Afërdita Veliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Afërdita Veliu, lindur me 14.04.1967 në Prishtinë, shkollimin fillor e përfundoi në shkollën fillore „Zenel Hajdini“ në Prishtinë, ndërsa shkollimin e mesëm në shkollën e mesme ekonomike ish „Velko Vlahoviq“ në Prishtinë. Ka përfunduar studimet Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, gjithashtu ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik drejtimi Menaxhement informatike pranë Kolegjit Universitar „Biznesi“ në Prishtinë.

Në vitet e 80-ta ishte organizuar në organizatat ilegale të asaj kohe. Arrestohet në vitin 1989 si anëtare e LPRK-së, ku i nënshtrohet torturave çnjerëzore të policisë serbe për të zbuluar aktivitetin ilegal politik dhe ushtarak të Rezistencës në Kosovë. Pas 11 muajsh hetuesi të pasuksesshme do të lirohet në maj të vitit 1990 nën presionin ndërkombëtar mbi politikën e atëhershme të Beogradit. Aktivitetin në organizimet ilegale e vazhdon edhe pas daljes nga burgu, duke e shkruar kështu emrin e vet në historinë e Kosovës.

Që nga viti 2009 deri me 2013 ishte asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku fillimisht ka përfaqësuar PDK-në, ndërsa që nga viti 2012 i është bashkuar Lëvizjes VETEVENDOSJE!