Absolutizmi
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Absolutizmi formë sunduese mbretërore (monarki) në të cilën sunduesi ka fuqi shtetërore të pakufizuar e të pandashme dhe që nuk ndikohet nga e drejta e institucioneve shtetërore. Për dallim nga Despotizmi dhe Totalitarizmi, në absolutizëm sunduesi qëndron mbi ligjin (lat. Legibus solutus), mirëpo është i lidhur me lutjen fetare, ligjet natyrore dhe ligjin themelor shtetërorë. Shprehja Absolutizëm parlamentar përdoret më tepër në copa polemika, biseda të lira.
Monarkia absolute e shekullit XVII dhe XVIII dominon pas një faze të Absolutizmit të hershëm (gjatë shekullin XV-XVI) si pasojë e lëkundjeve të shteteve dhe shoqërive rendin gjatë luftërave fetare në shekullin XVI në Evropë. Absolutizmi thirrej në mësimet mbi shtetin të Bodins-it dhe Hobbes-it si rilindje të së drejtës romake.Nga vendi në vend me intensitet të ndryshim Absolutizmi ka ndikuar në krijimin dhe zhvillimin e fuqisë shtetërore moderne të sekularizuar; ka krijuar një aparat zyrtar të centralizuar, zyrtarët e të cilës me ndihën e politikave ekonomike të rregulluar (Merkantilizmi, Kameralizmi) kërkonin të gjenin mundësin e mbulimit të nevojave financiare të shpejta, gjithnjë në rritje që ishin paraqitur në oborret mbretërore dhe mbulimin e shpenzimeve të ushtrisë. Gjatë kësaj e drejta e fisnikëve dhe parisë si dhe strukturat tjera tradicionale në përgjithësi mbeten siç ishin sikurse institucionet tjera shtetërore ndikimi i të cilave shtyhej në nivel krahinorë e lokal
Në shekullin XVIII para së gjithash në Evropën qendrore dhe jugore i argumentuar në bazë të së drejtës natyrore të ideve njerëzore (humanitare) paraqitet “absolutizmi i shpjeguar”. Motoja që “fisniku të ishte shërbëtori i parë i shtetit” bënte që njerëzit të orientohen për “të mirën e shoqërisë” me reforma politike (drejtësisë, liria e fshatarëve, kufizimi i ndikimit të kishës) edhe pse disiplina dhe të drejtat e të nënshtruarve shtrëngoheshin edhe më shumë. Gjatë dhe pas kohës së revolucionit francezë kryesisht në Evropën qendrore dominon absolutizmi kryesisht në Evropën qendrore; Prusi deri më 1848; Në Austro-Hungari ishte një fazë e quajtur “Absolutizmi i Ri” (1851-59) [1]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Der Grosse Brock Haus, Band 1 - Wiesbaden 1984 ISBN 3-7653-0363-1