70 radio shqip në 70 vite : 1938-2008
70 radio shqip në 70 vite : 1938-2008 : profili dhe veçoria e çdo stacioni radiofonik në Shqipëri : themeluesit, protagonistët, emisionet dhe rubrikat më të pëlqyera. Autori: Arben Muka. Botuar nga "ABC Media Center". Tiranë, 2008. Faqet e librit 345.
Duke marrë shkas nga 70 vjetori i fillimit të transmetimeve radiofonike në Shqipëri (28 nëntor 1938 – Radio Tirana) në këtë bazë të të dhënave të para zyrtare të stacioneve shqiptare jepet informacion kronologjik në periudha të ndryshme: gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitet e sistemit komunist dhe pas fillimit të procesve demokratike, duke portretizuar të gjithë përbërësit e audiotregut, si të stacioneve publike ashtu dhe ato private, si ato kombëtare ashtu dhe ato lokale. Në një kapitull më vete prezantohen dhe programet në shqip të radiove kryesore të huaja.