Jump to content

Çaste të kithta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çaste të kithta tregime, Autore: Helena Halilaj. Faqet e librit 149.

Libri i autores Helena Halilaj vjen si një rikthim në udhëtimin e saj në udhën e letërsisë. “Çaste të Kithta” sjell te lexuesi disa tregime të vlerësuara si tregime poetike, pasi kanë një gjuhë të pasur si te vëllimet e saj poetike. Një rrëfim përjetimesh në vetën e tretë ku personazhet e tregimeve autorja, në pjesën më të madhë të tregimeve, i vendos në vendlindjen e saj.

Tregimi i parë është zemra e gjetur e novelës “Sytë e tu rëfejnë” ku historia e këtij tregimi i jep forcë historisë së shekullit plot vuajtje të Shqipërisë dhe që sot shfaqet ndryshe në rrafshin historik. Ndërsa tregimet e tjera, të gjithë bashkë dhe të ndara, përfaqësojnë rrugicat e fateve të shumë personazheve të veprës. Në kërë libër janë të shpalosura të gjitha fatet njerëzore duke përtypur vështirësitë e jetës. Karakteret e personazheve janë real, të marë nga realiteti nëpër të cilin ka kaluar pena e autores.

Tregimet e këtij libri risjellin në vëmëndjen e lexuesve fatët e të parëve tanë dhe rrugën e sakrificës nëpër të cilën kanë ecur shumë breza. Në tregime jepet dhe dashuria si frymë e shpresës për të mbajtur gjallë qenien njerëzore. Dashurinë nuk e ndryshojnë shekujt as vështirësitë, ajo di ta gjejë rrugën e shpëtimit dhe në kohë të forta. Humanizmi, shpresa dhe dashuria udhëheqin ngjarjet dhe personazhet e tregimeve. “Çaste të kithta” bashkon dhe ndan fatet e njerëzve të një kombi!