Millosh Giliqi-Miqa, ant.i KK të PKJ....propozime: që të ndërrohet emri Metohi në gjuhën shqipe në Rr.e Dukagjinit sepse kështu e quan dhe populli dhe thotë se fjala Metohi është emër serbisht....KK drejtuar KQ të PKJ më 31.12.1943; Ndihet pakënaqësia e disa krerëve shqiptarë pse seanca e KAÇKJ dhe deklarata nuk e ka prekur çështjen e popullit shqiptarë në J. Pse Tito, si kryetar në deklaratë dhe në proklamatë nuk e ka paraqitur qëndrimin e qartë ndaj shqiptarëve. pse KQ i Partisë nuk u drejtohet shqiptarëve dhe pse nuk përmenden shqiptarët.[11]
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Konferenca e Pezës|Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re libër me kujtime dhe shënime historike shkruar nga Enver Hoxha botuar në vitin
- Konferenca e Bujanit : materiale nga sesioni shkencor kushtuar 50-vjetorit të Konferencës së Bujanit, mbajtur në Tiranë, më 7 janar 1994 libër i botuar në Prishtinë nga Instituti i Historisë, në vitin 1998. Faqe 211
- Enver Hoxha – Titistet
- i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dosja 202, viti 1949, fq. 40
- Libri “Fadil Hoxha në vetën e tretë” Koha, Prishtinë, 2010, fq.193
- Libri i Shaban Brahës “Xhevdet Doda –Dëshmor e Hero”, Tiranë, 2002, fq. 209, 223
- Kosova është Shqipëri përmbledhje dokumentesh dhe shënime nga ditari i shkruar nga Enver Hoxha. Pëgatitur nga Ilir Hoxha. Redaktore Teuta Hoxha Tiranë, 1999.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- [12] Historise kulles se sa Konferences e miratimit REZOLTES per Pavarsin e Kosoves e te rrafshit Dukagjinit|[13] Në vitin 1946, se do t’i kthente Kosovën dhe territore të tjera shqiptare që ndodheshin në bashkimin jugosllav.[14] Pravda, shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka “dhuruar” Hoxhës Kosovën dhe Metohinë, por edhe territore të tjera shqiptare. Pak e njohur është për botën intervista e Titos për agjencinë amerikane Associated Press (1946), ku ish-udhëheqësi jugosllav kishte thënë hapur se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë, transmeton Shekulli shkrimin e gazetës serbe.“Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës”, ka thënë atëbotë udhëheqësi jugosllav për “Associated Press (AP) is a U.S”.“Kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se marshall Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara”, shkruan më tej gazeta serbe. Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardel, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë i kishte thënë Stalinit se Kosova do t’i jepet Shqipërisë, kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij]</nowiki>Konfernca-kulla e Bajraktarit të Krasniqes nga Bajram Curri ne Fang ku esht kulla nuk bën ase 10 minuta.|[15]
- Fakte të reja të pabotuara:
- ^ Konferenca e Bujanit ka qenë e vijon të jetë gjithnjë e më shumë sa një forum politik lufte, po aq edhe nderi për pjesëmarrësit e saj. Prandaj edhe në rastin e saj ka ndodhur që dikush të rrahë gjoksin për vete e t’u vërë bërrylat të tjerëve.
- ^Në kujtimet e tij, Beqir Ndou thotë se në Konferencën e Bujanit nga Tropoja ishin Veli Nimani, Sadik Bekteshi, unë, Mehmet Mulosmani, Din Bajraktari e plot të tjerë (Beqir Ndou, Tiranë, Grand Print, 2011, fq.168).Tek “plot të tjerë”, që nuk i “kujtohet”, është Komandanti Shaban Haxhia, i cili ndryshe nga delegatët e tjerë të Konferencës së Bujanit nga Malësia e Gjakovës, është përfaqësues i formacionit të vetëm luftarak, i batalionit “Bajram Curri” në Malësinë e Gjakovës në këtë kohë[16]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ ^[1]
- ^ Xhelal GJEVORI MESAZHI I KONFERENCËS SË BUJANIT ( 31 dhjetor 1943 – 1 / 2 janar 1944 )
- ^ a b ^Xhelal GJEVORI MESAZHI I KONFERENCËS SË BUJANIT ( 31 dhjetor 1943 – 1 / 2 janar 1944 )
- ^ ^[2][lidhje e vdekur]
- ^ Nga intervista e Titos për agjencinë amerikane Associated Press (1946)
- ^ ^(i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dosja 202, viti 1949, fq. 40)
- ^ (Libri “Fadil Hoxha në vetën e tretë” Koha, Prishtinë, 2010, fq.193)
- ^ Fasdil Hoxha|R.Maxhuni
- ^ (Libri i Shaban Brahës “Xhevdet Doda –Dëshmor e Hero”, Tiranë, 2002, fq. 209, 223).| ^Kosova është Shqipëri përmbledhje dokumentesh dhe shënime nga ditari nga Enver Hoxha Pëgatitur nga Ilir Hoxha. Redaktore Teuta Hoxha Tiranë, 1999.
- ^ Vitviteja/Fadil Hoxha/R. Mexhuani/2-Nxierr nga Branko Horvat: Kosovsko Pitanje bot.1988 Zagreb: Amza e internetit: Nxierr nga : Amza e internetit http://www.zeriyt.com/personalitete-politike/kush-ishte-fadil-hoxha-t41840.0.html Arkivuar 16 dhjetor 2010 tek Wayback Machine
- ^
Grup autorësh: Konferebca e Bujanit(Ana Lalaj), bot. Tiranë 1999- Instituti i Historisë së Kosovës : KOSOVA 9-10, bot. Prishtinë 1980-1
- ^ ^{{reflist|Konferenca e bujanit -Kullat quhet Shtepia ku u mbajt Konferenca e Kosoves. Ose shtepia e kosoves =
- ^ Në vitin 1946 Tito ka deklaruar për agjencinë amerikane Associated Press se Kosova dhe territore të tjera shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë. Udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito i ka premtuar Enver Hoxhës
- ^ Gazeta serbe Pravda
- ^ ^[3] = [4][lidhje e vdekur]
- ^ ^nga Bataloni B.Curri", Malësi e Gjakovës.
- ^(Arkivi i Institutit të Historisë Tiranë, A-V-15, fq. 224-225).
- ^ (Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë, A-V-15, fq.445)
- ^ (Letër e tij për Ismet Shaqirin, më 5.12.1943, Qarkori i Dukagjinit, k. nr.12/48, Dokument nr. 644 dhe k. nr. 12/19, dokument nr. 725)
- ^ Shqipëria e viteve 1912-1964” në kujtimet e Spiro Kosovës, Tiranë, 2009, fq.92
- ^ (Gazeta “Tomorri”, 29.12.1942, fq. 1.
- ^ Arkivi i Komitetit Krahinor të LK të Serbisë në Prishtinë, K.7, nr. regj. 208 ose Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë, A-V-15, fq. 208).
- ^ AQSH. F. 14. dos. 21
- ^ Procesverbalet e Mbledhjes së Marrëveshja e Mukjes
- ^ *|Konferenca e Pezes