Salvador Domingo Felipe Jacinto Dalí i Domènech

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Salvador Dalí të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Salvador Dalí
Salvador Dalí photographed by Carl Van Vechten on November 29, 1939
Të dhëna vetjake
U lind më11 maj 1904
Figueres
Vdiq më23 janar 1989
Figueres
PunësimiPiktor, vizatues, fotograf, skulptor, shkrimtar, skenarist

Salvador Domingo Felipe Jacinto Dalí i Domènech, Markezi i parë Dalí i Pubol (11 maj 1904 –23 janar 1989) po ashtu i njohur si Salvador Dali ishte piktor i shquar spanjoll-katalunas surrealist, i lindur në Figueres, Spanjë.

Dali ishte një piktor i aftë, i njohur për imazhet e mrekullueshme edhe të çuditshme në punën e tij surrealiste. Aftësitë e tij punues i atribuohen mjeshtërve të Renesancës.[1][2] Vepra e tij më e mirë është Vazhdimësia e Kujtesës, e përfunduar në gusht të vitit 1931. Puna artistike e Dalit përfshin filmin, skulpturën dhe fotografinë në bashkëpunim me një gamë të artistëve në një shumëllojshmëri të medieve.

Dali ia atribuon “dashurinë mbi gjithçka, pasionin për luks dhe dashurinë ndaj rrobave orientale” racës arabe,[3] duke sqaruar se paraardhësit e tij ishin nga Mursët.

Dali kishte një imagjinatë të zhvilluar dhe po ashtu kënaqej duke përfshirë sjellje të pazakonshme dhe madhështore. Mënyra e tij e çuditshme e sjelljes dhe veprimet publike tërhoqën më shumë vëmendje sesa veprat e tij të artit, duke i tronditur ata që e çmonin veprën e tij dhe duke nxitur acarim të kritikëve të tij.[4]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familja e Dalit në vitin 1910: nga lart majtas, tezja Maria Teresa, nëna, babai, Salvador Dalí, tezja Catherine (më vonë gruaja e dytë e babait të tij), motra Ana Maria dhe gjyshja Ana

Salvador Domingo Felipe Jacinto Dali i Domenech u lind më 11 maj 1904,[5] në qytetin e Figueresit, në regjionin Emporda, në kufi me Francës në Kataluni, Spanjë.[6] Vëllai i madh i Dalit, i quajtur po ashtu Salvador (i lindur më 12 tetor 1901), vdiq nga diarreja në vitin 1903. Babai i tij, Salvador Dali i Cusi, ishte një avokat i klasit mesatar dhe noter,[7] i cili ndikim të madh kishte nga gruaja e tij, Felipa Domenech Ferrés, e cila po ashtu inkurajoi përpjekjet artistike të djalit të saj.[8] Kur Dali ishte pesë vjeçar, u dërgua te varri i vëllait të tij dhe atij i thanë se ishte rimishërim i vëllait të tij,[9] koncept të cilin ai e besoi.[10] Për vëllanë e tij, Dali the “... ne ngjanim me njëri-tjetrin si dy pika uji, por kemi pasur reflektime të ndryshme”.[11] Ai “mbase mund të ketë qenë versioni i parë i imi po ai konceptonte shumë absoluten”.[11] Figura e vëllait të tij të ndjerë do të ngulitet edhe në punën e tij të mëvonshme, shembull konkret Portrait of My Dead Brother 1963, (Portreti i Vëllait Tim të Ndjerë).

Dali pati edhe një motër, Ana Maria, e cila ishte tri vjet më e re.[7] Në vitin 1949, ajo publikoi një libër mbi vëllain e saj, Dali As Seen By His Sister (Dali në syrin e motrës së tij).[12] Shokët e tij të fëmijërisë ishin lojtarët e ardhshëm të Barcelonës si Sagibarba dhe Samitieri. Gjatë pushimeve të tij turistike në Kataluni, treshja luajti futboll.

Dali shkoi në Shkollën e Artit. Në 1916, ai gjithashtu zbuloi vizatimin modern në një pushim veror në Kadakues me familjen e Piçotit, artist lokal që bënte udhëtime vazhdimisht në Paris.[7] Vitin tjetër, babai i Dalit organizoi një ekspozitë me vizatimet në dru të familjes së tyre. Ai e pati ekspozitën e parë publike në Teatrin Komunal të Figueresit në vitin 1919.

Në shkurt të vitit 1921, nëna e Dalit vdes nga kanceri në gji. Dali ishte vetëm 16 vjeç; më vonë ai tha për vdekjen e nënës “ishte goditja më e rëndë në jetën time. Unë e adhuroja atë...”.[13] Pas vdekjes së saj, babai i Dalit u martua me motrën e gruas së tij të ndjerë. Dali ishte kundër kësaj martese sepse ai kishte një dashuri të madhe dhe respekt për tezen e tij.[7]

Madridi dhe Parisi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sytë e egër antik të Dalit (majtas) dhe shoku i tij surrealist artisti Man Ray në Paris me 16 qershor 1934

Më 1922, Dali u zhvendos në Konviktin e StudentëveMadrid[7] dhe studioi në Akademinë e Arteve të Bukura të San Fernandos. Ai ishte i gjatë 1.72 metra.[14] Dali tërhoqi vëmendjen si njeri i çuditshëm dhe me kujdes të tepruar. Ai kishte flokë të gjatë dhe xhaketë, çorape dhe kilota të gjata të stilit anglez të fundshekullit të XIX.

Në Konvikt ai u bë shok i ngusht me Bellon, Bunuelin dhe Lorkën. Shoqëria me Lorkën ishte e fortë për shkak të pasioneve të njëjta[15] por Dali refuzoi pikëpamjet seksuale të poetit.[16]

Sidoqoftë, ishin punimet e tij, në të cilat eksperimentonte kubizmin, ato që e bënë atë të dallohej nga studentët e tjerë. Informacionet e vetme për kubizmin ai i merrte nga artikujt e revistave dhe katalogu që ia dha Piçoti, pasi që nuk kishte asnjë artist kubist në Madrid në atë kohë. Në vitin 1924, akoma i panjohur Salvador Dali ilustroi një libër për herë të parë. Ishte publikimi i një poeme katalunase Les bruixes de Llers (Shtrigat e Llersit) nga shoku i tij, poeti Fagesi. Dali po ashtu eksperimentoi me Dadizmin, e cila do të ndikojë në gjithë punën e tij të mëtejshme.

Dali u dëbua nga Akademia në vitin 1926, pak para provimeve përfundimtare kur ai u akuzua për organizimin e një trazire.[17] Aftësitë e tij pikturuese shfaqen më së mirë në veprën realistiket Shporta e Bukës, e pikturuar në vitin 1926.[18] Në po të njëjtin vit, ai bëri vizitën e parë në Paris, ku u taku me Pikason, i cili ishte i respektuari i Dalit të ri. Pikaso veçse kishte dëgjuar fjalë të mira për Dalin nga Miro. Pasi zbuloi stilin e tij vetjak, për disa vite në vazhdim, Dali punoi disa vepra të ndikuara shumë nga Pikaso dhe Miro.

Disa motive në punën e Dalit ekzistonin qysh në vitet e njëzeta. Dali gllabëronte ndikime nga shumë stile të artit, duke filluar nga ai akademik klasik e deri te gradat më të larta.[19] Ndikimi i tij klasik vjen nga Rafaeli, Bronzini, Zubarani, Vermeri dhe Velazkuezi.[20] Ai përdorte të dy teknikat, klasike dhe moderne, nganjëherë në punime të ndara e nganjëherë të kombinuara. Ekspedita e punë së tij në Barcelonë ngjalli vëmendje të përzier nga lavdërimet dhe mëdyshjet e kritikëve të tij.

Dali mbante mustaqe të mëdha, i frymëzuar nga piktori i madh spanjoll i shekullit të XVII, Velazkuezi. Mustaqet u bënë ikonë dhe tipar dallues i paraqitjeve të tij gjatë gjithë jetës.

