Shko te përmbajtja

Çerkin Bytyçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çerkin Bytyçi
Lindi1957 (age 6869)
Hoçë, Prizren, Kosovë
Shtetësiashqiptar
Profesioni
  • Shkrimtar
  • gazetar
  • publicist
  • mbledhës i folklorit shqiptar

Çerkin Bytyçi (lindur në 1957) është shkrimtar, gazetar, publicist dhe mbledhës i folklorit shqiptar.

Çerkin Bytyçi u lind në Hoçë të Qytetit (komuna e Prizrenit), në vitin 1957. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe shkollën e lartë pedagogjike (grupi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe) në Prizren.

Me shkrime filloi të merrej që nga bankat e shkollës fillore, kur edhe në shtypin për fëmijë iu botuan punimet e para. Bashkëpunon me të gjitha gazetat e revistat që botohen në gjuhën shqipe. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe anëtar i Lidhjes së përkthyesëve në Baden Württemberg të Gjermanisë.

Është prezantuar në Leksikonin “Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë (1872-1995)" të përgatitur nga shkrimtari Odhise Grillo, në Leksikonin “Shkrimtarët shqiptarë 1501-2001" të përgatitur nga shkrimtari Hasan Hasani, në librin-album “Portrete shkrimtarësh" (2002) të piktorit Demir Behluli, në “Antologjinë e krijimtarisë bashkëkohore shqipe" (shqip-gjermanisht) të përgatitur nga shkrimtari Ferdinand Laholli(2003), në Antologjinë e botuar në gjuhën gjermane "Albanische Lyrik“ të autorit Driton Gashi (2023) dhe në Antologjinë "Ku frymojnë ëndërrat fëminore“, 58 poetë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, të përzgjedhur nga shkrimtari Xhahid Bushati (2025).

Jeton në Gjermani. Një nga temat në krijimtarinë e tij është mërgimi.

Poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën gjermane, turke, rumune dhe serbokroate. Deri më tash ka botuar:

dhe është bashkautor i librave