Aćif ef. Hadžiahmetović-Bljuta: Velikan Sandžaka (libër)
Aćif ef. Hadžiahmetović-Bljuta: Velikan Sandžaka, është libër i botuar në Novi Pazar në gjuhën bosniane nga Fondacioni "Memorijalni centar Handžet", në vitin 2022. Faqet e librit 516, : Ilustru.:23cm. ISBN 978-86-904604-0-3.[1]
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri ndahet në disa kapituj që përshkruajnë personalitetin e Aqif Blytës në disa momente të rëndësishme të jetës: rrethanat dhe vendin ku u lind, shkollimi dhe veprimtaria e tij në Izmir, kthimi dhe përfshirja e tij në politikë, roli i tij në themelimin dhe veprimtarinë në Xhemijet, aktiviteti i tij parlamentar, veprimtaria e tij në pengimin e shpërnguljes dhe ndikimi që ka pasur në rrjedhat politike pas shuarjes së Xhemijetit, Okupimi i Sanxhakut e Kosovës dhe ndarja e tyre në zona e okupimi, marrja e situatës në duar nga ana e tij për të organizuar pushtetin dhe mbrojtjen e Sanxhakut nga sulmet çetnike, veprimtaria e tij në Lidhjen e Dytë të Prizrenit dhe pas kësaj në NDSH, si dhe hyrja e komunistëve, dorëzimi dhe ekzekutimi i tij nga ta.
Për librin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mehudin Fjuljanin, redaktor i librit Aćif ef. Hadžiahmetović Bljuta Velikan Sandžaka
- Prof Dr.Nexhmedin Spahiu, recenzent, flet për Librin Aćif ef. Hadžiahmetović-Bljuta Velikan Sandžaka
- Prof. Dr. Hivzo Golos flet për librin Aćif ef. Hadžiahmetović-Bljuta Velikan Sandžaka
- Ismet Azizi autor i librit Aćif ef.Hadziahmetovic Bljuta: Velikan Sandžaka
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]