767 letra nga fronti i luftës (Shqipëri: 1916-1919)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
767 letra nga fronti i luftës (Shqipëri 1916-1919).JPG

767 letra nga fronti i luftës (Shqipëri: 1916-1919) libër me autor: Damiano Bruno. Parathënie: Prof. Francesco Altimari. Botimet: “Naimi”.

Janë 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali. Letrat e servirura kronologjikisht, sipas datave, janë shoqëruar prej redaktorit me shpjegimet e nevojshme për lexuesin. Si rregull, në fillim të çdo pjese (viti apo muaji) përgatitësi i librit bën një përmbledhje të shkurtër të letrave. Përmes një shënimi prezantues për lexuesin, albanologu i njohur Francesco Altimari e cilëson librin si "një punë të shkëlqyer kërkimore historike".