"Dardani", roboti që flet shqip
Dardani, roboti që flet shqip është një robot i krijuar nga Firdeus Dikellari me origjinë nga Pogradeci, [1] Shqipëri me qëllim që të ndihmojë fëmijët të ruajnë dhe të promovojnë kulturën dhe gjuhën shqipe [2]. Ky robot përbën një hap të madh për ta përdorur teknologjinë për ruajtjen e identitetit kulturor për shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit.
Frymëzimi dhe zhvillimi i Dardanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ideja e krijimit të Dardanit adresohet nga një problem në komunitetin shqiptar në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe [3].
Pas një vëzhgimi të gjatë të fëmijëve shqiptarë që kishin probleme për komunikuar dhe shprehur në gjuhën shqipe, Firdeusi mendoi të krijojë një robot që jo vetëm flet shqip, por edhe kupton nuancat dhe kompleksitetin e kulturës shqiptare. Firdeusi kishte për qëllim që Dardani të ndërvepronte me fëmijët sa më natyrshëm duke nxitur kështu dashurinë për gjuhën dhe trashëgiminë shqiptare ndër breza.
Sfidat e projektit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga sfidat më të mëdha që Dikellari ka hasur gjatë zhvillimit të Dardanit ishte mbledhja dhe përzgjedhja e të dhënave në gjuhën shqipe. Për të trajnuar robotin, ishte e nevojshme që të kishin një korpus të gjerë të të dhënave gjuhësore për të siguruar që Dardani të njohë dhe t'u përgjigjet saktë pyetjeve në shqip. Përveç kësaj, sigurimi i komponentëve të përshtatshëm teknologjikë në tregun shqiptar ishte një tjetër sfidë me të cilën ai u përball.
Funksionet e Dardanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dardani është i aftë të flasë shqip dhe në 9 gjuhë të tjera. Edukon dhe ndihmon fëmijët të ruajnë lidhjen me gjuhën amtare. Ai bën pyetje për të nxitur imagjinatën dhe kureshtjen tek fëmijët dhe ka aftësinë të dallojë emocionet të mimikës së fytyrës, duke ndërvepruar me përdoruesin bazuar në emocionet e shfaqura. Teknologjia pas këtij roboti është një kombinim i algoritmeve të të mësuarit makinerik, të mësimit të thellë dhe të përpunimit të gjuhës natyrore (NLP).
Zhvillimet e ardhshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dikellari ka plane ambicioze për të ardhmen e Dardanit. Ai synon të zhvillojë aftësitë e robotit biseda më komplekse dhe reagime në kohë reale, si dhe të zhvillojë veçori të reja në bashkëpunim me psikologë dhe logopedistë. Në këtë mënyrë, Dardani mund të përmirësojë mënyrën se si fëmijët mësojnë dhe ndërveprojnë.
Kontributi i Dardani për komunitetin shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dardani ka ndikim në jetën e fëmijëve që të lidhen më fort me kulturën dhe identitetin shqiptar. Roboti mund të nxisë vetëbesimin, aftësitë sociale dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve. Ky projekt gjithashtu ka rëndësi për zhvillimin teknologjik në Shqipëri, duke treguar se teknologjia mund të jetë një forcë e fuqishme për ruajtjen dhe përhapjes së trashëgimisë kulturore.
E ardhmja e teknologjisë në Shqipëri dhe roli i Firdeus Dikellarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Firdeusi beson se teknologjia ka fuqinë ta transformojë shoqërinë shqiptare. Ai është krenar që është pjesë e gjeneratës së parë të zhvilluesve të Inteligjencës Artificiale në Shqipëri dhe dëshiron të ndihmojë në hapjen e rrugës për krijuesit e ardhshëm.
Elementet kulturore tek Dardani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një element i veçantë kulturor që Firdeus Dikellari ka dëshirë që Dardani të flasë në dialektet e gjuhës shqipe. Ai po punon për t'i mundësuar robotit të dallojë dhe të komunikojë në dialekte të ndryshme të gjuhës shqipe, duke përfshirë gjithashtu histori shqiptare, tradita dhe tregime popullore, për ta bërë bashkëbisedimin me robotin sa më tërheqës dhe autentik.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ https://www.youtube.com/watch?v=AiuGEpv2EFo/
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2024. Marrë më 5 shtator 2024.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ https://www.youtube.com/watch?v=jY2Wy9-sCdg/