Philippe Mexès

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Philippe Mexès
Philippe Mexes for Roma (crop).jpg
Philippe Mexès me Romën në Qershor të vitit 2011
Të dhënat personale
Emri i plotë Philippe Mexès
Data e lindjes 30 Mars 1982 (32 vjeçar)
Vendi i lindjes Toulouse, Francë
Gjatësia 1,87 m (6 ft 1+12 in)
Pozita ne fushë Qendër Mbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktual Milan
Numri 5
Kariera në rini
1987–1990 AS Toulouse-Mirail
1990–1997 Toulouse
1997–1999 Auxerre
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1999–2004 Auxerre 133
2004–2011 Roma 182
2011– Milan 9
Ekipi kombëtar
2002– Franca 23
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 4 March 2012.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 29 February 2012

Philippe Mexès (lindur më 30 Mars 1982) është një futbollist profesionist françez i cili luan si qendër mbrojtës skuadrën italiane nga Serie A, A.C. Milan dhe për Kombëtaren frënge të futbollit.

Karriera me skuadrat[redakto | redakto tekstin burimor]

Auxerre[redakto | redakto tekstin burimor]

Mexés filloi karrierën me të rinjtë e Auxerre-it, në moshën 12 vjeçare, ai filloi të stërvitej në Bastille, skuadra e të rinjve, ku ai shumë shpejtë u bë një lojtar kyç në skuadrën e të rinjve, duke qenë kapiten i tyre në shumë kupa. Ai i riemërua në dash pasi që në një lojë të kampionatit në ligën franceze në vitin 2002 u sulmua nga një dem.

Roma[redakto | redakto tekstin burimor]

Mexés nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me Romën në qershor të vitit 2004. Roma më vonë u gjet e fajshme për shkelje, sepse AJ Auxerre, skuadra e tij e mëparshme, nuk ra dakord për transferimin; por ishte vetëm vendimi i lojtarit Mexés u pezullua por më vonë ndalimi iu hoq përkohësisht. Mexés luajti në ndeshjen e parë të tij në Serie A më 12 shtator 2004 kundrejtë Fiorentinës. Në shkurt të vitit 2005, apelimi për një ndalim gjashtë-javor u refuzua dhe Mexès e pezullua deri në prill. Saga përfundimisht u zgjpdh nga Mexès, sepse Roma do duhej t’i paguante Auxerre-it 7 milionë .

Pas një sezoni të parë shumë të vështirë me skuadrën Capitoline, Mexés filloi kampanjën 2005-06 në stol. Shkelja e Romës për transferimin e Mexés, në vitin 2005 çoi në pezullimin e skuadrës për të blerë lojtarë tjerë përveç agjentëve të lirë, por ndalimi përkohësisht u hoq në gusht. Pasi që skuadra nuk bleu asnjë lojtar për shkak të ndalimit, ai u bë një lojtar kyç në skuadrën e Luciano Spallettit. Mexés luajti nëntë nga dhjetë ndeshjet e mundshme në kompeticionin UEFA Kupa. Ai gjithashtu luajti në finalen e Coppa Italia 2005-06. Giallorossët mbaruan sezonin në vendin 3 pestë në Serie A, fillimisht duke u kualifikuar vetëm se UEFA Kupën e vitit të ardhshëm, por për shkak të skandalit të vitit 2006, Romës iu dhurua vendi i dytë, duke lejuar Mexésin të luajë për së pari herë në Ligën e Kampionëve.

Si një nga lojtarët kyç të Romës, ai formoi një partneritet me Cristian Chivun në qendër mbrojtje. Skuadra arriti në çerek-finale të Ligës e Kampionëve. Skuadra u ndesh me Internazionalen ne finalen e Coppa Italia 2006–07. Mexès, në partenritet me Matteo Ferrari, Cristian Chivu, dhe Christian Panucci në mbrojtje, i ndihmuan Romës në një fitore në rezultat të përgjithshëm 7-4, përfshirë këtu fitoren e takimit të parë 6-2. Giallorossët gjithashtu mbaruan në vendin e dytë në Serie A duke qenë skuadra e tretë me më pak gola të pësuar.

Mexès firmosi në kontratë të re pesë-vejçare në të cilën ai do të fitonte 4.5 milionë në vitin e parë, duke u ngritur në 5 milionë deri në fund të vitit, në pagën bruto vjetore (rrogë para-tatimore). Giallorossët arritën në çerek-finale të Ligës së Kampionëve dy herë radhazi duke u mundur nga [[Manchester United F.C.|Manchester United] (që më vonë edhe e fituan kampionatin) për se dyti herë radhazi. Në Serie A, Roma e zvogëloi dallimin prej 11 pikëve me Internazionalen dhe përfundimisht përfundoi e dyta pas Interit, më tre pikë më pak. Në Finalen e Kupës së Italisë 2008, Mexès e shënoi golin e parë për Romën, dhe Giallorossët vazhduan dhe fitun 2-1, duke e mbrojtur titullin e tyre.

