Adem Limani
Adem Limani (Doktor i shkencave të mjekësisë). Lindi në Nasalcë të Bujanocit më 1953. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Preshevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniverzitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb në shtetor të vitit 1981 me temën "DISA KARAKTERISTIKA STRUKTURALE TË GJENDRËS PAROTIS TE NJERIU GJATË JETËS". Adem Limani spezializoi në Otorinolarigologji në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, mandej u doktorua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në shkurt të vitit 1988 me temën "KORELACIONI NDËRMJET DIAGNOZËS KLINIKO-CITOLOGJIKE E HISTILOGJIKE TE KARCINOMA DHE PREKANCEROZAT E LARINGUT". Teza ka 139 faqe dhe është e deponuar në QRBU në Prishtinë. Adem Limani së pari u zgjodh asistent i histologjisë me embriologji në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse tash është prof.inordinar i otorinolaringologjisë në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka të botuara më tepër se 20 punime shkencore si autor-koautor.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |