ABA Business Center

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

ABA Business Center është ndërtesa më e lartë e ndërtuar në Shqipëri. E hapur në vitin 2009 dhe me një siperfaqe prej 30 000 m2, ajo shtrihet në një nga zonat më kryesore në Tiranë për bizneset dhe individët. Katet me mure xhami ofrojnë pamje spektakolare të qytetit.

E pozicionuar pranë Stadiumit Kombëtar Qemal Stafa, ABA Business Center ofron zyra dhe apartamente me qira për bizneset dhe individët, sikurse dyqane dhe ambjente për argëtim. Kjo ndërtesë moderne ofron shërbime dhe pajisje të ndryshme, si sistem sigurie 24 orë, parkim të nëndheshëm, sistem kontrolli, një rrjet infrastrukture qendror për komunikime elektronike dhe një sistem qendror televiziv.

Nga kati i 5të deri në katin e 17të janë të vendosura zyra moderne, që ofrojnë të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillimin e biznesit të përditshëm. Më shumë se 15 kompani dhe shoqata kanë zyrat e tyre qendrore në këtë qendër.

Apartamentet e banimit ndodhen në katin e 18të dhe 19të dhe konsiderohen si disa nga më luksozet në Shqipëri, me disenjo dhe kushte bashkëkohore, si shërbim në dhomë, pastrim e mirëmbajtje, shërbime lavanderie, e shumë të tjera. Ndërtesa ka edhe një qendër fitnesi tepër moderne me sauna.

Kjo qendër bashkëkohore kompletohet me dy restorante të stilit italian. Fusion Dining & Cocktails është i pozicionuar në një kat me sallat tona të konferencave dhe të mbledhjeve. ABA Twenty First, i pozicionuar në katin e fundit të ndërtesës, është restoranti më prestigjioz i tipit gourmet në Shqipëri, i cili ofron përvoja të këndshme të kuzhinës fine italiane, një koleksion mbresëlënës verash dhe një pamje të pakrahasueshme 360 gradë të Tiranës.

ABA Business Center ofron dyqanin e tipit department store më të madh italian, Coin. Unike në stilin e saj, Coin Tirana është bërë një qendër tregtare tepër argëtuesë në Shqipëri.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://web.archive.org/web/20150228124242/http://www.gener2.al/sq/linjat-e-biznesit/projekte-rezidenciale-a-komerciale/komerciale/aba-business-center.html