Me Mexès në mbrojtje, Roma u kualifikua në fazën eliminuese të UEFA Liga e Kampionëve 2008-09. Mexès e humbi ndeshjen kthyese me Arsenalin dhe Roma humbi 6-7 në gjuajtjen e penalltive. Megjithatë, mbrojtja e Romës, ishte skuadra e pestë me më shumë gola të pranuar në ligën shtëpiake.

Në ndeshjen e parë të Romës në Europa Leauge më 30 korrik 2009, Mexès shënoi një gol pas një gjuajtje të lirëFrancesco Tottit, duke i dhënë Romës një barazim. Edhe pse atij i jepej të luajë më pak pas ardhjes në Nicolás Burdissos në huazim nga Interi, Mexès i kontribuoi mbrojtjes e cila i ndihmoi Romës të mbarojë në vendin e dytë në Serie A. Në pjesën e fundit të vitit 2010 ai riktheu vendin e tij në skuadër.

Më 3 prill 2011, Mexès u desh të zëvendësohet në fillimin e pjesës së dytë në ndeshjen e Serisë A kundrejt Juventusit për shkak të një dëmtimi në gjurin e tij të majtë. Pas ndeshjes, u zbulua se i ka të dëmtuara ligamentet. Dy ditë pas lëndimit, ai pati një operacion të suksesshëm. Në një intervistë pas operacionit, Mexès iu përgjigj spekulimeve se ai e ka luajtur ndeshjen e fundit me Romën. Pasi që kontrata e tij skadonte në qershor të vitit 2011, ai la të kuptohej se do të largohet, me gjasa për të nënshkruar me Milanin.

Milan[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 10 maj 2011, drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani njftoi, "Philippe Mexès do të luajë për Milanin sezonin e ardhshëm," duke deklaruar përfundimin e transferimit të Mexèsit. Mexèsit iu dha numri pesë në fanellë, numri i njëjtë që ai e mbante tek Roma. Ai e luajti ndeshjen e tij të parë jo-zyrtare për skuadrën Primavera (skuadra e të rinjve). Ai lujati vetëm 45 minuta sepse loja kishte për qëllim për t’i ndihmuar shërimit të tij nga një lëndim i rëndë në gju. Më 26 tetor 2011 ai e bëri debutimin e parë në Serie A me Milanin, në një fitore si nikoqir të cilën e fituan 4-1 kundrejt Parmës.

Karriera me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai luajti për Kombëtarjen frënge të futbollit U-18 dhe U-21, përfundimisht duke fituar një vend në skuadrën seniore të vitin 2002. Gjatë qëndrimit të Raymond Domenech si trajneri i kombëtares frënge, ai u ftua shumë rrallë, dhe ai nuk arrit të bashkohet me kombëtaren frënge për UEFA Euro 2004. Ai u ftua për ndeshjen miqësore të Francës kundrejt Bosnjës dhe Hercegovinës në gusht të vitit 2006. Mexès nuk u zgjodh të luajë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2006Gjermani dhe në Kampionatin Botëror të Futbollit 2010Afrikën Jugore. Pas Kampionatit Botëror 2010, Laurent Blanc u emërua si trajneri i ri i kombëtares, dhe Mexès i luajti pesë ndeshjet e para të erës Blanc, duke formuar një partneritet me Adil Rami në qendër të mbrojtjes. Më 25 mars 2011, ai shënoi golin e tij të parë për kombëtaren frënge në një ndeshje kundrejt Luksemburgut.

Jeta Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Mexès dhe e dashura e tij Carla, kanë dy fëmijë. Djali i tij Enzo, ka lindur më 1 Qershor 2003, dhe vajza e tij Eva ka lindur më 29 korrik 2007.

Nderimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadrat[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Individual[redakto | redakto tekstin burimor]

Statistikat e karrierës[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra Sezoni Liga Kupa Evropë Gjithsej
Paraqitje Gola Paraqitje Gola Paraqitje Gola Paraqitje Gola
Auxerre 1999–00 5 0 1 0 0 0 6 0
2000–01 32 0 4 0 3 0 39 0
2001–02 30 3 2 0 32 3
2002–03 34 1 4 0 11 0 49 1
2003–04 32 3 5 0 8 1 45 4
Gjithsej 133 7 16 0 22 1 171 8
Roma 2004–05 27 0 6 1 3 0 36 1
2005–06 27 3 7 0 9 0 43 3
2006–07 27 3 7 0 7 0 41 3
2007–08 31 1 5 1 9 0 45 2
2008–09 29 2 3 0 6 0 38 2
2009–10 19 1 4 1 9 0 32 2
2010–11 22 1 3 0 6 1 31 2
Gjithsej 182 11 35 3 49 1 266 15
Milan 2011–12 9 0 3 0 4 0 16 0
Gjithsej 9 0 3 0 4 0 16 0
Gjithsej Karriera 324 18 54 3 75 2 453 23

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

2002 2 0
2003 3 0
2004 1 0
2005 0 0
2006 0 0
2007 2 0
2008 3 0
2009 2 0
2010 6 0
2011 3 1
2012 1 0
Total 23 1