Çun Lajçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çun Lajçi ka lindur 18.12.1946 në Drelaj te Rugovës. Shkollën tetëvjeçare në Drelaj, Normalen në Prizren dhe shkollën e Lartë Pedagogjike-Dramën në Prishtinë. Nga 1970 punoi si aktor i rregullt në Teatrin e Prishtinës. Luajti mbi 200 role në Teatër dhe 30 filma artistik. Dy herë u shpall aktori më i mirë i Serbisë në Takimet Teatrore “Joakim Vujiq”. Në festivalin e teatrit “Prishtina Fest” u shpall aktori më i mirë me shfaqjen “Hëna prej letre” në regji të Fadil Hysës. Nga ministria e kulturës mori çmimin e karrierës. Gjithashtu nga presidenca e Shqipërisë ka marr çmimin e “Naim Frashërit”. Ka botuat dy përmbledhje poezish “Zjarr i pashuar” dhe “Fjalës nesër i bëhet vonë”.