1929 deri në Luftën e Dytë Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1929, Dali bashkëpunoi me Bunuelin në një film të shkurtër Un Chien Andalou (Një Qen Andaluzian). Kontributi i tij më i madh ishte në skriptet e filmit. Më vonë ai tha se kishte luajtur një rol të rëndësishëm në xhirimin e projektit por kjo nuk është provuar nga llogaritë bashkëkohore.[21] Po ashtu, në gusht të vitit 1929, Dali takoi inspirimin e tij të përjetshëm dhe muzën e tij parësore, gruan e ardhshme të tij Galën,[22] e njohur më herët si Elena Ivanovna Diakonova. Ajo ishte emigrante ruse. Po këtë vit, Dali pati një ekspozitë profesionale dhe të rëndësishme dhe zyrtarisht iu bashkua grupit surrealistParis. Puna e tij u ndikua jashtëzakonisht shumë nga surrealizmi për dy vite. Surrealistët e përshëndetën atë që Dali e quajti metodë paranojave-kritike e qasjes në nënndërgjegje për krijimtari të madhe artistike.[7][8]

Ndërkohë, lidhja e Dalit me babin e tij ishte afër shkëputjes. Don Salvador Dali i Cusi hapur e kundërshtonte lidhjen e djalit të tij me Galën dhe e pa surrealizmin si ndikim të keq në moralin e djalit të tij. Kashta e fundit u prish kur Don Salvadori lexoi në një gazetë në Barcelonë se djali i tij kishte hapur një ekspozitë në Paris të quajtur Sacred Heart of Jesus Christ (Zemra e Shenjtë e Jezu Krishtit), me një mbishkrim provokues “Nganjëherë, unë pështyj për zbavitje në portretin e nënës sime”.[23]

I nëpërkëmbur, Don Salvadori kërkoi që djali i tij të kthehej mbrapsht. Dali refuzoi, ndoshta nga frika e përjashtimit nga grupi surrealist. I ati e nxori me dhunë nga shtëpia më 28 dhjetor 1929. Babai i tregoi se ai është i përjashtuar dhe ai nuk do të shkelë më në Kadakues. Verën tjetër, Dali dhe Gala morën me qera një kabinë të vogël peshkatarësh afër Portit Lligat. Ai e bleu atë vend dhe për disa vite e zmadhoi, duke ndërtuar vila përgjatë detit. Babai i Dalit përfundimisht pendohet dhe e pranon shoqëruesen e djalit të tij.[24]

Më 1931, Dali pikturoi një nga veprat më të famshme Vazhdimësia e Kujtesës,[25] e cila përfshinte imazhe surrealiste, si për shembull orët e shkrira. Interpretimi i përgjithshëm i punimit është se orët e shkrira janë refuzim i supozimit se koha është e ngurtë ose e përcaktuar. Kjo ide mbështetet nga imazhe të tjera në figurë siç janë zgjerimi i peizazhit dhe ora tjetër duke u gllabëruar nga milingonat.[26]

Dali dhe Gala, bashkëjetuan që nga viti 1929 dhe u martuan më 1934 në një ceremoni të vogël familjare.[27] Në vitin 1958, u martuan me ceremoni fetare. Si frymëzim i punës së tij, Gala merr rolin e menaxheres së biznesit të Dalit. Gala toleronte lidhjet e tjera të Dalit duke supozuar se e ka vendin primar te ai. Dali vazhdonte të pikturonte imazhe të atyre të dyve dhe duke e adhuruar muzën e tij. Marrëdhënia e tij e tensionuar, komplekse dhe e paqartë që zgjati për rreth 50 vite, më vonë do të bëhet subjekt i operat “Jo, Dali” nga kompozitori katalan Xavier Benguerel.[28]

Dali u prezantua në SHBA nga tregtari i artit Llevi në vitin 1934. Ekspozita e Dalit në New York përfshin Vazhdimësinë e Kujtesës, e cila krijoi ndjesi të menjëhershme. Social Register organizoi diçka enkas për të, duke ia përhapur punimet, kauzë kjo që u quajt “Dali Ball”. Ai paraqitej me çantë të qelqit në gjoks, e cila i ngjante një sutjene.[29] Në po atë vit, Dali dhe Gala morën pjesë në një ballo me maska në Nju Jork, e organizuar për ta nga Krosbi. Për kostume ata veshën si bebja Lindberg dhe kidnapuesi i saj. Trazira në shtypi rezultoi aq e madhe sa që Dali kërkoi falje. Kur u kthye në Paris, surrealistët e përballën atë më këtë kërkimfalje si një akt surrealist.[30]

Kur kryesia e artistëve surrealist filloi të lidhej shumë me politiken e majtë, Dali mbajti pozicione të paqarta mbi temën e marrëdhënieve në mes të politikës dhe artit. Udhëheqësi surrealist Bretoni e akuzoi Dalin për mbrojtjen e “të resë” dhe “joracionales” në “fenomenin Hitler”, por Dali shpejt e hodhi poshtë këtë akuzë duke thënë “Nuk jam hitlerian as në fakt as në qëllim”.[31] Dali këmbëngulte se surrealizmi duhet të ekzistojnë në kontekst apolitik dhe refuzonte ta denonconte shprehimisht fashizmin. Ndër faktorët e tjerë, kjo e vendosi atë në konflikte me kolegët e tjerë. Më vonë, në vitin 1934, Dalit iu bë një gjyq, ku ai zyrtarisht u dëbua nga grupi surrealist. Ndaj kësaj Dali u përgjigj: “Në vetvete unë jam surrealist”.[17][22]

Në vitin 1936, Dali mori pjesë në Ekspeditën Ndërkombëtare Surrealiste në Londër.[32] Fjalimi i tij, i titulluar Fantômes paranoiaques authentiques (Fantazmat paranoike autotktone) , është realizuar me një kostum zhytjeje veshur dhe me helmet në të. Ai shkoi atje me një shkop bilardoje dhe një qen rus dhe helmetën në kokë. Ai këtë e komentoi me fjalët: “Doja vetëm të tregoja se isha ‘zhytur thellë’ brenda mendjes së njeriut”.[33]

Po ashtu, në vitin 1936, në premierën e shfaqjes së filmit të Kornellit “[[:en:Rose Hobart (film)|Rose Hobart]] në Galerinë “Julien Levy” në New York, Dali u bë i famshëm për një tjetër incident. Programi i Levi për filma të shkurtër surrealist ishte në të njëjtën kohë me ekspozitën e parë surrealiste në Muzeun e Arteve Moderne, që shfaqet punën e Dalit. Dali ishte në shfaqje të filmit por në gjysmë të filmit ai trokiti me zemërim në projektor. “Ideja ime për film është pikërisht që të paguhet ai që ka punuar për të”, tha ai. “Unë si kam thënë kurrë askujt por kjo do të thotë se ai e ka vjedhur filmin”. Versionet e reja të akuzës së Dalit paraqiten në formë të “Ai e vodhi atë nga nënvetëdija ime” ose edhe “Ai e vodhi ëndrrën time”.[34]

Në këtë periudhë, shefi kryesor i Dalit në Londër ishte pasaniku Eduard Xhejms. Ai e ndihmoi shitjen e shumë veprave të Dalit dhe e ndihmoi atë financiarisht për dy vite. Ata po ashtu bashkëpunuan në dy veprat më të vlefshme të lëvizjes surrealiste: Telefoni Akrep dhe Mae West Lips Sofa.

Ndërkohë, Spanja po shkonte drejt luftës civile (1936 – 1939), me ç’rast shumë artistë e lanë vendin.

Në vitin 1938, Dali u takua me Frojdin nëpërmjet Cjangut. Më vonë, në shtator të vitit 1938, Salvador Dali u ftua nga Coco Chanel në shtëpinë e saj “La Pausa” në RokubruneRivierën Franceze. Aty vizatoi disa piktura që më vonë i ekspozoi në Galerinë Gjulien Levi në New York.[35][36] Në fund të shekullit XX, “La Pausa” pjesërisht iu dha Muzeut të Artit të Dallasit.[37]

Po ashtu, në vitin 1938, Dali e shfaqi publikisht veprën Rainy Taxi (Taksi i shiut), punim tre dimensional, që bazohej në automobilat aktual me dy manekine në të. Së pari u ekspozua në Galerinë Beaux-Arts në Paris si pjesë e Ekspeditës Ndërkombëtare të Surrealizmit, e organizuar nga Bretoni dhe Eluardi. Ekspozita u dizajnua nga artisti Marsel Duçampi, i cili pati edhe rolin e nikoqirit.[38][39][40]

Ekspozitën e Nju Jorkut, Dali prezantoi veprën e tij surrealiste Dream of Venus (Ëndrra e Venerës), e cila u vendos në Amusements Area (pjesën zbativëse) të ekspozitës. Aty u paraqiten skulptura të çuditshme, statuja dhe modele nudo me “kostume” të bëra nga ushqimi i freskët i detit. Ngjarja u fotografua nga Horsti, Llajnsi dhe Kormani.[41]

Në vitin 1939, Bretoni ia dha Dalit nofkën nënçmuese Avida Dollars që mund të përkthehet si “i etur për dollarë”. Kjo paraqiste një referim ironik për rritjen e reklamave të punës së Dalit dhe perceptimit se Dali ka kërkuar vetë-përforcim me famë dhe pasuri. Që nga kjo kohë, disa surrealist flasin për Dalin në kohë të shkuar, sikur ai të kishte vdekur. Lëvizja surrealiste dhe anëtarët e saj (si për shembull Ted Gjoans vazhdojnë të paraqesin polemika të ashpra kundër Dalit gjatë kohës sa është gjallë e edhe pas vdekjes së tij.[42]

