Jump to content

Ëndrra e sandaleve me gurë "Swarovski"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ëndrra e sandaleve me gurë "Swarovski" roman, Autori: Met Dervishi. Botuesi: Toena. Faqet e librit 360.

"... vetëm sandalet kishte, sandalet me gurë "Swarovski", që i kish veshur vetëm një herë, në mbrëmjen e maturës. Kishin tre gurë blu, ngjanin si për koncertet e Vjenës, për aristokracinë. Jona i shihte gjithnjë koncertet e Vjenës, koncertet e Vitit të Ri, shihte dhe gjerdanët e grave aristokrate, dukeshin si kristale bore, vetëtinin... Pa orën, ishte një e pesë; e shtypi butonin e ziles si me frikë, s’ishte e sigurt në e dëgjoi zilen dhe vetë. Kish veshur fundin xhins dhe bluzën, që kish pasur dje, kur kish shkuar te hoteli. S’donte t’i keqkuptohej vizita, kishte qenë mëdyshas, po sandalet me gurë "Swarovski" s’i kish veshur. S’donte t’i jepte vizitës kuptime të tjera që s’i kishte, s’e njihte këtë njeri..."