Jump to content

7-të fëmijët e dëshmorit Isa Sabit Kastrati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga 7-të fëmije)

Me 17 korrik 1986 lirohet nga burgu i Spuzhinit të Podgoricës.

Në fund të këtij viti edhe martohet me Tevide Pllanën nga Kastrioti ku gjatë 13-të vitesh martesë, lindin 7-të fëmije nga të cilët fëmiu i parë iu vdes ndërsa pesë djemtë dhe vajza janë me plot shëndet e plot krenari për veprën e të Atit dhe të parëve të tyre.

Isa i donte shumë fëmijët dhe paralel kohës që jetonte dhe situatës që ndodhej Kosova, emrat e fëmijëve i pagëzonte dhe i lidhte ngushtë me vlerat e tokës amë, Lirisë, Qëndresës, Gëzimit, Krenarisë dhe Festimit të Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe përgjithmonë jashtë kufijve të Serbisë fashiste.

  • Fëmiu i parë që solli gëzimin familjar është Qëndron Isa Kastrati, lindur në vitin 1988,në Hogosht emër që simbolizon qëndrimin e pathyeshëm të Familjes Kastrati.
  • Fëmiu i dytë me radhë është Fiton Isa Kastrati, lindur në vitin 1990, simbolizon fitore mbi armikun.
  • Fëmiu i tretë është Gëzon Isa Kastrati, lindur në vitin 1991, simbolizon gëzimin pas fitores definitive kunder armikut.
  • Fëmiu i katërt ishte Agon Isa Kastrati, lindur më 1993, simbol agimi për ditët e lirisë që do agojnë.
  • Fëmiu i pestë është vajza e tij Krejona Isa Kastrati e lindur në vitin 1995 emrin e së cilës i madhi Isa Kastrati e lidhë me tri d.m.th-nie K – Kosova , Re- republikë, jona.- e jona/d.m.th Kosova Republikë e jona.
  • Fëmiu i gjashtë dhe i fundit është Feston Isa Kastrati lindur në vitin 1997, kështu e pagëzuan çifti bashkëshortor ndonëse pas të gjitha që kronologjikisht i mendoj Isa, mbetej vetëm për të festuar Lirinë e pritur me shekuj nga populli shqiptarë.