Abelard Tahiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Abelard Tahiri
Vendlindja 13 mars, 1983
Kombësia Kosovar
Vitet aktiv 2016-
I njohur për  Ministër i Drejtësisë
Qyteti ku jeton Prishtina
Posti politik Ministri i Drejtesise
Bashkëshortja Yllka Shabani - Tahiri
Fëmijë Jonila & Pirro
Prindër Idriz Tahiri, Fatmire Tahiri

Abelard Tahiri ka lindur me datën 13 mars të vitit 1983Skenderaj. Studimet universitare i ka përfunduar në vitin 2005 në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administrimit Publik të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitet 2006-2008 ka qenë Këshilltar i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e Shefit të Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka qenë Këshilltar i Lartë politik i Zëvendëskryeministrit, njëherësh Ministrit të Punëve të Jashtme ndërsa nga viti 2016 deri para marrjes së detyrës si ministër i Drejtësisë, ka qenë Këshilltar i Lartë politik i Presidentit të Republikës së Kosovës. Është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe një nga shtyllat kryesore të organizimit të saj. Jeton në Prishtinë së bashku me gruan Yllkën si dhe fëmijët Jonilën dhe Pirron.[1]

Referenca[redakto | përpunoni burim]