Administrata Tatimore e Kosovës
Appearance
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është njësi administrative e cila sipas nenit 2 të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat në Kosovë ka statusin e një Agjencioni Ekzekutiv, dhe funksionon në autonomi të plotë operacionale përbrenda Ministrisë së Financave dhe Eknomisë së Kosovës.
ATK-ja është përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe çdo legjislacioni tjetër të zbatueshëm në Kosovë e që i ngarkon detyrën të administrojë çdo lloj tatimi.
Si detyrë e ATK-së është të mbledhë gjatë kohës të hyrat më të larta që janë praktike përbrenda ligjit duke pas parasysh:
- a. Burimet në dispozicion për ATK-në
- b. Rëndësinë e ngritjes së përmbushjes, veçanërisht përmbushjes vullnetare, të ligjislacionit tatimor të Kosovës nga të gjithë tatimpaguesit; dhe
- c. Shpenzimet e përmbushjes të dala nga tatimpaguesit.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://www.atk-ks.org/ Arkivuar 21 qershor 2007 tek Wayback Machine