Universiteti Aleksandër Moisiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Universiteti Aleksandër Moisiu
Aleksander Moisiu University.jpg

Themeluar: Krijuar më 20 dhjetor 2005
hapur më 2 tetor 2006
Tipi: Universitet Publik
Rektor: Prof. As. Dr. Mit’hat Mema
Kampusi: Durrës
Website: http://www.uamd.edu.al/

Universiteti Aleksandër MoisiuDurrës (Anglisht: Aleksandër Moisiu University of Durrës, shkurt: UAMD) është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 801, datë 20 dhjetor 2005 "Për hapjen e Universtitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës". Për herë të parë Universiteti Aleksandër Moisiu i hapi dyert në tetor të vitit 2006 dhe në bankat e tij u ulën rreth një mijë student nga i gjithë vendi. Universiteti i Durrësit mban emrin e aktorit të famshëm shqiptarë të skenës gjermanofolëse Aleksandër Moisiu.

Me këtë vendim Qeveria Shqiptare nuk kishte për qëllim hapjen e një institucioni të ri të arsimit të lartë në vendin tonë, por ndërtimin e një universiteti krejt ndryshe, ku do të implementoheshin metodat më të mira bashkëkohore.

Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës në gjithë veprimtarinë e tij synon në mënyrë të vazhdueshme të arrijë standardet akademike më të larta bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të përkrahë aspiratat arsimore dhe arritjet e cilitdo që kërkon të përfitojë nga arsimi i lartë në një mjedis inkurajues dhe mirëpritës. Me misionin e tij, universiteti ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e kuriozitetit shkencor dhe të menduarit kritik e analitik, si dhe kultivimin e ndjeshmërisë dhe ndjenjës së përgjegjësisë dhe angazhimit ndaj njeriut, komunitetit, kulturave, ngjarjeve e çështjeve të ndryshme që shqetësojnë individin dhe komunitetin.

Studimet universitare janë të krahasueshme me programet mësimore të universiteteve më të mira të Europës Përëndimore dhe Amerikës Veriore. Diplomat ofrohen në dy gjuhë (shqip dhe anglisht) dhe notat shprehen në tri sisteme (shqiptar, amerikan dhe ai evropian i Kartës së Bolonjës) për të krijuar lehtësi lexueshmërie, transferimi dhe vazhdimi të studimeve pasuniversitare në universitetet e tjera shqiptare, europiane dhe amerikane.

Në qendër të vëmendjes së Universitetit të Durrësit është studenti. Nëpërmjet një mjedisi universitar tërësisht të kompiuterizuar, studentët kanë mundësi të jetë në kontakt me informacionin e pafund të wide world web, që shërben për përgatitjen e tij akademike dhe profesionale.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Aleksandër Moisiu, rreth viteve 1905.
Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është një institucion publik i arsimit të lartë i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 801, datë 20.12.2005 “Për hapjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës”.

Për herë të parë universiteti hapi dyert për studentët në vitin akademik 2006-2007 ku në bankat e tij filluan studimet universitare rreth një mijë studentë nga i gjithë vendi. Sot në vitin e pestë të jetës, Universiteti “Aleksandër Moisiu ka rreth 7000 studentë.

Me hapjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Qeveria Shqiptare nuk kishte për qëllim hapjen e një institucioni të ri në vend, por hapjen e një institucioni ndryshe, i cili do të sillte eksperiencat më të mira akademike perëndimore. Filozofia e punës është “studenti në qendër të vëmendjes”, që do të thotë se gjithçka që ndodh në universitet që nga procesi mësimor, shërbimet, aktivitetet dhe mjetet janë në dispozicion ekskluziv të studentit. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet një stafi dinamik të zgjedhur dhe të përkushtuar, një ambjenti të kompjuterizuar që mundëson kontakte të vazhdueshme me botën akademike perëndimore dhe nëpërmjet veprimtarive të larmishme ekstrakurrikulare.

Mënyra e zhvillimit të procesit mësimor, procedurat e kontrollit të dijes, rekrutimi i stafit akademik, këshillimi i studentëve, shërbimi i bibliotekës e mbi të gjitha kërkimi shkencor kanë si qëllim realizimin e një eksperience akademike unike në vend, që nuk përjashton asnjë element domethënës të universiteteve evropiane dhe ato amerikane. Fillimisht Universiteti "Aleksandër Moisiu" u hap me tri njësi kryesore nga të cilat dy fakultete (Fakulteti i Ekonomisë dhe Adminitrimit dhe Fakulteti i Edukimit) dhe një Shkollë e Lartë Profesionale, e cila ngjason institucionalisht me Community College në vendet perëndimore. Në këtë shkollë ofrohen diploma me karakter të specializuar, kryesisht të natyrës teknike, me minimalisht dy vite studimi dhe 120 kredite sipas sistemit ECTS.

Në vitin akademik 2007-2008, në Shkollën e Lartë Profesionale u hapën edhe katër programe studimi të tjera të cilat janë hapur për herë të parë në të gjithë sistemin e arsimit të lartë në vend. Në të njëjtin vit në këtë njësi programi i studimit infermieri shndërrohet me DNP (Bachelor). Një risi e Universitetit “Aleksandër Moisiu” , por edhe e të gjithë sistemit të arsimit të lartë në vend është hapja e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) në vitin akademik 2008-2009. Ky fakultet është produkt i një projekti të përbashkët i qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare, me qëllim ndërtimin e një fakulteti bazuar në përvojën më të mirë të akademisë profesionale në Banden-Wurtemberg në Gjermani, në fushën e ekonomisë dhe të menaxhimit. Karakteristika dalluese në këtë fakultet është kombinimi i vazhdueshëm i njohurive teorike me praktikën në kompani të ndryshme sipas fushës së studimit. Mësimdhënia në këtë fakultet zhvillohet në gjuhën angleze nga profesorë ndërkombëtarë dhe ekspertë nga fushat përkatëse. Programi mësimor është i përshtatur me nevojat e tregut dhe përcaktohet në bashkëpunim me komunitetin e biznesit.

