4 (album)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
4
Studio album by
Realizuar28 qershor 2011
Inçizuar2010-2011
Gjatësia46:28
EtiketaColumbia, Parkwood

4 është albumi i katërt në studio i këngëtares amerikane Beyoncé, i publikuar më 28 qershor 2011 përmes Parkwood Entertainment dhe Columbia Records.

Pas një ndërprerjeje në karrierë që kishte ringjallur krijimtarinë e saj muzikore, Beyoncé u frymëzua të krijonte një album me bazë në zhanrin R&B tradicional që qëndronte veçmas nga muzika pop bashkëkohore e asaj kohe. Temat të albumit 4 theksojnë fuqizimin e femrës, dashurinë dhe vetë-reflektimin, rezultat i faktit se Beyoncé dëshironte të jepte një mesazh më të pjekur për të treguar kredibilitet artistik. Albumi arriti pozicione maksimale në shumë lista botërore.[1]

Këngët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këngët më të njohura nga ky album janë: "Run the World (Girls)", "Best Thing I Never Had", "Party", "Love On Top", "Countdown", "I Care" dhe "End of Time". Në ceremoninë e 55-të të çmimeve Grammy në vitin 2013, kënga "Love On Top" fitoi çmimin për performancën më të mirë tradicionale R&B.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "AllMusic - 4". AllMusic (në anglisht).