Çarl Kokrell

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Çarl Kokrell (1788-1863) ishte piktor, arkitekt dhe arkeolog i njohur anglez. Autor i disa veprave të rëndësishme arkitekturore dhe i botimeve për arkeologjinë. Në vitet 1812-1813 ka udhëtuar në Shqipëri dhe ka bërë grafika e vizatime me pamje nga jeta e mjedise të atyre viseve. Disa prej tyre janë botuar në librin e S. Hjuzit për Shqipërinë. Nga më të bukurat janë: “Trimat shqiptarë duke ndjekur armikun”, ku jepet një aspekt nga qëndresa për mbrojtjen e trojeve dhe “Berati”, ku pasqyrohet një pamje e bukur e qytetit me ndërtime dhe objekte të tjera me vlera artistike e arkitektonike. Origjinalet e këtyre veprave ndodhen në muze të Londrës.