Abdullah Kastrati
Abdullah Kastrati lindi në vitin 1940 në Hogosht, shquhej si veprimtar i denjë dhe simbol i Flamurit Kombëtar, ndërroj jetë në vendlindje me 3 dhjetor 1998 me një dëshirë të madhe që të shoh Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Babai i Abdullahut, Haxhi Sylejmani (1916-1996) ishte dëshmitar i gjallë që i shpëtoi masakrës së Tivarit.
Pas një rrugëtimi të gjatë Abdullah Kastrati në mesnatën e 15 tetorit 1968 për herë të parë në Dardanë ngriti dy flamuj shqiptarë në shtëpinë e Rexhep Sadik Gjyrishevcit (anëtar i Komitetit Krahinor e Komunal të kohës) në të cilën po banonte dhe punonte si këpucëtar. Nën roje të të rinjëve flamujt valuan plot katër ditë e katër netë, pas një urdhëri të prerë flamujt largohen, shtëpia ku ata valuan do të rrënohet.
Djali i parë që erdhi në jetë nga çifti bashkëshortor, Abdullah dhe Kumrije Kastrati nga Hogoshti pagëzohet me emrin Flamur.