Lufta e Dytë Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1940, kur Evropa gjendej në luftë, Dali dhe Gala u kthyen në SHBA ku jetuan për tetë vite. Ata arritën të iknin sepse më 20 qershor 1940 atyre iu dha vizat Mendesi, konsulli portugez në Bordeaux të Francës. Shkuarja e Dalit në New York ishte një nga katalizatorët që ndikuan në zhvillimin e atij qyteti si qendër e artit botëror në vitet e pasluftës.[43] Dali dhe Gala kaluan përmes Portugalisë dhe pastaj lundruan nga Lisbona në New York në gusht të vitit 1940. Pas kësaj, Dali iu rikthye praktikimit të fesë katolike. “Gjatë kësaj periudhe, Dali nuk ndaloi së shkruari” thonë Robert dhe Nikolas Desqarnes.[44]

Në vitin 1941, Dali punoi skicën e skenarit të filmit Moontide (Batica e Hënës) për Gabinin. Më 1942, ai publikoi autobiografinë e vet, Jeta Sekrete e Salvador Dalit. Ai shkroi një katalog për ekspozitat e tij, ngjashëm me atë të Galerisë Knoedler në New York në vitin 1943. Aty ai sulmoi disa teknika që përdoren shpesh nga surrealistët duke shpallur “Surrealizmi ka shërbyer për vërtetimin e shterpësisë dhe përpjekjet për automatizim kanë shkuar aq larg sa kanë çuar në një sistem totalitar. ...dembelizmi i sotëm dhe mungesa totale e teknikës kanë arritur krizën e tyre në kuptimin psikologjik të përdorimit të kolegjit.” Ai po ashtu shkroi një novelë, të publikuar në vitin 1944, për një sallon mode të automobilave. Kjo rezultoi me vizatimin e Edwin Cox-it në gazetën Lajmëtari i Majamit, ku përshkruhet Dali duke veshur një automobil si fustan mbrëmjeje.[44]

Po ashtu, në biografinë e tij, Dali foli për ndarjen e tij me Bunuelin sepse ai ky i fundit ishte komunist dhe ateist. Bunueli u pushua nga pozita e tij në Muzeumin e Artit Modern. Më 1982, në autobiografinë e tij Mon Dernier Soupir (Psherëtima Ime e Fundit), Bunueli shkroi se ai refuzoi kërkesën e Dalit për pajtim.[45]

Një frat italian, Gabriele Maria Berardi, tha se kishte performuar ekzorcizmin të Dali në kohën që ai ishte në Francë në vitin 1947.[46] Në vitin 2005, skulptura e Krishtin në Kryq, u gjet në pasurinë e fratit. Kjo u shpjegua si dhuratë në shenjë mirënjohjeje nga Dali për shkak të punës së ekzorcizmit. Dy ekspertë spanjollë të artit konfirmuan se ka arsye të mjaftueshme që të bëjnë të besosh se skulptura u punua nga Dali.[46]

Vitet e mëpastajme në Spanjë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dalí në 1972

Në vazhdim, pas viteve 1949, Dali kaloi vitet e mbetura në Spanjë. Pranimi i tij ndaj diktaturës së Frankos u dënua rëndë nga artistët e tjerë të cilët qëndruan në ekzil. Në vitin 1959, Andrea Bretoni organizoi një ekspozitë të quajtur Homage to Surrealism (Homazhe Surrealizmit), në festim të katërdhjetë vjetorit të surrealizmit, që përmbante punime të Dalit, Miros, Tabarës dhe Granellit. Bretonët luftuan me forcë për mos përfshirjen e veprës Sistine Madonna të Dalit në Ekspozitën Ndërkombëtare Surrealiste në New York, vitin pasues.[47]

Në fund të karrierës së tij, Dali nuk e kufizoi vetën por eksperimentoi me shumë novela dhe procese të pazakonshme: ai punoi një vepër bulletiste.[48] Shumica e punës së tij kishte të bënte me iluzione optike, hapësira negative, lojëra fjalësh dhe efekte të tjera vizuale. Ai po ashtu eksperimentoi me pointilizmin, duke zmadhuar një gjysmë toni (gjë që më vonë do ta përdorë Roy Lichtenstein) dhe duke përdorur imazhe stereoskopike.[49] Ai ishte ndër artistët e parë që paraqitën holografinë si subjekt kryesor.[50] Në vitet e mëvonshme, artistët e rinj si Andi Uaroll shprehen se Dali ka një ndikim në artin pop.[51]

Dali kishte interesim edhe për shkencën dhe matematiken. Kjo manifestohet në shumë piktura, të vetvete të ’50-ta, në të cilat ai paraqiti format e brinjëve të rinoqerontit. Duke u bazuar tek Dali, brinjët e rinoqerontit paraqesin gjeometri hyjnore sepse ato rriten në spirale logaritmike. Ai po ashtu e paraqiti rinoqerontin në veprën Virgjëresha Mari[52] pasi rinoqeronti paraqet virgjërinë. Dali ishte i fascinuar nga ADN-ja dhe teserakti (kub 4 dimensional); një shpalosje e një hiperkubi është paraqitur në pikturën Corpus Hypercubus.

Dali instaloi një dysheme prej xhami në dhomën afër studios së tij. Kjo i ndihmoi atij në studimin e perspektivës, nga lart dhe nga poshtë, duke përfshirë figura dramatike në pikturat e tij.[53] Ai e përdori këtë dhomë edhe si pjesë zbavitëse për mysafirët dhe vizitorët në shtëpinë dhe studion e tij.

Vitet e pasluftës të Dalit karakterizohen nga teknika të ndryshme dhe interes në efekte optike, shkencë dhe fe. Ai u bë një katolik i devotshëm, ndërkohë që frymëzohej nga ngjarjet në Hiroshimë dhe vizatoi periudhën atomike. Prandaj Dali e quan këtë periudhë “Mistika Nukleare”. Në veprat si Madona e Portit Liga (versioni i parë) (1949) dhe Corpus Hypercubus (1954), Dali sintetizoi ikonografinë e krishterë me imazhe të shpërbërjes materiale i frymëzuar nga fizika bërthamore.[54] Mistika e tij nukleare përfshinte pjesë të rëndësishme si Stacioni i Trenit Perpignan (1965) dhe en: The Hallucinogenic Toreador (1968- 1970). Në vitin 1960, Dali filloi punën në Teatro Museo (Muzeu dhe Teatri i Dalit) në qytetin e tij në Figueres; ky ishte projekti i tij më i madh dhe gjëja kryesore ku ai u fokusua gjatë vitit 1974. Ai vazhdoi të punoi deri në mes të viteve të ’80-ta.

Më 1968, Dali xhiroi një reklamë televizive humoristike për kompaninë e çokollatave Lanvin.[55] Në këtë ai reklamoi në frëngjisht “Je suis fou du chocolat Lanvin!” (Unë jam i çmendur për çokollatat Lanvin!). në vitin 1969 ai dizajnoi logon e Chupa Chups-ave dhe më vonë dizajnimin e fushatës reklamuese për Eurovizionin. Pastaj krijoi edhe një skulpturë të madhe që qëndroi në teatrin e Madridit.

Në programin televiziv “Dirty Dali: A Private View” e transmetuar në Kanalin 4 më 3 qershor 2007, kritiku i artit Brajan Seuelli përshkroi njohjen e tij me Dalin në fund të viteve të ’60-ta, që përfshinte figurën e Krishtit në një pozicion të vështirë pa pantallona dhe duke u masturbuar për Dalin.[56][57]

Vitet e fundit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dhoma e nëndheshme e Dalit në Teatri dhe Muzeu DaliFigueres tregon emrin e tij

Në vitin 1980, në moshën 76 vjeçare, shëndeti i Dalit mori një kthesë katastrofike. Dora e tij dridhej tmerrësisht shumë për shkak të simptomës Parkinson. Gruaja e tij, Gala, thuhet se ishte duke i dhënë dozë të rrezikshme që do t’ia dëmtonte sistemin nervor, duke shkaktuar një fund të parakohshëm të kapaciteti të tij artistik.[58]

Në vitin 1982, Mbreti Karlosi I i Spanjës ia dha Dalit titullin “Marqués de Dalí de Púbol” (Markezi Dali i Pubolit), duke iu referuar vendit ku ai jetoi.[59][60] Në shikim të parë titulli ishte i trashëguar, por më kërkesë të Dalit u ndryshua vetëm në vitin 1983.[59] Për të shprehur mirënjohje për këtë, Dali më vonë ia dha mbretit një punim (Head of Europa (Koka e Evropës), e cila do të jetë vepra finale e Dalit), kur ai e vizitoi Dalin në shtratin e vdekjes.

Gala vdiq më 10 qershor 1982, në moshën 87 vjeçare. Pas vdekjes së saj, Dali humbi dëshirën për të jetuar. Ai me qëllim e dehidratoi vetveten, ka mundësi në përpjekje për vetëvrasje, me pretendimet që deklaronin se ai ishte përpjekur për ta vënë veten në një gjendje të pezulluar pasi ai kishte lexuar se disa mikroorganizma mund ta bënin këtë. Ai u zhvendos nga Figueresi në kështjellën e Pubolit, të cilën ai e kishte blerë për Galën dhe kishte qenë vendqëndrim gjatë vdekjes së saj.

