Abaz Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Abaz Hoxha
Emri: Abaz
Mbiemri: Hoxha
Lindi më: 14 prill, 1930
Vendlindja: Tragjas, Vlorë
Profesioni: inxhinier, studjues, historian i kinemase

Një nga themeluesit e kinematografisë shqiptare dhe kuadri i parë me arsim të lartë profesional i saj, teknik i mesem ndertimi, inxhiner elektronik, studjues dhe historian i parë dhe i vetëm i kinematografisë, pedagog i Akademisë së Arteve dhe i Akademisë "Marubi" të Filmit dhe Multimedias ku jep lëndën e Historisë së Kinematografisë Botërore dhe shqiptare, Antar i Redaksisë së Arteve dhe Arkitekturës në Akademinë e Shkencave për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar,themelues, dhe për 17 vjet, drejtor i Arkivit Shtetëror Qëndror të Filmave(Antare e Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmave (FIAF) nga viti 1963, Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe fitues i dy çmimeve në konkurset Kombëtare letraro-artistike, publiçist dhe autor i mbi 150 shkrimeve të karakterit problemor dhe studimor si dhe autor i 23 librave për kinematografinë shqiptare dhe botërore dhe figurave përfaqësuese të tyre, hartues i Enciklopedisë së parë të Artit, etj.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në fshatin Tragjas të Vlorës në një familje intelektuale dhe patriotike më 14.04.1930.Veteran i Luftës Antifashiste dhe pjesëmarrës në formacionet e armatosura partizane që në moshën 14 vjeçare.. 1936-1941 - Arsimin fillor në fshatin e lindjes 1941-1942 - Shkollën Tregëtare të Vlorës 1946-1949 - Shkollën Teknike (ish Shkolla H. Fullc),Tiranë. Diplomuar për Teknik Ndërtimi (Gjeometër). 1950-1954 - Studimet e larta i kreu në Universitetin e Pragës(Çekosllovaki), duke u diplomuar si inxhiner elektroteknik në rrymat e dobëta (Elektronikë). Paralelisht dy vjet specializim pasuniversitar në Pragë për Teknikën e Studiove të Radios, Filmit dhe Televizionit, duke u specializuar kryesisht për akustikën dhe optikën.

1954-1956 Inxhiner Zëri, Kinostudio 1956-1965 Kryeinxhiner 1965-1973 Kryetar i degës së kinemave, import-eksportit, përkthimit, redaktimit dhe shpërndarjes së filmave. 1973-1990 Drejtor i Arkivit Shtetëror të Filmave

Ka veprimtari të gjerë gjithëjetësore në të gjitha fushat e kinematografisë si:

Veprimtari pedagogjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pedagog i të gjitha niveleve të shkollave nga viti 1956 e deri më sot si: Përgatitjen e teksteve, dhënien mësim dhe drejtimin e kurseve për përgatitjen e kuadrove të kinematografisë dhe rrjetit të kinemave(1956-1965), pedagog në Shkollën e Lartë të Kulturës(1958-1964), dhënie mësim në kurset pasuniversitare në kinostudion "Shqipëria e re" për përgatitjen e kuadrove të xhirimit të filmave(1966-1990), pedagog i Akademisë së Arteve dhe Akademisë"Marubi" të filmit dhe Multimedias (1996-2008) dhe udhëheqës i punës së diplomës për disa studentë të Akademisë së Arteve,etj.

Veprimtari inxhinerike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si gjeometër dhe kryeinxhiner i Kinostudios :Përgatitjen e programeve, hartimin e projekteve teknologjike dhe drejtimin e punimeve për ndërtimin e një numuri të madh kinemash në të gjithë vendin(nga viti 1955-Kinema "Partizani"), i të gjitha objekteve për xhirimin e filmave në Kinostudio si Atelierët e xhirimit dhe të zërit, reparteve të ndryshme të montazhit, grimit, butaforisë dhe anekseve të tyre, repartin e ngritjes së dekoreve, sallave të projektimit etj; programin dhe projektin teknologjik për ngritjen e Arkivit Shtetëror të Filmit etj.Ka marrë pjesë gjithashtu në projektin akustik dhe mbrojtjen nga zhurmat në Pallatin e Madh të Kulturës dhe veçanërisht për sallën e Operas dhe Baletit, ka qënë si konsulent për çështjet e akustikës dhe ndriçimit në ndërtimin e sallës së Kuvendit Popullor,etj.

