Adnan Dibrani
Adnan Dibrani (lindi më 12 shkurt 1985[1], Mitrovicë, Kosovë) është i zgjedhur anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2024. Ai është anëtar i parlamentit suedez për Social Demokratët[2]. Dibrani u zgjodh në parlamentin suedez në vitin 2014.[3] Ai u zgjodh të përfaqësoj zonën elektorale të Hallandit.
Është i shkolluar në ekonomi dhe ka punuar si punonjës i bankës. Në politikë, është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e pacientit, LSS dhe sistemin e taksave.
Gjatë vitit 2010–2014, Adnan Dibrani ishte përgjegjës për pyetjet rreth CSN dhe shëndetit të studentëve për Social Demokratët. Ai është anëtar i bordit të Inspektimit të CSN[4] dhe bordit të Inspektimit të Zyrës Suedeze të Auditimit Kombëtar.[5]
Dibrani kandidoi me Social Demokratët për parlamentin Evropian në zgjedhjet e vitit 2019, dhe sërish më 2024 kur edhe u zgjodh.
Dibrani lindi në Mitrovicë, dhe erdhi si refugjatë në Suedi më 1992.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "ratsit.se" (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 5 mars 2019.
- ^ "Adnan Dibrani (S) – Riksdagen" (në suedisht). www.riksdagen.se. Marrë më 2017-10-25.
- ^ "Hallands län – Personröster – Val 2014" (në suedisht). www.val.se. Marrë më 2017-10-25.
- ^ "Insynsråd" (në suedisht). www.csn.se. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2017. Marrë më 2017-10-25.
- ^ "ESV:s råd – Ekonomistyrningsverket" (në suedisht). www.esv.se. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2018. Marrë më 2017-10-25.