Më 1984, një zjarr ra në dhomën e tij të fjetjes[61] në rrethana të paqarta. Ka mundësi të ketë qenë përpjekje për vetëvrasje nga vetë Dali ose thjeshtë një neglizhim në stafi i tij.[17] Dali u shpëtua nga shoku dhe bashkëpunëtori i tij Desqarnesi[62] dhe u kthye në Figueres, ku një grup i tij i shokëve, përkrahësve dhe artistëve adhurues të tij e panë se ai po jetonte rehat në Teatrin-Muze.

Ka pasur akuza se Dali u detyrua nga kujdestarët e tij të nënshkruante fleta boshe që më vonë, edhe pas vdekjes së tij, të shiteshin si piktura origjinale.[63] Si rezultat, tregtarët e artit u bë dyshues ndaj veprave të mëvonshme të Dalit.

Në nëntor të vitit 1988, Dali u shtrua në spital për shkak të problemeve me zemrën; atij iu vendos një stimulues kardiak. Më 5 dhjetor 1988 atë e vizitoi Mbreti Gjuan Karlosi, i cili tha se gjithmonë kishte qenë përkrahës serioz i Dalit.[64]

Më 23 janar 1989, gjatë kohës kur po luante pjesa e preferuar e tij Tristan und Isolde, ai vdiq. Ai u varros në një dhomë të nëndheshme të Teatrit-Muze në Figueres. Kjo gjendet afër kishës Shën Pere ku Salvador Dali u pagëzua, bëri kungimin e parë dhe funeralin, dhe është vetëm tri blloqe larg shtëpisë ku lindi.[65]

Fondacioni Gala-Salvador Dali vepron si pjesë e pasurisë së tyre.[66] Të drejtat autoriale të këtij fondacioni i takojnë Shoqërisë së të Drejtave të Artistëve.[67] Në vitin 2002, kjo shoqëri kërkoi nga Google që ta përshtatin logon e saj në mënyrë që të përkujtohet Dali, duke pretenduar se një pjesë e veprave të tij të artit janë përdor pa leje. Google përmbushi kërkesën e tyre por mohoi se ka pasur shkelje të të drejtave autoriale.

Simbolizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dali përfshiu mjaft simbolizëm në veprën e tij. Për shembull, vula “orët e shkrira” që paraqitet te Vazhdimësia e Kujtesës përshtatet me teorinë e Ajnshtajnit se koha është relative dhe e pandreqshme.[26] Ideja e orëve simbolike i erdhi Dalit në një ditë të nxehtë gushti kur ai ia kishte ngulur sytë një cope djathi Kamembert.[68]

Elefanti është po ashtu imazh që paraqitet në punimet e Dalit. Për herë në parë u paraqit në vitin 1944 në punimin Dream Caused by the Flight of a Bee Around a Pomegranate a Second Before Awakening. Elefantët, të frymëzuar nga skulptura e BerninitRomë që paraqet elefantë që mbajnë një obelisk të vjetër,[69] janë portretizuar “me këmbë të gjata,të bashkuara dhe pothuajse të padukshme” me një obelisk të mbështetur në ta.[70] Shoqëruar me imazhin e këmbëve të brishta, të vëna në dukje për ngjyrimin e tyre mashkullore, krijojnë një ndjenjë të fantazmës së vërtetë. “Elefanti është një shtrembërim në hapësirë”, sqaron një analist, “këmbët e holla paraqesin kontrastin në mes të idesë së peshës dhe strukturës”.[70]

”Bëj piktura që më bëjnë mua të vdes i kënaqur, unë jam duke krijuar në mënyrë natyrale, pa shqetësimin më të vogël estetik, jam duke krijuar gjëra që më frymëzojnë dhe jam duke u munduar t’i vizatoj ato sinqerisht.” – Salvador Dali, në Dawn Ades, “Dali dhe Surrealizmi”.

Veza është po ashtu një figurë karakteristike. Vezët simbolizojnë shpresën dhe dashurinë;[71] ato paraqiten te Mastrubuesi i Madh dhe Metamorfoza e Narcisit. Kjo e fundit simbolizon gjithashtu vdekjen dhe ngurtësimin.

Kafshë të tjera përbëjnë punimet e tij: milingonat paraqesin vdekjen, shkatërrimin si dhe dëshirën e madhe seksuale; kërmilli është i lidhur me kokën e njeriut (ai pa një kërmill në biçikletën e Frojdit kur shkoi për ta takuar për herë të parë); dhe karkalecat janë simbol i mbeturinave dhe frikës.[71]

Shkenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse i referohemi Dalit, në kuadër të shkencës ka terme të magjepsjes së tij me ndryshimin e paradigmës, të cilat shoqëruan lindjen e mekanikës kuantike. I frymëzuar nga ekuacioni i Hajsbergut, në vitin 1958 ai shkroi "Anti-Matter Manifesto": “Në periudhën surrealiste, unë doja të krijoja një ikonografi të botës së brendshme dhe botën e mrekullueshme të babait tij Frojdit. Sot, bota e jashtme ka kapërcyer nga psikologjia në fizikë. Babai im sot është Dr. Hajsberg".[72]

Me këtë respekt, Shpërbërja e Vazhdimësisë së Kujtesës, e shfaqur në vitin 1954, ai kthehet pas te Vazhdimësia e Kujtesës dhe përmbledh aty njohuritë e veta mbi shkencën e re.[72]

Përpjekjet jashtë pikturës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dali ishte artist me dhunti të shumta. Disa nga veprat e tij më të famshme janë skulpturat dhe objektet e tjera dhe po ashtu njihet për kontributin e tij në teatër, modë, fotografi dhe në fusha të tjera.

Skulpturat dhe objektet e tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Homazhe Njutonit (1985). Signed and numbered cast no. 5/8. Bronze with dark patina. Size: 388 x 210 x 133cm. UOB Plaza, Singapore. Homazhet e Dalit për Isak Njutonin, me një trung dhe zemër të hapur që tregon zemërbutësinë dhe me një kokë të hapur që nënkupton syçeltësinë - dy veti të rëndësishme për zhvillimin e shkencës dhe për arrtijet e njeriut

Dy nga objektet më të popullarizuara të lëvizjes surrealiste ishin Lobster Telephone dhe Mae West Lips Sofa, të punuara nga Dali në vitin 1936, respektivisht 1937. Shefi dhe artisti surrealist Xhejms porositi të dyja këto nga Dali; Xhejms ka trashëguar një pasuri të madhe angleze në West Dean, West Sussex kur ai ishte 5 vjeçar dhe ishte njëri nga mbështetësit kryesor të surrealizmit në vitet e ’30-ta.[73] “Akrepat dhe telefonat kishin ngjyrime të forta seksuale për Dalin”, shkruan në titullin e “Lobster Telephone” në Galerinë Tate, “dhe ai vizatoi një analogji të afërt në mes të seksit dhe ushqimit.”[74] Telefoni ishte funksional, dhe Xhejmsi bleu katër prej tyre nga Dali për të zëvendësuar telefonat në shtëpinë e tij. Njëri gjendet në Galerinë Tate sot, e dyta mund të gjendet në Muzeun Gjerman të Telefonëve në Frankfurt, i treti i takon Fondacionit Eduard Xhejms dhe i katërti është në Galerinë Kombëtare të Australisë.[73]

Druri dhe sateni Mae West Lips Sofa u formuan pas buzëve të aktores Mae West, e cila e magjepsi Dalin.[22] Uest ishte gjithashtu subjekt i pikturës The Face of Mae West të cilën Dali e pikturoi në vitin 1935. Mae West Lips Sofa gjendet në Muzeun Brington dhe Hove Angli.

Në mes të viteve 1941 – 1970, Dali krijoi një ansambël prej 39 xhevahiresh. Gurët janë të ndërlikuar dhe disa përmbajnë pjesë të lëvizshme. Guri më i njohur është The Royal Heart (Zemra e Artë), e ndërtuar nga ari dhe 46 rubinë, 42 diamante dhe 4 emeralda, të vendosura në formë të një zemre të vërtetë. Dali vetë këtë e komentoi si “Pa audiencë, pa spektatorë, këta gurë nuk do ta përmbushin funksionin për të cilin janë këtu. Pra, shikuesi është artisti i fundit.” [75] Koleksioni Dali Joies (Gurët e Dalit) mund të shihen në Teatër-Muzeun e Dalit në Figueres, ku është një ekspeditë e përhershme.

