Çiçen Ica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Çiçen Ica është qytet në Meksikë. Çiçen Ica gjendet në gadishullin Jukatan të Meksikës dhe njihet si qendra kryesore politike dhe tregtare e perandorisë së popullatës Maja, të cilët qytetin e kishin ndërtuar në shenjë nderimi për zotin e tyre Kukulcan. Qyteti u ndërtua diku rreth vitit 440 dhe u braktis rreth 250 vjet më vonë. Qendër e qytetit është piramida e lartë 33 metra e cila flet shumë për njohurit e jashtëzakonshme mbi astronominë e popullatës Maja. Përkthyer në shqip Çiçen Ica i bie “Goja e burimit të ujit të popullit”. Pasi që qyteti nuk përshkohej nga asnjë lum burimet e ujit që i kishte konsideroheshin si të shenjta. Burimet e ujit nuk shfrytëzoheshin vetëm për furnizim me ujë të pijshëm por edhe si vende të shenjta. Rreth këtyre burimeve janë gjetur shumë stoli ari të vendosura në shenjë adhurimi. Përgjatë historisë qyteti Çiçen Ica është ripopulluar dhe braktisur edhe dy herë. Qyteti sot për shkak se ende konsiderohet se përmban mistere të ndryshme të pazbuluar në vete vizitohet mjaft shumë nga turistë nga e mbarë bota.