Komuna Tropojë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga TROPOJE)
Shko te: navigacion, kërko
Komuna Tropojë
Harta e Republikës së Shqipërisë ku ndodhet Komuna Tropojë
Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Popullsia
 • dendësia
5 606 banorë
p/dh
Qarku Qarku i Kukësit
Rrethi Rrethi i Tropojës
Kodi postar 8703 [1]
Ueb sajti Komuna e Tropojës
Targat e automjeteve BC
308 · Komunat e Shqipërisë

Komuna Tropojë është një komunëRrethin e TropojësShqipëri.[2] Tropoja apo shpesh përmendet si Tropoja e vjetër është vendbanim në Shqipërinë veriore dhe sot është zona me e lidhur me Kosovën.

Përmbajtja

[redakto] Pak histori

Tropoja njihet historikisht si pjesë e Malësisë së Gjakovës. Gjatë Perandorisë Osmane ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga Shqipëria la Tropojën në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe ekonominë e Tropojës.

Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me të gjitha vendbanimet e tjera të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.

Sot Tropoja është pjesë e Rrethit të Tropojës, të cilit edhe i ka dhënë emrin.

Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.

[redakto] Ekonomia

Tropoja ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Pozita gjeografike ka imponuar një lloj izolimi ekonomik nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Komunikacioni rrugor me Kosovën mundëson tregti të shpejtë.

Tropoja ka sipërfaqe mjaftë të madhe të tokave të punueshme, në të cilat kultivohen drithërat, mollët, gështenjat, kumbullat e dëgjuara tropojane, ndërsa në blegtori mbizotërojnë të imtat.

[redakto] Vendbanimet


[redakto] Burimet

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera