5000 Lekë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

5000 Lekë është bankënotë e lëshuar në qarkullim nga Banka e Shqipërisë (aktuale)

Pamja e përparme: Është vendosur portreti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut 1405-1468 (portreti i Firences). Përfaqësuesi më konseguent dhe i shquar që udhëhoqi me vendosmëri luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Gjithashtu, si elemente të tjera janë simboli i shqiponjës dykrenare, ai i mburojës dhe shpata e tij.

Vlera: 5.000 Lekë
Format: 160 x 72 mm
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku
Ngjyra dominuese: kafe në të verdhë
Hedhur në qarkullim: 01.01.1999