Adem Zaplluzha
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 – 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar “Fahri Fazliu”, në Kastriot.
- Poezite e autorit :
I shtrirë në parkun e vjetër.
Një trung prej mishi.
Poeme per Vace Zelen.
Poetet janë bijte e zerit.
- Botime te autorit:
- “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
- “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
- “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
- “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.
- “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
- “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
- “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
- “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
- “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
- “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
- “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
- “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
- “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.
- “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
- “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
- “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.
- “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
- ”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
- “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
- “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
- ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
- “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
- ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
- ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
- ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
- ”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
- ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
- “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
- “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
- “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
- ”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
- “Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
- “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
- ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011
- “ Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
- “ Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
- “ Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
- “Sa afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
- “Vallja e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
- “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
- ”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
- “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
- “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
- “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
- “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
- “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
- “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
- “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
- “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
- “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
- “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
- “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
- “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
- “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
- “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
- “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
- “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
- “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
- “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
- “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
- “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
- “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
- “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
- “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
- “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
- “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
- “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
- “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
- “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
- ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
- “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
- “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
- “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
- “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
- ”Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
- “Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
- “Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
- “Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
- “Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
- “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
- “Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
- “Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
- “Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
- “Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
- “Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot