Jump to content

Qarku i integruar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Çip kompjuteri)

Një qark i integruar (IQ), i njohur gjithashtu si një mikroçip, çip kompjuteri ose thjesht çip (anglisht: Integrated Circuit - IC ose chip) përbëhen prej një numri komponentësh elektronike që së bashku kryejnë një funksion të caktuar. Këto mund të jenë të thjeshta, që si rregull përbëhen nga një numër i vogël elementesh (deri në qindra), ndërsa qarqet më komplekse të integruara, si p.sh procesori i kompjuterit personal, që përmban me dhjetra miliona elemente.

Ideja për ndërtimin e QI ka filluar të bëhet realitet me zbulimin e transistorit që i ka madhësit miniaturale të rendit të mikrometrit. Në teknologjinë bashkohore, madhësit e elementëve të QI arrijnë në madhësi më të vogla së 100 [nm] nanometër. Qarqet elektronike, në kuadër të të cilave zënë vend edhe QI, sot kryesisht punohen në teknologjinë SMD (ang: Surface Mounted Device) me elementet të montuara në sipërfaqe të pllakës së qarkut elektronik.

Qarqet elektronike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lloj qarku i integruar.

Një qark elektronik është i përbërë nga përbërës individualë elektronikë, të tillë si rezistorë, tranzitorë, kondensatorë, induktorë dhe dioda, të lidhur me tela përçues ose gjurmë përmes të cilave mund të rrjedhë rryma elektrike.

Një qark elektronik zakonisht mund të kategorizohet si një qark analog, një qark dixhital, ose një qark me sinjal të përzier (një kombinim i qarqeve analoge dhe qarqeve dixhitale).

Elementet elektronike përbëhen prej elementeve apo komponenteve të ndryshme që janë të lidhura në mes vete me përçues. Këto elemente elektronike janë: rezistorë, diodat, transistorët, tiristorit etj. Qarqet elektronik projektohen në bazë të funksionit që duhet ta kryejnë.Qarqet më të thjeshta përbëhen nga një numër të vogël elementesh.

Rezistorët janë elementet më të thjeshta të qarqeve elektronike. Funksioni i tyre në qarqet elektronike është që të kontrollojnë intensitetin e rrymës që rrjedh në qark. Në qarqet elektronike më shpesh hasim në rezistroë miniaturiale që paraqesin në qarqet elektronike bashkëkohore me elemente të montuar.


Mënyra e shënimit të vlerës së rezistencës mbështetet mbi parimin si vijon: Shifrat e para dhe të dyta(që janë sipas standardit E12 ose E24) janë dy shifrat e para të vlerës së rezistencës,ndërsa shifra e tretë tregon numrin e zerove që duhet shtuar pas dy shifrave të para.

Dioda eshtë elementi më i thjeshtë elektronik gjysmëpërçues. Përbëhet nga dy shtresa gjysmëpërçuesish të tipit P dhe të tipit N të bashkuara. Pjesa P e diodës quhet anoda A, ndërsa pjesa N katoda K. Vetia kryesore e diodës është se ajo përçon rrymën elektrike vetëm në një kah, prej anodës P nga katoda N. Nga ky funksion rryma rrjedh vetëm në drejtim prej anodës kah katoda, ndërsa në drejtim të kundër rryma është pothuajse zero. Dioda do të përçojë vetëm polaritetin e tensionit në skajet e saj është pozitiv. Kjo mënyrë e polarizimit të diodës quhet polarizim i drejtë, ndërsa kur anoda ka potencial negativ dhe katoda potencial pozitiv, polarizimi është i kundër.

Zener diodat - keto dioda jane te ndertuara per stabilizimin e tensionit ne qark.

Fotodiodat - keto dioda mundesojne pamjen e drites mbi lidhjen p-n.

Tunel diodat - shfytezohen te oscilatoret per frekuencat e larta.

Varikap diodat - keto sfrytezohen ne tekniken e frekuencave te larta.

LED diodat - perbehen nga substancat kristalore qe emitojne drite kur rryma qarkullon ne diode.

Tranzistoret sherbejne per perforcimin e sinjaleve te dobeta dhe si nderlidhje elektronike. I ka keto veti:peshe dhe perimeter te vogel, qendrueshmeri te madhe mekanike, qendron per nje kohe te gjate, shfrytezon tension te vogel,harxhon pak energji. Tranzistoret kane tri dalje:i pari eshte i perbere nga emituesi (E), i dyti(i mesmi) eshte bazik (B),ndersa i treti eshte me kolektor (C). Tranzistori sherben per zmadhimin e sinjaleve elektrike. Eshte i perbere prej dy llojeve te kristaleve gjysempercues (germanium ose silicium).

Shenimi simbolik i tranzistori NPN dhe PNP.