Jump to content

Afërsia e largësisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Afërsia e largësisë libër me autor Nexhat Halimi, red. Rrahman Dedaj. Botuar në Prishtinë në vitin 1971 nga "Rilindja". Libri ka 64 faqe.

Shënime: Letërsia shqipe, poezia.

Halimi, Nexhat Halit

16.05.1949

Prishtinë


Publicist, poet, prozator e dramaturg, Nexhat Halimi, shkollën fillore, gjimnazin dhe Fakultetin Filozofik – Gjuhë e Letërsi Shqiptare i mbaroi në Prishtinë. Është nga një familje, e cila – para thikës serbe, iku nga viset e Toplicës më 1878, nga fshati Tullar dhe u strehua në Kosovë. Ende në bankat e gjimnazit botoi një libër me poezi, një dramë dhe një roman. Atëherë shkroi dhe romanin e dytë, i cili mbeti në sirtarët e redaksisë së Plejadës  dhe  humbi për kundër paralajmërimit se do të botohej në vazhdime në këtë revistë.

Drama “I plagosuri” fitoi shpërblimin e vetëm për fëmijë nga Qendra për Kulturë e Kosovës (në vitin 1966) .

Në fund të viteve të `60-ta dhe në fillim të viteve të `70-ta qe bashkë-nismëtar për  botimin e revistës letrare “Plejada”,të cilën, përkrye kureshtjes dhe suksesit që arriti ndër lexues, regjimi i atëhershëm e ndaloi.

Për një kohë qe kryetar i Rinisë Letrare të Kosovës.

Vite me radhë qe gazetar, reporter dhe redaktor në gazetën e përditshme “Rilindja”; punoi - redaktor në rubrikën e brendshme, në rubrikën e korrespodentëve, redaktor i shtojcës javore për radio, televizion, teatër dhe film, redaktor i shtojcave të së njëjtës gazetë, redaktor i faqeve për kulturë, si dhe redaktor i shtojcës për kulturë, letërsi dhe art. Për punën e zellshme u nderua me mirënjohje.

Për një kohë redaktoi edhe faqet e kulturës e të letërsisë në javoren “Zëri i rinisë”, pastaj në gazetën e përditshme “Yliria post” redaktoi shtojcën javore për kulturë, letërsi dhe art.

Qe redaktor përgjegjës në gazetën “Pavarësia News”, në të cilën njëkohësisht redaktoi edhe shtojcën për kulturë, letërsi e art.

Disa vite me radhë redaktoi revistat për fëmijë “Zog mëngjesi” dhe “Mollëkuqja”,

Në revistën letrare “Verbi’ qe redaktor për poezi. 


Shkruan për të rritur dhe për fëmijë: tregim, roman, dramë dhe poezi. Deri me tash botoi afër  pesëdhjetë libra.


Është përkthyer dhe përfaqësuar me poezi dhe prozë në shumë antologji në gjuhën shqipe dhe në shumë gjuhë të botës.



Botoi librat:

“I plagosuri” dramë për fëmijë, botoi “ Qendra për Kulturë e Kosovës” 1966, Prishtinë

“Pullazet e përhirta”, të dorëzuar për botim dhe të paralajmëruar për botim në kopërtinën e Revistës Plejada në numrin 7, kjo revistë u ndalua dhe romani humbi. Prej këtij romani u botua vetëm një tregim të cilin e futi Hasan Mekuli në antologjinë  “Stabla” të botuar në Vojvodinë në gjuhën serbokroate.

“I plagosuri” dramë për fëmijë, botimi i dytë(strip) në revistën “Gep” 1967, Prishtinë

“Parakalimi i etjeve”, poezi,  1969,  botoi “Jeta e re”, Prishtinë

“Deri në kryq”, roman,  1969, botoi  “Flaka e vëllazërimit”, Shkup.

“Afërsia e largësisë”, poezi, 1971,  botoi “Rilindja”, Prishtinë

“Hark”,  poezi, 1973, botoi “Rilindja”, Prishtinë

“Dita e daljes”, poezi, 1978,  botoi “Rilindja”, Prishtinë , ky libër është përkthyer në gjuhën serbokroate dhe është botuar nga Shtëpia Botuese “Jedinstvo”,

“Truphija”, poezi, 1978,  botoi “Rilindja”, Prishtinë

“Gjeli i dylltë”, poezi, 1988,  botoi “Rilindja”, Prishtinë

“Molla e fshehur”, poezi 1989,  botoi “Rilindja”, Prishtinë

“Fajtori mitik”, poezi e përzgjedhur  dhe me  vlerësim të akademikut Sabri Hamiti, 1989,  botoi “Rilindja”, Prishtinë