Dali more një goditje në dizajnin industrial në vitet ’70 me 500 pjesë të pasura Suomi nga Timo Sarpaneva me të cilat Dali dekoroi Studio Linie për porcelan-punuesin gjerman, Rosenthal.[76]

Teatri dhe filmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fushën e teatrit, Dali shkroi skenarin e pjesës romantike Mariana Pineda për Federiko Lorka në vitin 1927.[77] Për Baçanelin (1939), balet me muzikë të Uangerit (1845) opera Tannhäuser, Dali dizajnoi dhe shkroi tekstin që përdoret në të.[78] Bacchanale u përcjell me dizajne nga Labyrinth në vitin 1941 dhe The Three-Cornered Hat në 1949.[79]

Dali u interesua për filmin që kur ishte i ri; ai shkonte në teatër pothuajse çdo të Diel. Ai ishte pjesë e kohës kur filmat e heshtur shikoheshin shumë dhe vizatimet në mesin e filmit bëheshin të famshme. Ai besonte se ka dy dimensione në teoritë e filmit dhe kinemasë: “gjërat vetë”, fakte që janë prezentë në botën e kamerës; dhe "imagjinata fotografike”, mënyra sesi kamera e shfaq pamjen dhe sa kreative dhe imagjinare duke ajo.[80] Dali ishte aktiv para ose pas skenës në botën e filmi.

Ky njihet si bashkëkrijues i filmit surrealist të Bunuelit, Një Qen Andaluzian, film artistik francez 17-minutash e bashkëshkruar nga Bunueli, i cili kujtohet gjerësisht për skenën grafike hapëse ku paraqitet heqja e kokërdhokut të syrit të një njeriu. Ky film njihet si pavarësia e Dalit në botën e filmit. Një Qen Andaluzian ishte rruga e Dalit për të krijuar ngjarje nga ëndrrat në botën e vërtetë. Imazhet do të ndryshojnë dhe shkenca do të transformohet, shikuesi vendoset para një pamje krejt të ndryshme nga pamja e mëparshme. Filmi i dytë i Bunuelit, me titull Koha e Artë, u shfaq në Studio 28 në Paris në vitin 1930. Koha e Artë u ndalua për disa vite pasi fashistët dhe grupet semitike vendosën një bombë me erë të keqe dhe me ngjyrë, në masën e popullit në teatrin e Parisit ku po jepej filmi.[81]

Vetitë negative të shoqërisë ndikuan në suksesin tregtar të veprave të Dalit, por kjo nuk e demotivoi Dalin. Të dy filmat patë një ndikim të jashtëzakonshëm në pavarësimin e filmave të lëvizjes surrealiste. “Nëse Një Qen Andaluzian qëndron si rekordi i aventurave surrealiste në sferën e të pandërgjegjshmëve, Koha e Artë është shprehja më e mprehtë dhe e paepur e qëllimit revolucionar të saj”.[82]

Dali punoi me prodhues filmash të famshëm, si Alfred Hitchcock. Më i njohuri nga projektet e tij filmike është sekuenca e ëndrrës në filmin Spellbound të Hitchcockut, i cili futet në temat e psikanalizës. Hitchcockut i duhej një kualitet surreal në filmin e tij, e cila merret me idenë se një përvojë e shtypur mund të shkaktojë drejtpërdrejtë një neurozë, dhe ai e dinte se puna e Dalit do ta ndihmonte në krijimin e një atmosfereje të tillë në film. Ai po ashtu punoi në dokumentarin e quajtur Chaos and Creation (Kaosi dhe Krijimi), i cili ka shumë referenca në të që ndihmojnë për të parë vizionin e Dalit në të vërtetë.

Dali punoi edhe në Walt Disney në një film të shkurtër Destino. E përfunduar në vitin 2003 nga Baker Bloodworth dhe nipi i Waltit Roy E. Disney, ai përfshinë imazhe surrealiste në figura të çuditshme që fluturojnë dhe që ecin përreth. Ai bazohet në këngën e tekstshkruesit meksikan Armando Dominguez me të njëjtin titull. Kur Disney u pajtua me Dalin për prodhimin e filmit në 1946, ata nuk ishin plotësisht të përgatitur. Për tetë muaj, ata punuan vazhdimisht, derisa filluan të kenë probleme financiar. Sidoqoftë, ai përfundoi 48 vjet më vonë dhe u shfaq nëpër festivale të ndryshme të filmit. Filmi përfshin punën e Dalit në bashkëveprim me karakteret e animuara të Disney-it.

Dali kompletoi vetëm një film në jetën e tij, Impressions of Upper Mongolia (Përshtypjet e Monoglisë së Empërme) 1975, ku ai tregon një ngjarje për ekspeditën në kërkim të kërpudhës gjigante. Imazhet u bazuan në njollat mikroskopike të urinës në brezin e një stilolapsi ku Dali kishte urinuar për disa javë.[83]

Moda dhe fotografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dali Atomicus, foto nga Filip Hallsman (1948), e treguar para se të hiqen nga imazhet telat mbështetës

Dali ndërtoi një repertor në biznesin e modës dhe fotografisë. Kompania e tij me dizajneren italiane Elsa Schiaparelli ishte e mirënjohur, kur Dali porositi që të prodhonin një fustan të bardhë me një akrep në të. Dali ishte i përfshirë në krijimin e dizajneve të tjera të tekstilit dhe në shishet e parfumeve. Në vitin 1950, Dali krijoi një “kostum për vitin 2045” me Diorin.[78]

Fotografët me të cilët ai bashkëpunoi përfshijnë Man Ray-in, Brazain, Bitonin dhe Halsmanin. Me Man Ray-in dhe Brazain, Dali fotografoi natyrën; me të tjerët ai hulumtoi një sërë temash të panjohura, përfshirë serinë Dalí Atomica (1948) – i frymëzuar në piktura e tij Leda Atomica – që në një prej fotografive thotë “një piktor këmbalec, tri mave, një kovë me ujë dhe vetë Dali duke fluturuar”.[78]

Një nga veprat më joortodokse të Dalit ka qenë persona. Në një klub nate në Francë në vitin 1965, Dali takoi Learin, një modele, atëherë e njohur si Peki D’Oslo.[84] Leari u bë muza e tij,[84] më vonë shkroi mbi aferën e tyre në veprën My Life With Dali (Jeta Ime Me Dalin) 1986.[85] E transformuar nga gjinia mashkullore, më i madh-se-jeta Lear, Dali organizoi suksesin e saj nga bota e modelimit në botën e muzikës, duke e këshilluar atë në vetëprezantim dhe duke e ndihmuar në zbulimin e çështjeve misterioze për origjinën e saj. Bazuar të Leari, ajo dhe Dali ishin të bashkuar në një “martesë shpirtërore” në një maje të një mali të shkretë.[84] Ajo ishte referuar si “Frankenstein” i Dalit,[86] dhe disa vëzhgues besojnë se emri i Learit ishte një lojë fjalësh të një thënieje franceze “L’Amant Dali” ose “E dashura e Dalit”. Leari zuri vendin e muzës së mëparshme, Ultra Violet (Isabelle Collin Dufresne), e cila u largua nga Dali për t’iu bashkuar studios The FactoryUarollit.[87]

Të dy ish-praktikantët do të shkojnë për të promovuar suksesin në karrierat e tyre në art. Më 10 prill 2005, ato iu bashkuan në “Reminiscences of Dalí: A Conversation with Friends of the Artist” (Kujtimet e Dalit| Një bisedë me miqtë e artistit), si pjesë e simpoziumit “The Dali Renaissace” (Rilindja e Dalit) për një retrospektivë në Muzeun e Artit në Filadelfia.[88] Bisedat e tyre u regjistruan në 236 faqe të katalogut të ekspozitës “The Dalí Renaissance: New Perspectives on His Life and Art after 1940” (Rilindja e Dalit: Perspektivat e reja në Jetën e tij dhe në Art pas vitit 1940).[89]

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teatri dhe Muzeu DaliFigueres ku po ashtu gjendet varri i tij

Veprat arkitekturore përfshijnë shtëpinë e tij në Portin Lligat në afërsi të Kadakuezit, e ngjashme me Teatër-Muzeun në Figueres. Puna kryesore jashtë Spanjës ishte Dream of Venus (Ëndrra e Venerës) e vendosur në pavijonin surrealist në New York, që përbëhet nga një numër skulpturash dhe statujash të pazakonshme, duke përfshirë momente jetësore që paraqiten si statuja.[41]

Veprat letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nën kurajën e poetit Federico García Lorca Dali iu qas karrierës letrare përmes “novelave të pastra”. Në veprën Hidden Faces (Fytyrat e Fshehura), 1944, Dali përshkroi, në terma të qarta, intrigat dhe aferat e dashurisë së një grupi të verbërish, aristokratik, të cilët me luksin e tyre dhe stilin madhështor të jetës, simbolizojnë rënien e viteve të ’30-ta. Comte de Grainsalles dhe Solange de Cleda ndjekën një aferë të pakëndshme dashurie, por transaksionet pronësore, trazirat politike, martesa e tij me një grua tjetër dhe përgjegjësitë e saj si pronare tokash dhe grua që merret me biznes, i përzunë ata. Ajo vendoset në mënyra të ndryshme në Paris, në Francën rurale, Kazablanka në Afrikën e Veriut dhe në Palm Springs në SHBA. Personazhet dytësore përfshijnë plakën e ve Barbara Rogers, vajzën e saj biseksuale Veronica, të dashurën e Veronikës, Betken, dhe Babën, pilot i shëmtuar luftues i SHBA-ve. Novela përfundon në fund të Luftës së Dytë Botërore.[90]

Veprat e tjera letrare janë: Jeta sekrete e Salvador Dalit (1942), “Ditari i Gjeniut” (1952-63), dhe “Po: Revolucioni Paranoik Kritik” (1927-33).

