Jump to content

ARAM

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kombësi semitike midis Sirisë dhe Eufratit e përmendur në letrat e Amarnës dhe në një mbishkrim të Tiglat-Pilezerit. Në Dhiatën e vjetër kjo krahinë midis Eufratit dhe Tigrisit quhet Aram Naharaim: toka e dy lumenjve (Zan 24,10). Atje gjendej Harani, atdheu i Abrahamit. Jakobi është i lidhur me këtë krahinë (Br 26,5). Në kohën e Davidit dhe Solomonit ekzistonin shtetet aramase Samal në Sirinë veriore, Cova midis antilibanit dhe shkretëtirës arabe/siriane, kurse në luginën e lumit të Leontit Bet-Rehov (2 Sam 10,6), Maakar, Geshuri dhe Damasku. Asirianët i dhanë fund pavarësisë së këtyre shteteve më 732, edhe perandorisë së Damaskut. Aramasit ushtronin një ndikim të madh në Asiri. Gjuha e tyre (aramaisht) u bë gjuha e tregtisë dhe më vonë gjuha botërore. Ndërkohë fisi aramas i kaldenjve u shpërnngul në deltën e Eufratit dhe Tigrisit dhe zgjeroi edhe më ndikimin e tij. Perandoria ra nën ndikimin e aramasve dhe aramasit hipën në fuqi pas dinastisë së re babilonase.

Në epokën e gjyqtarëve Izraeli ra nën sundimin aramas për 8 vjet, kur Otnieli mundi forcat nën komandën e Kushan-Rushataimit, mbretit të Padan Aramit. Në burimet biblike të mëvonshme flitet për mbretërit Shaul, David dhe Solomon (shek, XI – X), të cilët luftuan kundër mbretërive të shteteve të vëgjel aramase në jug të kufirit verior si p.sh: Aram-Cova në luginën Beqaa, Aram Bet-Rehov dhe Aram-Maaka pranë malit Hermon, Geshur në Hauran, dhe Aram-Damask. Raportin e një mbreti aramas e gjetën arkeologët në Izraelin verior, në stelën e Tel Danit, e cila dallohet për shkak se është aludim jashtëbiblik i parë për dinastinë e Davidit.

Mbretërit e Izraelit luftuan në një seri fushatash kundër mbretërisë së Damaskut, kur sundonte dinastia e Ben-Hadit. Propheti Elisha ishte i ndërlikuar në këto ngjarje. Njëherë mbreti izraelit, Ahavi, drejtoi një koalicion prej sirianesh, izraelitësh dhe popujsh të tjerë kundër Asirisë në betejen e Karkarit më 893, kur aleatët arritën të ndalonin përparimin e përkohshëm të Asirisë drejt jugut.