Çezari i Ballkanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çezari i Ballkanit është një roman historik me autor Peter Lucas dhe përkthyer shqip nga Aurel Manushi. Shtëpia botuese "Bota Shqiptare", viti i botimit 2010. Faqet e librit 408. ISBN 978-99956-11-47-7

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Çezari i Ballkanit" është historia e pa treguar më parë e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë të OSS-së (Zyrës së Shërbimeve Strategjike) që luftuan nazizmin, pas vijës së armikut në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. është libër i bazuar në fakte dhe ngjarje të vërteta. Me shpërthimin e Luftës, OSS, paraardhëse e CIA-s, rekruton të rinj, të cilët ishin të gatshëm të ktheheshin fshehurazi në vendet e paraardhësve të tyre evropianë, për të sabotuar makinerinë naziste e për të ndihmuar rezistencën antifashiste në këto vende. Në Boston ata gjetën pinjollë të familjeve shqiptare të vendosura në Amerikë, të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin për çlirimin e Shqipërisë. Historia vërtitet rreth Tom Stevens, një i ri idealist, i cili flet rrjedhshëm shqipen. Për të mbledhur sa më tepër informata atij i duhej që të lidhej me Enver Hoxhën, kreun e lëvizjes Nacional çlirimtare, një i ri i pashëm, karizmatik, i edukuar në Paris. Kur mbërriti në Shqipëri Stevens kuptoi se nazistët nuk ishin e keqja e vetme; Shqipëria ndodhej në mes të një lufte civile. Ishte e vështirë për të kuptuar se kujt i duhej besuar. Në roman përshkruhen figura si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Baba Faja Martaneshi, Omer Nishani, etj. Përshkrimi i tyre bëhet mbi bazën që vetë autori ka pasur me këto personazhe, gjatë periudhës që ai ka ardhur në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke qenë një roman, linja historike gërshetohet me krijimtarinë e mirëfilltë, çka e bën librin më tërheqës për lexuesin.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]