Arti grafik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dali punoi gjerësisht në artin grafik, duke prodhuar disa gravura dhe litografi (shkrime në gurë). Gjatë fillimeve të para, puna e tij është e barabartë me pikturat e tij sa i përket cilësisë, por më vonë ai i shet të drejtat e imazheve pa marrë asnjë përfitim. Në këtë mënyrë, një numër i madh i punimeve malco u prodhuan gjatë viteve të ’80-ta dhe ’90-ta, duke krijuar një dyshim në treg për veprat e tij.

Reklamat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi shkoi në SHBA, Dali u angazhua në vetëpromovim. Përderisa shumë nga marifetet e tij shiheshin si groteske nga kritikët e artit, më vonë u interpretuan si shfaqje.

Statusi i tij si artist ekstravagant u përdor nga disa kompani për reklama si ajo e çokollatave Lanvin[55] dhe “Nëse e merrni, lëreni!” për Aeroportin Ndërkombëtar të Branifit[91] dhe Iberia Airlines.

Politika dhe personaliteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dalí në vitet e '60-ta duke u zbavitur me mustaqes e tij të shkëlqyera. I fotografuar duke mbajtur leopardin e tij.

Politika luajti një rol të rëndësishëm në shfaqjen e Salvador Dalit si artist. Në rini, ai mbështeti edhe anarkizmin dhe komunizmin, dhe përmes shkrimeve të tij tregonte anekdota mbi deklaratat politike radikale më shumë për të shokuar lexuesit sesa nga ndonjë bindje e thellë. Kjo ishte në përputhje me besnikërinë e Dalit nga lëvizjes Dada.

Me kalimin e kohës, bindjet e tij politike ndërruan, veçanërisht kur lëvizja surrealist u transformua nën udhëheqjen e autorit trotskist, Andrea Bretonit, i cili thuhet se e nxori Dalin në gjyqin surrealist për politikat e tij. Në librin e tij Dali by Dali (Dali nga Dali), të vitit 1970, Dali deklaroi se ai ishte edhe anarkist edhe monarkist.

Më shpërthimin e Luftës Civile në Spanjë (1936-1939), Dali u largua nga luftimet dhe refuzoi të bashkohej me ndonjërin grup. Ai e bëri të njëjtën gjë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), gjë për të cilën ai u kritikua shumë; Oruelli e akuzoi atë për “ikës si një mi sa herë që Franca është në rrezik” pasi Dali kishte punë të suksesshme në Francë gjatë viteve të paraluftës. “Kur Lufta Evropiane u afrua ai kishte vetëm një preokupim: si ta gjej një vend që ka kuzhina të mira dhe nga i cili ai mund të ikë shpejt nëse rreziku afrohet”, tha Oruelli.[92] Në rishikimin e autobiografisë së Dalit në vitin 1944, Oruelli shkroi “Dikush duhet të jetë në gjendje të mbajë në kokë në të njëjtën kohë dy fakte që Dali është një piktor i mirë dhe një qenie e neveritshme njerëzore”.[92]

Pas kthimit në Kataluni pas Luftës së Dytë Botërore, Dali u afrua me regjimin autoritar të Frankos. Disa nga deklaratat e Dalit ishin mbështetëse, duke e përgëzuar Frankon për veprimet e tij me qëllim të “pastrimit të Spanjës nga forcat shkatërruese”.[93] Dali iu kthye besimit katolik dhe gjithnjë e më shumë bëhej fetar, mbase për shkak të referimeve të mizorive republikane gjatë Luftës Civile.[94][95] Dali i dërgoi telegrame Frankos ku e lavdëronte atë për nënshkrimin e ekzekutimit për të burgosurit.[93] Ai po ashtu e takoi Frankon personalisht,[96] dhe vizatoi një portret të mbesës së tij.

Një herë ai dërgoi një telegraf ku lavdëronte Kondukatorin, udhëheqësin komunist rumun Nikola Çausheskin. Gazeta ditore rumune Scînteia e publikoi atë pa dyshuar në aspektin tallës të tij. Një nga pak copat e mundshme të mosbindjes së hapur të Dalit ishte lavdërimi i tij i vazhdueshëm i Federico Garcia Lorkës edhe në vitet kur vepra e Lorkës u ndalua.[16]

Dali, njeri impresionues, që mbante gjithmonë një pelerinë të gjatë, shkop, shprehje fodulle, dhe mustaqe që i rriteshin gjithnjë e më shumë, ishte i famshëm për thënien e tij “çdo mëngjes pas zgjimit, unë përjetoi një kënaqësi supreme: ndjenjën e të qenit Salvador Dali”.[97] Kur ishin të rinj, zonja Cher dhe burri i saj Sonny Bono shkuan në një festë në shtëpinë e Dalit në New York dhe u ndanë të tronditur kur Qeri u ul në një vibrator seksual në formë të një karrikeje. Në vitet e ’60-ta, ai ia dha aktores Mia Farrow një mi të vdekur në shishe, vizatim me dorë, për të cilin nëna e saj, aktorja Maureen O'Sullivan kërkoi largimin nga shtëpia.[98]

Në vitet e tij të mëvonshme, kur ishte ende përkrahës i katolicizmit romak, Dali pohoi se ishte agnostik.[99]

Kur jepte autografe për adhuruesit, Dali gjithmonë mbante stilolapsat e tyre. Salvador Dali shpesh udhëtonte me leopardin e vogël, Babou, madje edhe në linjën luksoze oqeanike SS France.[100] Ai njihej edhe për shmangien e tarifave në restorante përmes vizatimeve nëpër tiketa. Sipas teorisë së tij, restoranti kurrë nuk do të donte të holla kur kishte një vepër të tillë arti dhe zakonisht kishte të drejtë.[101]

Përveç lojërave të fjalëve vizuale, Dali ndante kënaqësinë edhe në lojërat e fjalëve verbale dhe aluzioneve të panjohura. Ai nganjëherë fliste duke kombinuar frëngjishten, spanjishte, katalunishten dhe anglishten gjë që po aq zbativëse sa misterioze.

Kur u intervistua nga Mike Wallace për emisionin 60 Minuta, Dali i referohej vetvetes me vetën e tretë dhe i tha Wallace-it të tronditur se duke marrë parasysh një realitet ai nuk besonte në vdekjen e vet.[102] Gjatë një paraqitjeje tjetër televizive, në The Tonight Show, Dali mori me vete një lëkurë rinoqeronti dhe nuk pranoi të ulej mbi ndonjë gjë tjetër. Në fund të viteve të ’50-ta në shfaqjen W hat’s My Line?, ai ishte i ftuari misterioz dhe nënshkroi tabelën me bojë të bardhë të trashë.[103]

Trashëgimia kulturore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Salvador Dali citohet si frymëzimi kryesor i artistëve modern si Damien Hirsti, Noel Fillding, Xhef Kuns dhe për shumicën e artistëve modern surrealist. Mustaqet e tij të famshme, maniake, e bënë atë një ikonë kulture të çuditshme dhe surreale. Ai u portretizua në filmin Pak Hi nga Robert Patinsoni dhë në Mesnatë në Paris nga Adrien Brodi. Ai u parodizua në skeçet e vizatimit si “Salvadori Budalla” në Kapiten Kenguri (luajtur nga Cosmo Allegretti) dhe në Rruga Sezam me nofkën “Salvador Dada” (luajtur nga Gjim Henson).

Veprat e zgjedhura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dali punoi mbi 1500 punime në karrierën e tij,[104] duke përfshirë ilustrimin e librave, litografit, dizajnet për teatër dhe kostumet, një numër të madh të vizatimeve, skulpturat, dhe projekte të tjera të ndryshme, përfshirë filmin e animuar të Diznejit. Ai po ashtu bashkëpunoi me drejtorin Jack Bond në vitin 1955 për krijimin e filmit Dali in New York (Dali në Nju Jork). Më poshtë është një mostër kronologjike e punimeve të tij së bashku me disa shënime për to.[2]

Në biografinë e Carlos Lozanos “Sex, Surrealism, Dali, and Me” e bërë në bashkëpunim me Kliford Thurlou, Lozano bën të qartë se Dali kurrë nuk ndaloi së qeni surrealist. Ashtu siç Dali tha për veten e tij “ndryshimi i vetëm në mes meje dhe surrealistëve është se unë jam surrealist”.[42]

Pavdekjes

  • 2003 [Destino] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help), shfaqja e filmit të punuar në bashkëpunim me Walt Disney. Prodhimi filloi në vitin 1945 [Destino] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help).

