Mujo Ulqinaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mujo Ulqinaku

Mujo Ulqinaku (lindur si Mujo Cakuli; 1896 - 7 Prill 1939) oficer i Mbretërisë Shqiptare dhe Hero i Popullit shqiptar.

Jeta [redakto]

Një ndër luftëtarët e parë më të shquar dhe organizues i qëndresës së armatosur kundër pushtimit fashist italian në prill 1939, Hero i Popullit. Lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër. Që në moshë të vogël hyri muço (ndihmës detar) dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës. Si nënoficer në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie.

Aktit heroik të Mujo Ulqinakut i kushtohet busti i vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit, emrin e tij e mbajnë rrugë, anije, shkolla etj.