Veprimtari studimore dhe kërkimore shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 1957 ka bërë disa studime të ndryshme për: Zgjerimin dhe përmirësimin e procesit teknologjik të prodhimit, zgjerimin e rrjetit të kinemave në të gjithë Shqipërinë, përgatitjen e kuadrit krijues e teknik, ngritjen e Televizionit Shqiptar (studimi 1959,televizioni u ngrit më 1961), ngritjen e Orkestrës Simfonike të Kinematografisë dhe të Radios(1958-u ngrit në 1964 dhe ka funksionuar me këtë emër deri në vitin 1984), për domosdoshmërinë e Antarësimit të Arkivit të Filmit në Federatën Ndërkombëtare të Arkivave të Filmave (u pranua antar i FIAF më 1963), zgjerimin e rrjetit kinematografik në fshat dhe shtrirjen e tij në zonat e thella malore(1958-1963). Nga viti 1965 është marrë me kërkime për zbulimin e dokumentave, filmave etj duke bërë një punë të gjërë kërkimore-shkencore për historinë e kinemasë shqiptare nga fillimi i shekullit të kaluar në bibliotekat dhe arkivat shqiptare dhe të huaja (Itali, Austri, Gjermani, Danimarkë etj) dhe ka zbuluar shumë figura të shquara në fushën e kinematografisë me origjinë shqiptare, dokumente dhe filma, një pjesë të të cilavet i ka sjellë në Shqipëri ose vazhdon punën për sigurimin e tyre si veprimtarinë filmike të Aleksandër Moisiut dhe disa filma ku ka interpretuar ai nga viti 1910,veprimtarinë aktoreske në filmin rumun të Kristaq Antoniut (nga viti 1924),aktoren e parë shqiptare të kinemasë që ka interpretuar në kinemanë evropiane dhe botërore Elena Qirici, kineastët e parë shqiptarë që kanë vepruar në trevat shqiptare e ballkanike nga viti 1904 (Vëllezërit Manaqi-për origjinën dhe zbulimin e veprimtarisë së tyre është marrë mbi 5 vjet), zbulimin e origjinës shqiptare dhe veprimtarinë e gjithanëshme artistike të aktorit shqiptaro-amerikan Xhon Belushi(John Belushi) për të cilin ka bërë dhe një film televiziv, origjinën dhe veprimtarinë në kinemaografi të regjisorit, piktorit dhe producentit në industrinë amerikane të reklamave Sten Dragoti, amatorët e parë shqiptarë të fillimit të shekullit të kaluar si A.Çelo etj, regjisorin e parë shqiptar të kinemasë Mihallaq Mone/me origjine nga Vlora/ etj. Po kështu ka zbuluar dhe sjellë në Shqipëri disa filma kronikalë e dokumentarë me vlera të posaçme historike si Ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri më 1914 dhe shpalljen e Durrësit kryeqytet, kronika nga Tirana, Durrësi, Berati,pamje nga Vlora,etj nga viti 1914, zërin e Aleksandër Moisiut duke recituar në Kufoma e gjallë, filmin e parë dokumentar me zë xhiruar nga gjermanët(1932), filmin artistik "Na ishte një herë"(Once Upon The Time) xhiruar në vitin 1922 nga regjisori i njohur Karl Teodor Dreyer, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Iliri dhe në qendër të tij është një princeshë iliriane,etj.

Veprimtari publicistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka botuar në organet e ndryshme të shtypit mbi 120 shkrime duke filluar nga viti 1956 (të cilat pjesërisht deri në vitin 2003 janë dhënë në aneksin bashkëlidhur),ka çelur revistën e parë të filmit "Buletini Kinematografik"(1967-1972),ka botuar si botues dhe kryeredaktor revistën e parë të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve "Arbëria"(1998),ka shkruar, drejtuar e folur në disa emisione të radios dhe në stacionet televizive(Shqipëri,Maqedoni, Shkup,Kumanove,Athine,New York, Londer,BBC) për historinë e kinematografisë shqiptare dhe figurat përfaqësuese të saj,ka folur për kinematografinë shqiptare në disa shtete si në Universitetin e Venecies,në Kings College të Londrës ne Athine),etj. (rreth 28 intervista te regjistruara ne DVD}