Koleksioni më i madh i veprave të Dalit gjendet në Teatër-Muzeun në Figueres, Kataluni, e ndjekur nga Muzeu Salvador DaliShën Petersburg, Floridë, që përmban edhe koleksionin A. Rejnold dhe E. R. Morsi. Aty ka mbi 1500 vepra nga Dali. Koleksione të tjera të rëndësishme gjenden në Muzeun Reina SofiaMadrid dhe Galeria Salvador Dali në Pacific Palisades, Los Angeles, Kaliforni. Koleksion të madh të vizatimeve dhe skulpturave kanë Zbuloje Dalin në Montmartre, Paris dhe Universi Dali në Londër, Andli.

Një vend i pashpresë për punën e Dalit ishin në burgu Rikers Island në Nju Jork; një skicë e kryqëzimit që ai ia dhuroi burgut e gjend në dhomën e ngrënies për 16 vjet derisa u zhvendos në hollin e burgut për ruajtje. Ironisht, vizatimi u vodh në mars të vitit 2003 dhe nuk u gjet më.[105]

Muzetë Dali dhe ekspozitat e përhershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekspozitat kryesore të përkohshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe këto[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stampa:Wikipedia books

Shënimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Phelan, Joseph, ',The Salvador Dalí Show". Artcyclopedia.com. Marrë më 22 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Dalí, Salvador. (2000) Dalí: 16 Art Stickers, Courier Dover Publications. ISBN 0-486-41074-9.
  3. ^ Ian Gibson (1997). The Shameful Life of Salvador Dalí. W. W. Norton & Company. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gibson found out that "Dalí" (and its many variants) is an extremely common surname in Arab countries like Morocco, Tunisia, Algeria or Egypt. On the other hand, also according to Gibson, Dalí's mother's family, the Domènech of Barcelona, had Jewish roots.
  4. ^ Saladyga, Stephen Francis. "The Mindset of Salvador Dalí" Arkivuar 6 shtator 2006 tek Wayback Machine. lamplighter (Niagara University). Vol. 1 No. 3, Summer 2006. Retrieved July 22, 2006.
  5. ^ Birth certificate and "Dalí Biography". Dalí Museum. Dalí Museum. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2008. Marrë më 24 gusht 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Dalí, The Secret Life of Salvador Dalí, 1948, London: Vision Press, p.33
  7. ^ a b c d e f Llongueras, Lluís. (2004) Dalí, Ediciones B – Mexico. ISBN 84-666-1343-9.
  8. ^ a b Rojas, Carlos. Salvador Dalí, Or the Art of Spitting on Your Mother's Portrait, Penn State Press (1993). ISBN 0-271-00842-3.
  9. ^ Salvador Dalí. SINA.com. Retrieved on July 31, 2006.
  10. ^ Salvador Dalí biography on astrodatabank.com. Retrieved September 30, 2006.
  11. ^ a b Dalí, Secret Life, p.2
  12. ^ "Dalí Biography 1904–1989 – Part Two". artelino.com. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2006. Marrë më 30 shtator 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Dalí, Secret Life, pp.152–153
  14. ^ As listed in his prison record of 1924, aged 20. However, his hairdresser and biographer, Luis Llongueras, states Dalí was 1.74 m (5 ft 8+12 in) tall.
  15. ^ For more in-depth information about the Lorca-Dalí connection see Lorca-Dalí: el amor que no pudo ser and The Shameful Life of Salvador Dalí, both by Ian Gibson.
  16. ^ a b Bosquet, Alain, Conversations with Dalí, 1969. p. 19–20. (PDF format) (of García Lorca) 'S.D.:He was homosexual, as everyone knows, and madly in love with me. He tried to screw me twice .... I was extremely annoyed, because I wasn’t homosexual, and I wasn’t interested in giving in. Besides, it hurts. So nothing came of it. But I felt awfully flattered vis-à-vis the prestige. Deep down I felt that he was a great poet and that I owe him a tiny bit of the Divine Dalí's asshole. He eventually bagged a young girl, and she replaced me in the sacrifice. Failing to get me to put my ass at his disposal, he swore that the girl's sacrifice was matched by his own: it was the first time he had ever slept with a woman.'
  17. ^ a b c Salvador Dalí: Olga's Gallery Arkivuar 13 prill 2016 tek Wayback Machine. Retrieved on July 22, 2006.
  18. ^ "Paintings Gallery No. 5". Dali-gallery.com. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2010. Marrë më 22 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Hodge, Nicola, and Libby Anson. The A–Z of Art: The World's Greatest and Most Popular Artists and Their Works. California: Thunder Bay Press, 1996. Online citation Arkivuar 21 shtator 2006 tek Wayback Machine.
  20. ^ "Phelan, Joseph". Artcyclopedia.com. Marrë më 22 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Koller, Michael. [Un Chien Andalou Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)] Arkivuar 25 dhjetor 2010 tek Wayback Machine. senses of cinema January 2001. Retrieved on July 26, 2006.
  22. ^ a b c Shelley, Landry. "Dalí Wows Crowd in Philadelphia". Unbound (The College of New Jersey) Spring 2005. Retrieved on July 22, 2006.
  23. ^ Gibson, Ian (1997). The Shameful Life of Salvador Dalí. London: Faber and Faber. fq. 238–9. ISBN 0-571-19380-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Gala Biography". Dalí. Gala-Salvador Dalí Foundation. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2012. Marrë më 27 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Clocking in with Salvador Dalí: Salvador Dalí's Melting Watches (PDF) from the Salvador Dalí Museum. Retrieved on August 19, 2006.
  26. ^ a b Salvador Dalí, [La Conquête de l'irrationnel] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help) (Paris: Éditions surréalistes, 1935), p. 25.
  27. ^ Carré d'Art, Jean-Pierre Thiollet, Paris, Anagramme, 2008, p. 212
  28. ^ Amengual, Margalida (17 tetor 2011). "An opera on the relationship between Salvador Dalí and Gala arrives at Barcelona's Liceu". Catalan News Agency (CNA). Intracatalònia, SA. Marrë më 27 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Current Biography 1940, pp219–220
  30. ^ Luis Buñuel, My Last Sigh: The Autobiography of Luis Buñuel, Vintage 1984. ISBN 0-8166-4387-3
  31. ^ Greeley, Robin Adèle (2006). Surrealism and the Spanish Civil War, Yale University Press. p. 81. ISBN 0-300-11295-5.
  32. ^ Jackaman, Rob. (1989) The Course of English Surrealist Poetry Since the 1930s, Edwin Mellen Press. ISBN 0-88946-932-6.
  33. ^ Current Biography 1940, p219
  34. ^ "Program Notes by Andy Ditzler (2005) and Deborah Solomon, ',Utopia Parkway:The Life of Joseph Cornell (New York: Farrar, Straus, and Giroux, 2003)". Andel.home.mindspring.com. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2005. Marrë më 22 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ Salvador Dalí Exhibition, Exhibition Catalogue – February 16 through May 15, 2005
  36. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 28 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  37. ^ Bretell, Richard R. (1995). Impressionist paintings, drawings, and sculpture from the Wendy and Emery Reeves Collection. Dallas Museum of Art. ISBN 978-0-936227-15-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Salvador Dalí. Gala-Salvador Dalí Foundation. Retrieved 2011-06-07". Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2006. Marrë më 28 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ J. Herbert, Paris 1937: Worlds on Exhibition (Ithaca: Cornell University Press, 1998) ISBN 0-8014-3494-7
  40. ^ A. Cohen-Solal, Leo and His Circle: The Life of Leo Castelli (New York: Alfred A. Knopf, 2010) ISBN 978-1-4000-4427-6
  41. ^ a b Schaffner, Ingrid (2002). Salvador Dalí's "Dream of Venus" : the surrealist funhouse from the 1939 World's Fair (bot. 1.). New York, NY: Princeton Architectural Press. ISBN 978-1568983592. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ a b Artcyclopedia: Salvador Dalí. Retrieved September 4, 2006.
  43. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2013. Marrë më 28 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  44. ^ a b Descharnes, Robert and Nicolas. Salvador Dalí. New York: Konecky & Konecky, 1993. p. 35.
  45. ^ Luis Buñuel, My Last Sigh: The Autobiography of Luis Buñuel (Vintage, 1984) ISBN 0-8166-4387-3
  46. ^ a b Dalí's gift to exorcist uncovered Arkivuar 11 tetor 2007 tek Wayback Machine Catholic News, October 14, 2005.
  47. ^ López, Ignacio Javier. The Old Age of William Tell (A study of Buñuel's Tristana). MLN 116 (2001): 295–314.
