Jump to content

Çobanët mbi gjeneralë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çobanët mbi gjeneralë është këngë popullore historike e kënduar në polifoni.

Historia flet dhe thotë,
ç'bënë dyfeqet me gjalmë,
si në Vlorë edhe në Kotë,
Çobanët mbi gjeneralë

Ç'janë ata që vijnë poshtë,
ca në këmbë e ca në kalë,
Vlorë e shtrenjtë paska zotë,
Çobanët mbi gjeneralë

Labëria të gjithë tokë
në një besë e një fjalë,
përpara mbi ta o shokë,
Çobanët mbi gjeneralë

Moj Vlorë e bukur në gropë,
paske djem e rrënjëdalë,
pushkë e trimit u bë top
Çobanët mbi gjeneralë

Jo moj jo stë muar dotë,
të gjithë në detin me valë,
dhe u njohën në Evropë,
Çobanët mbi gjeneralë

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]