Zija Kambo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zija Kambo (Bitinckë, 15 mars 1915 - 20 gusht 1988) ka qenë antifashist, veprimtar i LANÇ-it, komandant çete, kompanie dhe më pas batalioni. Pas çlirimit vijoi karrierën si ushtarak profesionist dhe u gradua gjeneral major.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Korçë. Më pas ndoqi studimet në Itali për roje finance. Në vitin 1953 mbaroi Akademinë Ushtarake “Frunze” në Bashkimin Sovjetik me rezultate të larta.

Nga Dhjetori i vitit 1942 mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në fillim në Çetën Partizane Morava, me komandant heroin e Popullit Fuat Babani. Në Qershor 1943 caktohet komandant i kompanisë së tretë në Batalionin Fuat Babani. Më 28 Dhjetor 1943 emërohet komandant i Batalionit të Parë të Brigadës së IV Sulmuese.

Në Shtator të vitit 1944 emërohet Komandant i Brigadës së IV sulmuese. Më 11 Nëntor 1944 është në përbërje të Shtabit Operativ për çlirimin e Kryeqytetit, së bashku me Mehmet Shehun dhe Qazim Kondin. Pasi mbaroi studimet në Bashkimin Sovjetik emërohet Komandanti i Brigadës së kufirit për zonën e jugut, më pas caktohet shef i shtabit në drejtorinë e Kufirit, në Ministrinë e Brendshme. Në vitin 1968 emërohet Komandant i Gardës së Republikës. Vlerësime dhe merita Gjeneral Major Zija Kambo për merita të shquara në luftë dhe në punë është dekoruar me 11 urdhëra dhe medalje. Në vitin 1961 gradohet Gjeneral Major. Në vitin 1969 i jepet titulli i lartë “Hero i Popullit”. Për disa legjislatura është zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor. Nga viti 2006 një nga rrugët e Kryeqytetit, në njësinë Nr.4, mban emrin e “Heroit të Popullit”, Gjeneral Major Zija Kambo. Kushtrimi i lirisë “Vetëm ai është i denjë për jetën dhe lirinë që çdo ditë del në luftë për to”- thotë Gëte. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me Heroin e Popullit Zija Kambo. I rritur dhe i edukuar në një familje fisnike në fshatin Bitinckë të Devollit, me ndjenja të fuqishme atdhetare e patriotike, qysh në pranverën e vitit 1942 ai rreshtohet në Çetën partizane të Moravës, e cila udhëhiqej nga heroi i Popullit Fuat Babani. Qysh në aksionet e para, në luftimet me pushtuesin fashiste, tek Zija Kambo spikati trimëria e paepur dhe urrejtja për pushtuesin. Në të gjitha aksionet dhe luftimet ai u dallua si një luftëtar trim dhe kurajoz. Shpirti liridashës e bënte atë të dallohej midis luftëtarëve të lirisë në çdo betejë. Ndër aksio- net e fillimit që kreu me çetën mund të veçohen asgjësimi i dy agjentëve të SIM-it, çarmatosja e postave të kufirit në Braçan, Bozhigrad dhe Shuec, hapja e depove të drithërave të mbledhur nga taksidarët dhe shpërndarja për popullsinë e fshatrave të varfër, si dhe në Luftën e Pojanit, duke dalë nga rrethimi i ngritur nga forcat italiane, milicët dhe xhandarët. Në këto luftime dhanë jetën udhëheqësit kryesorë të Çetës Fuat babani, Demir dhe Abdulla Progri.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]