Naim Gjylbegu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Naim Gjylbegu (Shkodër, 1920 - Vig, 25 gusht 1944) ka qenë veprimtar i Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, njëri ndër "5 Heronjt e Vigut", shpallur Hero i Popullit.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I biri i Daut Gjylbegut, njërit prej 12 asambleistëve që më 12 prill 1939 morën vendimet e bashkimit të Shqipërisë me Italinë fashiste. I ati kishte qenë tregtar dhe më pas anëtar i Partisë Fashiste Shqiptare si dhe anëtar i Këshillit Administrativ të Prefekturës Shkodër.[1] Mori pjesë në demonstratën e 22 shkurtit 1942, arsye për të cilën u arrestua.[2]

U aktivizua me lëvizjen antifashiste sidomos në periudhën gjermane. I dalur në mal, megjithëse me të atin në pozitë dhe kushëririn Musanë ministër. Me katër shokë të idealeve ranë në betejë të armatosur në Vig të Mirditës.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 79–80. ISBN 9789928440358.
  2. ^ Juka 2018, p. 192.