100 Vjet Pavarësi (Ndriçim Kulla)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

100 Vjet Pavarësi Gjinia: Album, histori. Autori: Ndriçim Kulla. Shtēpia Botuese: " Plejad". Faqet e librit 206. ISBN 978-99956-57-84-0

Ky libër është përgatitur dhe botuar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Albumi është i konceptuar në katër kronika, të cilat i korrespondojnë epokave kryesore të zhvillimit dhe që hera-herës kombinohen me ndërfutje retrospektivash për zhvillime kryesore ngjarjesh.

Në të gjitha kronikat, fotografitë shoqërohen nga citate të shkurtra, pasazhe dhe statistika njohëse, të nxjerra nga vepra historike, ato të rilindësve dhe brezit të ndritur të viteve ’30, si dhe vepra të studiuesve dhe albanologëve të huaj.