Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/25

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Papa Françesku


...Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë në datën 21 shtator të këtij viti dhe nga kjo vizitë e Papës Shqipëria do të kthehet në qendër të vëmendjes së botës, pikërisht në Ditën Botërore të Paqes sepse në datën e zgjedhur të vitit 1954 është farkëtuar Këmbana e Paqes nga fëmijët e 60 shteteve të botës dhe nëpërmjet Kombeve të Bashkuara iu dhurua Japonisë?

...artistët e parë nga Kosova Dardan Zhegrova , Yll Xhaferi dhe Shqipe Jonuzi do të jenë pjesë e rezidencës Villa Romana, në Firence , që do të realizohet gjatë muajve në vijim si rezultat i inicimit të artistit, Petrit Halilaj në programin “Hajde” që konsiderohet të jetë projekt afatgjatë bashkëpunimi i cili do të jetë i vazhdueshëm në Prishtinë përgjatë vitit 2015?

...në promovimin e kulturës dhe për nder të ditëlindjes së Lartmadhërisë së saj Mbretëresha Elizabeta Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Këshilli Britanik do të sjellin në Kosovë grupin muzikor ‘Maroon Town’ i cili do të qëndrojë deri më 22 qershor duke performuar në qytete të ndryshme si Gjakovë , Pejë , Prishtinë, Graçanicë ?

...në Pogradec po zhvillohet Kampionati Botëror i fluturimeve akrobatike i cili sipas organizatorëve promovon turizmin dhe parashutistët e huaj pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë mbetur të mrekulluar me qytetin dhe eventin me përmasa ndërkombëtare sepse marrin pjesë 29 pilotë nga vende të ndryshme të botës mes të cilëve edhe kampioni në fuqi spanjolli Hocio Lorens Rodrigos?

...5 plazhet më të klikuara në Shqipëri sipas një sondazhi veror nga agjencia e lajmeve Balkanweb mbeten në renditje Dhërmiu dhe plazhi i Jalës në rajonin e Himarës, ishujt e Ksamilit rajoni i Sarandës, në veriperëndim Velipoja e Shkodrës dhe gadishulli i Karaburunit në Vlorë?

...mbrëmja muzikore “Albanische Serenade”, (Serenata shqiptare) e organizuar kohët e fundit në Këln ishte pjesa gjermane e projektit “Të ndërtojmë ura“, e cila do të pasohet nga pjesa shqiptare, me koncertet, që Këlner Orchester Gesellschaft (shoqëria orkestrale e Këlnit) do të japë në tetor në Shqipëri?

....Vasfi Samimi ishte njëri nga futbollistët e parë shqiptarë që ka luajtur jashtë vendit në TurqiFenerbahçe S.K. në një sezon të rregullt futbollistik para Riza Lushta dhe Loro Boriçi në Itali?

...romani fantastiko-shkencor "Si u bëra i padukshëm" i shkruar në Trieste në vitin 2009 nga ish-pedagogu i fizikës së Universitetit të Tiranës, shkrimtari, profesionisti i foto-kinematografisë dhe sistemeve të para moderne multimediale-audiovizive dhe krijuesi në RTSH Kostandin Leka ishte një rikthim në letërsi i autorit?

...aktori i famshëm Bekim Fehmiu pas 56 vjetësh karriere interpretoi në shqip me pasion poezinë Himni i FlamuritFan Nolit mbi skenën e Pallatit të Koncerteve para prezantuesit Ardit Gjebrea tek programi "Duam më shumë Shqipërinë" dhe duke iu drejtuar përzemërsisht publikut shqiptar me dashuri vlerësoi praninë e shqiptarëve personalitete të Qytetërimit dhe mungesën e veprave të tyre në Shqipëri duke iu referuar studimit "16 Shekuj" të Ramadan Sokolit?

...Premiera Botërore e filmit “Bota” me regji të Iris Elezit e Thomas Logorecit me interpretimin e Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi , Alban Ukaj , Tinka Kurti do të projektohet në një ndër festivalet më të njohura në botë "Karlovy Vary Film Festival" në Republika Çeke ku me 11 filma të tjerë përbëjnë konkurencën zyrtare të programit "East of the West" dhe se arritje në këtë pjesëmarrje konsiderohet fakti se Shqipëria dhe Kosova premierë do të përfaqsohen në stendë të përbashkët për të promovuar kinematografinë shqiptare?

...studjuesi nga Preveza i njohur si Ballkanologu Niko Stillo me banim në Gjermani dhe autor i një kolane të zëshme veprash për vlerat e shqipes si "Fjalori i Marko Boçarit", "Fjalori katërgjuhësh i Daniil Voskopojarit" dhe antikitetit si "Historia e shenjtë e arvanitasve", "Etruskishte-Toskërishte" aplikon në jetë dhe profesionin e arkitektit të interiereve në baret, restorantet dhe resortet turistike gjermane?

...Intelektuali i shquar Mit’hat Frashëri para 85 vitesh kishte lënë testament tërë trashëgimin e tij në funksion të themelimit të një Instituti Albanologjik u shpreh Drejtori i Institutit Hysen Matoshi në ngjarjen e pestë "Java e Albanologjisë" një aktivitet tradicional shkencor realizuar në disiplinat albanologjike: gjuhësi, letërsi, histori, folklor dhe etnologji?

...lajmi i mirë vjen nga Perëndimi duke rritur mentalitetin pozitiv për vlerat e shqiptarëve ku sipas Jetmir Abazit shqiptari Florim Abazi nga Kumanova që punon në Austri ka dorëzuar kuletën e e gjetur me 12 mijë euro të biznesmenit austriak në polici dhe autoritet vendase i kanë drejtuar lëvdata të ndjeshme përmes mediave evropiane?

...pak individë të shquar, fetarë ose jo fetarë në historinë e njerëzimit kanë kontribuar për shenjtërimin e dinjitetit njerëzor sa shqiptarja Nënë Tereza gjatë jetës së saj si misionare nga viti 1929 deri në vitin 1997 ndaj sociologu i njohur i Universitetit të Birminghamit në Angli Dr. Gëzim Alpion ndien detyrimin e pyetjes në formën e peticionit se kur do të realizohet shenjtërimi i Nobelistes bashkombase?