Jump to content

Automated Teller Machines

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga ATM)
ATM (Bankomat)

Automatic teller machine (ATM) është një pajisje elektronike që lejo klientët e bankave të bëjnë tërheqjen e të hollave dhe kontrollimin e llogarive bankare në çdo kohë pa ndihmën e ndonjë njeriu në bankë. Shumë ATM u lejojnë njerëzve të depozitojnë para apo çeqe, të transferojnë para madje edhe të blejnë pulla postare.

Histori e shkurtër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ATM –të e vjetra ishin vetëm cash makina. Ngaqë nuk ishin të lidhura me të dhënat e bankës me rrjetë kompjuterike, një numër i kufizuar i klientëve i shfrytëzonte ato. Këta klientë duhej të kishin gjendje të mirë financiare dhe llogari bankare me (Credit Card) Kartelë kreditore. Me zhvillimin e makinave u futën risi në këto makina. Zbulimi i ATM kartelës (Smartcard) dhe zhvillimi i lidhjeve që lejojnë transferimin e të dhënave prej makinës ATM në bankë, e hapi rrugën për krijimin e një tregu të hapur për përdorimin e ATM. ATM e parë e prodhuar në botë është ajo që u prodhua nga NCR në Dundee, dhe u instalua në Enfield Town në London Borough of Enfield, në Londër me date 27 qershor 1967 nga Banka Barclays. Ky zbulim iu pranua John Shepherd-Barron, edhe pse George Simjian kishte regjistruar një patentë në New York të SHBA-ve në vitin 1930 dhe Don Wetzel dhe dy inxhinierë të Docutel kishin patentuar një zbulim në 4 qershor 1973.

Kartelat e hershme mbaheshin më gjatë nga makinat ATM dhe punonin në principe të ndryshme duke përdorur rrezatimin (radioation) dhe magnetizmin që e fshinte të dhënat nga karta nëpërmjet lexuesit për ta bërë më të vështirë keqpërdorimin. Në ATM-të moderne klienti përdor kartelë plastike me çip magnetik që e ka të koduar numrin e llogarisë së klientit, dhe duke futur një kod numerik që quhet PIN (personal identification number), i cili në disa raste mund të ndryshojë duke e përdorur makinën. Në qoftë se PIN numri shënohet disa herë gabim ATM mund ta bllokojë kartelën si mbrojtje nga keqpërdorimet. Versionet e vjetra përdornin një lloj vauçeri për një përdorim, kurse ATM – të moderne lexojnë dhe shënojnë të dhëna në kartelën e klientit (smartcard).

Shumica e ATM-ve janë të lidhura me rrjetet ndërbankare, duke mundësuar njerëzve që të marrin depozitet e tyre nga makinat që nuk u takojnë bankave ku ato i kanë llogaritë bankare. Kjo është një përparësi e madhe, sidomos për njerëzit që udhëtojnë: kanë mundësi që të tërheqin paratë në vende ku banka e tij nuk ka degë, madje ka raste kur mund të marrë valutë lokale në një vend të huaj, shpesh me këmbim më të mire sa sa me para në dorë (kesh).

Bankat për të bërë transaksione bazohen në të dhënat e shfrytëzuesit të kartelës apo në ndonjë institucion me anë të komunikimit me rrjetë.

Pagesa për shërbimet e ATM

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shumicën e vendeve ku përdoren ATM-të pagesat për shërbimet ndahen në dy mënyrë :

  • 1.ka rast kur shërbimet u paguhen vetëm atyre që nuk janë klientë me llogari bankare në ATM-në e bankës ku i marrin shërbimet
  • 2.ka rast kur shërbimet paguhen për të gjithë klientët

Dallimi i vetëm është në lartësinë e pagesës që secila bankë e përdor për shërbimet e veta.

Hardueri dhe softueri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ATM-të përmbajnë kriptoprocesoret të sigurtë, në përgjithësi me një IBM PC kompatibil në një hapësirë të mbyllur dhe të sigurtë. Siguria e makinës mbështetet kryesisht në integritetin e kriptoprocesorit , softueri i ATM-së punon në një sistem shfrytezimi komod.

ATM-të zakonisht lidhen me Procesorin e Transaksioneve me modem nëpërmjet linjës së telefonit ose drejtpërdrejt me një linjë të huazuar. Linja e huazuar është shumë e shtrenjtë, që d.m.th. për makinat që kanë trafik më të vogël do të përdorin modem për lidhjen e tyre. Kjo dilemë mund të zgjidhet ashtuqë ATM-të të përdorin internet të shpejtë, që është më i lire se linja e huazuar. Për ti mbrojtur të dhënat personale dhe financiare përdoret enkriptimi it ë dhënave.

