Çapajev Gjokutaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Çapajev Gjokutaj është nje filolog shqiptar.

Jeta dhe aktiviteti[redakto | përpunoni burim]

Çapajev Gjokutaj mban titullin Professor i Asociuar që nga viti 1994 dhe gradën Doktor i Shkencave Filologjike që nga viti 1991. Në vitn 1972 është diplomuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë me diplomën e mësuesit të gjuhës dhe letërsisë për shkollat e mesme. Akadmia e Shkencave i akordon titullin Doktor i Shkencave Filologjike për tezën Folklori në kulturën shqiptare të Rilindjes Kombtare në vitin 1991. Universiteti i Tiranës ne vitin 1994 i jep titullin Profesor i Asociuar. Për gati 40 vjet ka dhenë leksione në nivel universitar e pasuniversitar me kohë të plot dhe të pjesëshme. Fushat e ekspertizës përfshijnë: Lektor i analizës kritike të ligjërimit, analizës së tekstit letrar, semiotikës, stilistikës letrare dhe metrikës shqipe. Fushat e kërkimit të tij shkencor përfshijnë: letërsia bashkëkohore shqiptare, kultura popullore gjatë Rilindjes, ligjërimi publik bashkëkohor etj.

Krahas veprimtarisë akademike ka qenë shumë aktiv në jetën kulturore e publicistike si dhe në jetën e shoqërisë civile. Për trembëdhjet vjet ka punuar si drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros në Shqipëri, ka qenë dhe vazhdon të jetë pjestar i një numri bordesh drejtuese të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile. Që nga tetori i vitit 2009 punon si lektor i brendshëm në Universitetin Europian të Tiranës.

Botime[redakto | përpunoni burim]

  • Skënderbeu si simptomë përçarjesh fetare, gazeta Panorama 09.10.2017
  • Paraja, me brirë apo me brerore, gazeta Panorama O2.07.2017
  • Grackat e skandalit, gazeta Panorama 11.06.2017
  • Ikjet e Dritero Agollit, Gazeta Panorama, 05.02.2017
  • Doktor Adhamudhi i Besnik Mustafajt, gazeta Panorama 30.01.2017
  • Autoterapi, të shash shqiptarin, gazeta Panorama, 06.11.2016
  • Identiteti kosovar, kazani i çorbës dhe qiriri, Gazeta Dita 22.10.2016
  • Lehtësia e papërballueshme e vrasjes, gazeta Dita 12.10.2016
  • Krimbi i krimit, Gazeta Dita 25.04.2016
  • Kukulla e Kadaresë, Gazeta Mapo 25.02.2015
  • Nëna e dëshmorit, gazeta Panorama 05.05.2016
  • Kseroledh, gazeta Panorama 16.03.2016
  • Umberto Eco, paradokset e famës, gazeta Panorama 08.03.2016
  • Halloween, huazimi i një feste, gazeta Panorama 31.10.2015
  • Gracka nacionaliste e futbollit, gazeta Panorama 18.10.2015
  • Arratitë atipike të Tedi Papavramit, gazeta Panorama 16.05.2015
  • Bashkëjetesa fetare: edhe.. edhe..., gazeta Panorama 26.01.2015
  • Lanetisja e bredhit, edhe kaur, edhe komunist, gazeta Panorama 07.01.2015
  • Kombi kosovar, hanxhiu dhe hesapet, gazeta Panorama 17.12.2014
  • Futbollli, nacionalizmi, agresiviteti, gazeta Panorama 23.11.2014
  • Të vërtetat e kishës së Malibardhës, Gazeta Mapo 17.10.2014
  • Dritëhijet e mëmësisë, Gazeta Mapo 07.03.2014
  • Psikologjia e stereotipeve verior/jugor, Gazeta Mapo 10.02 .2014
  • Dritëhijet e mëmësisë, Gazeta Mapo, 07.03.2014
  • Gegë e toskë si stereotipa, Gazeta Mapo, 29.10. 2013
  • Semiotika e himnit, Gazeta Mapo, 17.04.2012
  • Nostalgjia e Driteroit, Gazeta Mapo, 09.10.2011,
  • Gjakmarrja ka perënduar me kohë e me vakt, Gazeta Mapo, 01.07.2012
  • Politika, konfliktualiteti, televizioni, Observtori Europian e Gazetarisë, 09.06.2012
  • Kadare : projektimi i ekzilit - Aks 27-28 janar 1996, fq. 10
  • Shëmbelltyra e Konicës mes rreshtave të doktor Gjilperes - MM. 3-4, prill-shtator, 1996 f.229-233
  • Dritëro Agolli :Simbolika e dhimbjes; - MM., dhjetor, 1996, f. 247 – 250
  • Çabej : "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes - Revista letrare. 2, 1995, f.112 – 120
  • Çabej: Noli nuk është… por është - Drita 16 prill 1995, fq 4-5
  • Kadare: as …as apo edhe…edhe, - Drita 27 qershor 1995
  • Kultura popullore në mendësinë e rilindësve – revista Kultura popullore nr. 2 1988 fq. 37 -59

Referime[redakto | përpunoni burim]