Veprimtari krijuese letraro-artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka shkruar disa dhjetra plan-skenarë (dhe ka drejtuar vetë xhirimet)për xhirimin në film të disa personaliteteve të kulturës, artit dhe shkencës si D. Agollin, S. Spase, Dh. Shuteriqi, M. Domi, Ll. Siliqi etj. Ka përgatitur një plan perspektiv për xhirimet në film për qëllime arkivore dhe ka drejtuar xhirimet nga ajri (me helikopter) në të gjithë Shqipërinë duke marrë në veçanti kalatë e ndryshme, momumentet e kulturës, etj.Ka shkruar skenarë për filma dokumentarë për filmin dhe televizionin si "Një meteor shkëlqeu në ekran"(John Belushi) etj. Ka shkruar tre skenarë për filmat artistikë nga të cilët njëri është realizuar "Ilegalët"(1976-R: S. Kumbaro, R. Ljarja) dhe njëri ishte miratuar për xhirim por nuk u realizua nga ndryshimet që ndodhën më 1990. Eshtë nderuar me dy çmime për veprimtari krijuese në Konkurset Kombëtare letraro-artistike (1974, 1987), etj.

Arkivistikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka hartuar strukturën e organizimit shkencor të fondit të Arkivit Shtetëror të Filmit,ka hartuar disa filmografi për kronikën shqiptare dhe të huaj të filmave që ndodhen në arkivë (për qëllime të brendëshme), ka organizuar punën dhe grumbullimin e gjithë informacionit dhe dokumentacioneve përkatëse për ngritjen e Muzeut të Kinemasë dhe Bibliotekës Shkencore të Kinematografisë.

Përkthime e redaktime të filmave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka përkthyer ose redaktuar mbi 12 filma çekë, polakë, Vietnamezë, Kinezë, Amerikanë, Anglezë etj gjate viteve 1953-1972.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Teknika e Kinoprojeksionit (bashkautor, 1969, 440 f,me ilustrime)
  • Akustika e mjediseve të brendëshme (1970, 150 f,me ilustrime për ndërtimin e sallave të kinemave dhe kinoteatrove)
  • The International Directory of Cinematographers set and Costume Designer in Film (pjesët për Shqipërinë në dy vëllime 1983,1986 botuar nga Federata Ndërkombëtare e Arkivave të Filmit në Londër,Paris,Neë York,Berlin)
  • Filmi Artistik Shqiptar-1957-1984 (1987, 370 f. me ilustrime)
  • Arti i Shtatë në Shqipëri-vëll.I-1900-1944 (170 f., me ilustrime, 1994)
  • Enciklopedi e Kinematografisë Shqiptare (botim i parë 1999-400 faqe me ilustrime)
  • 100 vjet kinema në trevat Shqiptare (2002, 400 f. me ilustrime)
  • Enciklopedi e Kinematografisë shqiptare (botim i dytë i plotësuar, 2002, 540 f. me ilustrime)
  • Greta Garbo-Vajza që u kthye në legjendë (2002, 70 f. me ilustrime)
  • Kinematografia e vendeve Skandinave (80 f., me ilustrime, 2002)
  • Ne u shkolluam në Pragë (2003, 160 f. me ilustrime)
  • Histori Arti (bashkautor me M. Zeqo, A. Hado, J. Papagjoni, 202 f., 2003)
  • Kinematografia Shqiptare shqip-anglisht 1985-2005 (666 f., me foto B/Z dhe me ngjyra, 2004)
  • Historia e Kinematografisë Botërore 1895-1945,vëllim i parë (210 f. me ilustrime, 2005)
  • Historia e Kinemase ne Shqiperi-vellimi i I-1897-1944 (408 f. me ilustrime, 2007)
  • Ne gjurme te filmave per Shqiperine (nga puna kerkimore ne disa arkiva evropiane, 128 f., me ilustrime, 2007)
  • Shqiptarët në kinematografinë botërore (420 f. me foto, 2008)
  • Historia e Kinematografisë Botërore vellimi i dytë 1945-2005 (264 f., me foto)
  • Na ishte një herë një kinostudio - kujtime-ShB ILAR f.214 me foto,2013
  • Vëllezërit John dhe James Belushi-ShB ADA, f.136, me foto, 2015
  • Historia e Kinematografisë shqiptare Vëll. II 1945-2000- ShB ADA,f.150, me foto, 2015
  • Dallgët e trazuara të jetës - shënime autobiografike-ShB EMAL, f.348, me foto, 2016

Në proces[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Berlin, Aleksander Platz - kujtime (përfunduar)
  • Intervista dhe dosje 1990-2006 (përfunduar)
  • Artikuj kritikë - për probleme të ndryshme, ngjarje politike, etj. (në proces)
  • Kur hedhim vështrimin mbrapa - shënime historike, opinione, kritikë, mendime (në proces)
  • Mrekullia e artit të shtatë - përmbledhje shkrimesh në organet e shtypit për kinematografinë botërore dhe figura të shquara të saj (në proces)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]