ATM-të lëvizin larg nga përdorimi i (circuit board) çipave elektronik (shumica e të cilëve janë bazuar në arkitekturën Intel 8036) dhe shkojnë kah PC –të me sisteme operative komode si p.sh. Windows 2000 dhe Linux. Ka një shembull që është i njohur në botë : një bankë e madhe në jug të Brazilit që ka zëvendësuar MS-DOS nga ATM-të e tyre me Linux. Disa platforma tjera përfshijnë RMX 86, OS/2 dhe Windows 98 duke i shtuar edhe Java. ATM-të e reja me Microsoft teknologji përdorin Windows XP ose Windows XP embedded. ATm-të duke migruar në përdorimin e sistemeve operative më komode rriten edhe numrat e mesazheve për gabime të njohura si kjo në figure.

ATM-të në përgjithësi janë të besueshëm, por në qoftë se bëjnë gabime klientët mund të ngelen pa para deri në kohën e orarit të punës në Bankë.

Nuk janë të gjitha gabimet të lidhur me klientin; ka pasur raste kur makina ka dhëna para pa i zbritur vlerën e tyre nga llogaria e klientit, ose ka dhënë banknota me vlerë më të madhe si rezultat i gabimit të ndodhur gjatë vendosjes së parave në makinën.

Gabime që mund të ndodhin janë:

  • -mekanike (si mekanizmi i pranimit të kartelës; tastiera; dështimi i hard diskut) ;
  • -softueri ( si sitemi operativ; drajveri i njësisë; aplikacioni)

Prodhuesit ATM-ve të mëhershme ishin fokusuar në sigurinë fizike të tyre. Një numër i sulmeve ka rezultuar me tentim për vjedhjen e tërë makinës.

Një trend i ri te ATM –të moderne është që në disa vende përdoret një lloj tjetër i ATM të vendosr në markete i cili jep vetëm një faturë në letër të cilën pastaj ia jep shitësit në atë market i cili ti jep paratë. Transakcionet e ATM-ve janë enkriptuar me sistemin DES, por ka edhe procesorë të atillë që kërkojnë një system pak më të sigurtë Triple DES prej 2005.

Ka gjithashtu shumë të ashtuquajtura (“phantom withdrawals“) fantom tërheqje parash prej ATM- ve, që bankat e interpretojnë si keqpërdorim ose mashtrime nga klientët. Shumë ekspertë e spjegojnë këtë dukuri se ndodh si pasojë e aktiviteteve kriminale të njerëzve të pandershëm brenda vetë bankës. Ka pasur raste kur janë vendosur makina të rejshme os tastiera të rrejshme në makinat egzistuese. Kjo është bërë për arsye të marrjes së të dhënave nga klintët si PIN kodi që pastaj të kenë qasje në llogaritë bankare të tyre.

Bankat thonë se gjithmonë u kanë shërbyer klientëve të cilët janë vjedhur si rezultat i mashtrimeve, d.m.th. ua kthejnë paratë e vjedhura, por ka pasur ankime se bankat e kanë bërë shumë të vështirë kthimin e parave të humbura në këtë mënyrë.

Emërtimi i ATM në vende të ndryshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ATM –të në botë njihet me emra të ndryshëm. Ja disa nga emërtimet që përdoren për TAM –të në vende të ndryshme :

  • Automated Teller Machine
  • Automated Banking Machine (ABM përdoret në Bankat e Kanadasë)
  • ATM Machine (sic)
  • Bancomat or Bankomat, pjesërisht në Evropën kontinentale – Bancomat është emri prodhues i UBS AG
  • Bank Box
  • Bank Machine, në Kanadë
  • Cajero Automco, në Spanjë
  • Cash Box
  • Cash Dispenser
  • Cash Machine
  • Cashpoint, pjesërisht në UK. (emri i prodhimit të Lloyds TSB).
  • Geldautomat, në Gjermani (Geld = para)
  • Geldautomaat, në Hollandë (Geld = para)
  • "Hole-in-the-wall"
  • Khodpardaz (خودپرداز) në Iran, që ka kuptimin e paguesti automatik në persishte.
  • MAC machine, ose MAC (Money Access Center), pjesërisht në bregun lindor të SHBA-ve ( New Jersey dhe Pennsylvania)
  • Minibank, në Norvegji
  • Money Machine, në New Zealand
  • Pin Automaat, në Hollandë (verb. flappen tappen, pinnen)
  • Postomat, në Zvicër (Swiss Post Bank ATM)
  • Robotic Teller
  • Telebanco, në Spanjë
  • Tyme Machine, në Wisconsin
  • "Ugly Teller"

Prodhuesit e ATM (disa)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]