  48. ^ The Phantasmagoric Universe—Espace Dalí À Montmartre Arkivuar 28 maj 2006 tek Wayback Machine. [Bonjour Paris] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help). Retrieved on August 22, 2006.
  49. ^ Ades, Dawn (2000). Dalí's optical illusions : [Wadsworth Atheneum Museum of Art, January 21 - March 26, 2000 : Hirshhorn Museum and Sculpture Garden, April 19 - June 18, 2000 ; Scottish National Gallery of Modern Art, July 25 - October 1, 2000]. New Haven CT: Yale Univ. Press. ISBN 978-0300081770. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ The History and Development of Holography. Holophile. Retrieved on August 22, 2006.
  51. ^ Hello, Dalí Arkivuar 27 shtator 2006 tek Wayback Machine. Carnegie Magazine. Retrieved on August 22, 2006.
  52. ^ Elliott H. King in Dawn Ades (ed.), Dalí, Bompiani Arte, Milan, 2004, p. 456.
  53. ^ Ades, Dawn (2000). Dalí's optical illusions : [Wadsworth Atheneum Museum of Art, January 21 - March 26, 2000 : Hirshhorn Museum and Sculpture Garden, April 19 - June 18, 2000 ; Scottish National Gallery of Modern Art, July 25 - October 1, 2000]. New Haven CT: Yale Univ. Press. fq. 17–18. ISBN 978-0300081770. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ Salvador Dalí Bio, Art on 5th. Retrieved July 22, 2006. Arkivuar 4 maj 2006 tek Wayback Machine
  55. ^ a b Salvador Dalí at Le Meurice Paris and St Regis in New York Arkivuar 11 tetor 2007 tek Wayback Machine Andreas Augustin, ehotelier.com, 2007
  56. ^ "Scotsman review of Dirty Dalí". The Scotsman. UK. Marrë më 22 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ The Dali I knew Arkivuar 7 korrik 2007 tek Wayback Machine By Brian Sewell, thisislondon.co.uk
  58. ^ Ian Gibson (1997). The Shameful Life of Salvador Dalí. W. W. Norton & Company.
  59. ^ a b Excerpts from the BOE – Website Heráldica y Genealogía Hispana
  60. ^ Dalí as "Marqués de Dalí de Púbol" Arkivuar 30 qershor 2012 tek Archive.today – Boletín Oficial del Estado, the official gazette of the Spanish government
  61. ^ "Dalí Resting at Castle After Injury in Fire". The New York Times. September 1, 1984. Retrieved July 22, 2006.
  62. ^ Décès de Robert Descharnes, l'homme qui avait sauvé Salvador Dalí (frëngjisht)
  63. ^ Mark Rogerson (1989). The Dalí Scandal: An Investigation. Victor Gollancz. ISBN 0-575-03786-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ Etherington-Smith, Meredith The Persistence of Memory: A Biography of Dalí[lidhje e vdekur] p. 411, 1995 Da Capo Press, ISBN 0-306-80662-2
  65. ^ Etherington -Smith, Meredith The Persistence of Memory: A Biography of Dalí[lidhje e vdekur] pp. xxiv, 411–412, 1995 Da Capo Press, ISBN 0-306-80662-2
  66. ^ http://www.salvador-dali.org/en_index.html Arkivuar 25 qershor 2014 tek Wayback Machine | The Gala-Salvador Dalí Foundation website
  67. ^ http://arsny.com/requested.html Arkivuar 31 janar 2009 tek Wayback Machine | Most frequently requested artists list of the Artists Rights Society
  68. ^ Salvador Dalí, The Secret Life of Salvador Dalí (New York: Dial Press, 1942), p. 317.
  69. ^ Michael Taylor in Dawn Ades (ed.), Dalí (Milan: Bompiani, 2004), p. 342
  70. ^ a b Dalí Universe Collection Arkivuar 1 dhjetor 2008 tek Wayback Machine. County Hall Gallery. Retrieved on July 28, 2006.
  71. ^ a b "Salvador Dalí's symbolism" Arkivuar 2 dhjetor 2006 tek Wayback Machine. County Hall Gallery. Retrieved on July 28, 2006
  72. ^ a b Dalí: Explorations into the domain of science Arkivuar 11 tetor 2007 tek Archive.today. The Triangle Online. Retrieved August 8, 2006.
  73. ^ a b Lobster telephone Arkivuar 23 korrik 2021 tek Wayback Machine. National Gallery of Australia. Retrieved on August 4, 2006.
  74. ^ Tate Collection | Lobster Telephone by Salvador Dalí Arkivuar 9 tetor 2011 tek Wayback Machine. Tate Online. Retrieved on August 4, 2006.
  75. ^ Owen Cheatham Foundation. Dali, a study of his art-in-jewels: the collection of the Owen Cheatham Foundation. New York: New York Graphic Society. 1959. p. 14.
  76. ^ Anon. (1976). "Faenza-Goldmedaille für SUOMI". Artis. 29: 8. ISSN 0004-3842. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  77. ^ Federico García Lorca Arkivuar 10 shkurt 2015 tek Wayback Machine. Pegásos. Retrieved on August 8, 2006.
  78. ^ a b c Dalí Rotterdam Museum Boijmans. Paris Contemporary Designs. Retrieved on August 8, 2006.
  79. ^ Past Exhibitions. Haggerty Museum of Art. Retrieved August 8, 2006.
  80. ^ "Dali & Film" Edt. Gale, Matthew. Salvador Dalí Museum Inc. St Petersburg, Florida. 2007.
  81. ^ "L'Âge d'Or (The Golden Age)" Arkivuar 27 mars 2009 tek Wayback Machine Harvard Film Archive. 2006. April 10, 2008.
  82. ^ Short, Robert. "The Age of Gold: Surrealist Cinema, Persistence of Vision" Vol. 3, 2002.
  83. ^ Elliott H. King, Dalí, Surrealism and Cinema, Kamera Books 2007, p. 169.
  84. ^ a b c Prose, Francine. (2000) The Lives of the Muses: Nine Women and the Artists they Inspired. Harper Perennial. ISBN 0-06-055525-4. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Prose" defined multiple times with different content
  85. ^ Lear, Amanda. (1986) My Life with Dalí. Beaufort Books. ISBN 0-8253-0373-7.
  86. ^ Lozano, Carlos. (2000) Sex, Surrealism, Dalí, and Me. Razor Books Ltd. ISBN 0-9538205-0-5.
  87. ^ Etherington-Smith, Meredith. (1995) The Persistence of Memory: A Biography of Dalí. Da Capo Press. ISBN 0-306-80662-2.
  88. ^ "(Symposium announcement)" (PDF). The Dalí Renaissance: An international symposium. Philadelphia Museum of Art. 10–11 prill 2005. Marrë më 24 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  89. ^ a b Taylor, Michael R. (2008). The Dalí renaissance : new perspectives on his life and art after 1940 : an international symposium. New Haven, Conn.: Philadelphia Museum of Art, distributed by Yale University Press. ISBN 9780300136470. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  90. ^ Salvador Dali: Hidden faces: London: Owen: 1973
  91. ^ Namath: A Biography, Mark Kriegel page 290
  92. ^ a b Orwell, George "Benefit of Clergy: Some Notes on Salvador Dalí" Arkivuar 21 prill 2016 tek Wayback Machine. theorwellprize.co.uk. Retrieved February 24, 2012.
  93. ^ a b Navarro, Vicente, PhD "The Jackboot of Dada: Salvador Dalí, Fascist" Arkivuar 11 prill 2008 tek Wayback Machine. Counterpunch. December 6, 2003. Retrieved July 22, 2006.
  94. ^ "Payne, Stanley G. THE A History of Spain and Portugal, Vol. 2, Ch. 26, p. 648–651 (Print Edition: University of Wisconsin Press, 1973) (LIBRARY OF IBERIAN RESOURCES ONLINE Accessed May 15, 2007)". Libro.uca.edu. Marrë më 22 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  95. ^ De la Cueva, Julio, "Religious Persecution, Anticlerical Tradition and Revolution: On Atrocities against the Clergy during the Spanish Civil War", Journal of Contemporary History, Vol XXXIII – 3, 1998.
  96. ^ "Salvador Dalí pictured with Francisco Franco". Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2014. Marrë më 28 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  97. ^ The Surreal World of Salvador Dalí. Smithsonian Magazine. 2005. Retrieved August 31, 2006.
  98. ^ Dali and Mia Farrow a Surreal Fiendship
  99. ^ Robert Descharnes, Gilles Néret (1994). Salvador Dalí, 1904-1989. Benedikt Taschen. fq. 166. ISBN 9783822802984. Dali, dualist as ever in his approach, was now claiming to be both an agnostic and a Roman Catholic. {{cite book}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  100. ^ http://thewebsiteofeverything.com/animals/mammals/Carnivora/Felidae/Leopardus/Leopardus-pardalis.html
  101. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2014. Marrë më 28 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  102. ^ "Salvador Dali - The Mike Wallace interview - transcript". Harry Ransom Center. University of Texas at Austin. 1958-04-19. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2013. Marrë më 2012-12-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  103. ^ Dali on Whats my Line
  104. ^ "The Salvador Dalí Online Exhibit". MicroVision. Marrë më 13 qershor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  105. ^ a b "Dalí picture sprung from jail". BBC. 2 mars 2003. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biografia dhe të rejat
Lidhje të tjera
Ekspozitat

Stampa:Salvador Dalí