Jump to content

Çaçaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Çaçak)
Rruga Nemanja, naten.

Çaçaku (Serbisht cirilik: Чачак, Čačak) është një qytet dhe qendër administrative e rrethit të MoravicësSerbinë qendrore.

Ndodhet në Luginën e Moravës Perëndimore në rajonin gjeografik të Shumadisë. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti ka 73.331 banorë, ndërsa zona administrative ka gjithsej 115.337 banorë.

I njohur prej kohësh si një qytet spa, qyteti shtrihet rreth 144 km në jug të kryeqytetit serb, Beogradit. Ndodhet gjithashtu pranë Grykës Ovçar-Kablar (sërbisht: "Mali Athos"), me mbi 30 manastire të ndërtuara në grykë që nga shekulli i 14-të.