Në vitin akademik 2009-2010 Universiteti “Aleksandër Moisiu” zgjerohet me një filial në qytetin e Peshkopisë, ku aktualisht studiojnë 800 studentë në programe të ndryshme studimi. Në Fililin e Peshkopisë janë hapur programe studimi të cikli të parë të të tri njësive kryesore të universitetit të vendosura në Durrës. Gjithashtu viti akademik 2009-2010 shënoi edhe hapjen e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administrimit, duke kompletuar në këtë mënyrë profilin akademik të universitetit. Konkretisht në këtë fakultet janë hapur programet e studimit të DND (Diplomë e Nivelit të Dytë), (MNP) Master i Nivelit të Parë, si dhe programet e Ciklit të Tretë (Shkolla e Doktoraturës). Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 685, datë 25.08.2010 “Për riorganizimin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, në fillim të vitit të ri akademik 2010-2011, universiteti u zgjerua dhe me dy fakultete të reja, Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit. Gjithashtu, u riorganizuan njësitë kryesore të universitetit duke bërë të mundur që sot në përbërje të tij të jenë 6 fakultete si Fakulteti i Biznesit, Fakulteti i Edukimit, i Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), si dhe filiali në qytetin e Peshkopisë.

Universiteti Aleksandër Moisiu ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Evropës Juglindore ose ndyrshe Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universitetin Epoka.

FASTIP[redakto | redakto tekstin burimor]

FASTIP-i u hap me V.K.M Nr. 827 datë 11.06.2008 “Për hapjen pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës të “Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën” (FASTIP) dhe për mënyrën e funksionimit të tij në periudhën kalimtare”, në kuadrin e projektit “Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik përmes arsimit profesional” që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në bashkëpunim me qeverinë gjermane dhe nën kujdesin e GTZ-së, sot GIZ. Si bazë për ngritjen e FASTIP-it është marrë përvoja më e mirë Gjermane e Akademive profesionale të Landit Baden-Würtemberg.

Organ kolegjial dhe autoritet drejtues i FASTIP-it është Këshilli i Fakultetit. Ai kryesohet nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe ka një përfaqësim të barabartë në numër të përfaqësuesve të biznesit, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të personelit akademik.

Karakteristikë thelbësore e këtij fakulteti dual është kombinimi i njohurive që merren në fakultet me ato të marra nga trajnimi praktik nëpër kompani apo ndërrmarje të ndryshme. Programi i studimit zgjat tre vjet dhe është i ndarë në gjashtë semestra ku çdo semestër zgjat 12 javë studim akademik dhe alternohet me fazat e trajnimit praktik në firmë, të cilat zgjasin 14 javë. FASTIP-i ofron arsimimin akademik përkatës me module 2- javore të cilat zhvillohen tërësisht në gjuhën angleze nga profesorë të ftuar ndërkombëtarë. Përsa i përket praktikës, bazohet në një plan të hartuar bashkarisht nga firma e trajnimit dhe fakulteti. Pas këtyre tre viteve studenti krahas diplomës Universitare Bachelor nga Universitetit i Durrësit do të marrë ndërkohë edhe përvojën praktike duke krijuar kështu një bazë të shkëlqyer për startin në jetën profesionale.

FASTIP-i financohet kryesisht nga buxheti i shtetit ndërsa kompanitë trajnuese kontribuojnë me një tarifë për çdo student që mbështesin, të ardhura të cilat shërbejnë për të afruar pranë FASTIP-it lektorë të kualifikuar për një mësimdhënie bashkëkohore; ndërsa studentët paguajnë tarifën normale të shkollimt për institucionet e arsimit të lartë ne Shqipëri. Programet e ofruara janë: Menaxhimi i Bankave, Hoteleri-Turizmi dhe Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme; programe të cilat për pjesën teorike ofrojnë njohuritë e nevojshme mësimore në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, ndërsa pranë firmave studentët praktikojnë bazat teorike.

FASTIP-i filloi aktivitetin akademik me degën e Menaxhimit të Bankave, në tetor 2008, ndërsa në tetor 2010 u hapën dhe dy degët e tjera.

Vendndodhja[redakto | redakto tekstin burimor]

REKTORATI L.1, Rruga e Currilave, Durrës Tel: 00355 52 239161 Fax: 00355 52 239163 info@uamd.edu.al

FAKULTETET Fakulteti i Biznesit L. 1, Rr. e Currilave Durrës Tel: 00355 (0) 52 239 168

Fakulteti i Edukimit (FE) L. 16, Rr. Koço Kazanxhi (Pranë Shkollës “Hysen Çela”) Durrës Tel: 00355 (0) 52 237 794

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) L. 17, Rr. Adria Durrës Tel: 00355 (0) 52 220 401

Fakulteti i Studimeve Profesionale L. 1, Rr. e Currilave Durrës Tel: 00355 (0) 52 239 166

Fakulteti i Shkencave Politike- Juridike L. 1, Rr. e Currilave Durrës

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit L. 1, Rr. e Currilave Durrës Tel: 000355 (0) 52 239 169

Filiali i Peshkopisë Rr. Nazmi Rushiti Peshkopi Tel: 00355 (0) 218 22969

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.uamd.edu.al/

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]