“Prania e së dielës”, poezi, 1983,  botoi “Rilindja”, Prishtinë

“Ombrella”, tregime, 1986,  botoi “Rilindja”, Prishtinë

“Vapë”, tregime, 1974,  botoi “Rilindja”, Prishtinë

”Unë me Unë”, tregime, 1983,  botoi “Rilindja”, Prishtinë

“Njeriu me zgjedhë”, poezi, 2001,  botoi “Amfora”, Prishtinë 

”Dega e varur mbi varr”, poezi, 2002,  botoi “Agimi”, Prizren

“Requiem për fluturën”, poezi, 2003,  botoi “QPK”, Podujevë

“Lulja që qan”, poezi, 2004,  botoi “Spektri”, Prishtinë

“Udhëtimi në vete”, poezi, 2005,  botoi “ Fad”, Prishtinë

“Iluzioni i fluturimit”, poezi, 2006,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Fyelli i gjallë”, pesë drama, 2007,  botoi “Fad”, Prishtinë

”Rrënjë e kaltër”, poezi, 2008,  botoi “Fad” Prishtinë

“Narcis i gjakosur”, poezi, 2008,  botoi “Buzuku”, Prishtinë

“Vigma e fajkoit”, roman, 2009,  botoi “Buzuku”, Prishtinë

“E çara në zotin”, roman, 2010,  botoi “ Faik Konica”, Prishtinë

“Kotelja e artë”, tri drama, 2010,  botoi “Fad”, Prishtinë 

“Shelgu somnambul”, poezi, 2010,  botoi “Buzuku”, Prishtinë

”Dritarja me pamje në lumë”, ,  botoi “Buzuku”, Prishtinë

“Vetëtima e shpatës”,dramë, botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012

“Trëndafili me zemër”, dramë, botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012

“Zogu fle në çinar”, poezi, botoi “ Faik Konica”, Prishtinë

“ Vjedhësit e hënës”, botoi, 2013 ,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Kaq vetëm Fedor” ,poezi, 2014  botoi “Buzuku”, Prishtinë

“ Angështia”, dramë ,  botoi “Fad”, Prishtinë

  “Katana e purpurt”, poezi, 2015  botoi “Fad”, Prishtinë

“Zoti nuk ka vdekur”,poezi, 2015,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Zemra me zog”,poezi, 2015,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Vrasja e thëllëzës”,poezi, 2016,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Alter ego”, roman, 2016,  botoi “Buzuku”, Prishtinë

“Jakia e Mujit”, roma 2016,  botoi “Fad”, Prishtinë

“Kërcimi i Drenushës”  botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2016

“36 Yje” poezi 2016,  botoi “Fad”, Prishtinë,

“Ankora” ,dramë,.  2017 botoi “Fad”, Prishtinë

“Shëtitje nën ylber”, poezi, 2018 botoi “Fad”, Prishtinë

“Demi i tërbuar”, roman, 2018 botoi “Fad”, Prishtinë

“A vuan më pse nuk vuan”, poezi, 2018 botoi “Fad”, Prishtinë

“Aurora” ,dramë,.  2018 botoi “Fad”, Prishtinë

“Darka për dy vetë” poezi, 2019 botoi “Fad”, Prishtinë

“Peizazh i ngrirë” poezi, 2019 botoi “Fad”, Prishtinë

“A vuan më pse nuk vuan”, poezi, 2019 (botimi i dytë) botoi “Fad”, Prishtinë

“Ulli mbi det” poezi, 2020, botoi, “Diti&Oli” Ulqin-Mali i zi,

“Afërsia e largësisë” poezi, 2020(ribotim) botoi “Fad”, Prishtinë,

“Hark” poezi, 2020(ribotim) botoi “Fad”, Prishtinë,

“I vetëm në mal” tregime për fëmijë 2020, botoi “Fad” Prishtinë,

“Molla e fshehur” poezi për fëmijë2020 (Botimi i dytë), botoi “Fad” Prishtinë  etj.



Autori është përfaqësuar në shumë antologji të poezisë dhe prozës shqiptare;


në antologjinë e lirikës së re shqipe të Kosovës   "Shi në një legjendë", ("Kisha u jednoj legeni"), botuar nga " Prosveta", Beograd 972,sebokroatisht, 

në antologjinë " Regen ineiner Legende", gjermaisht,   në Heiligenhof më 1977,  

pastaj në "Dega e pikëlluar"   (frëngjisht "La solitude d`une branche",

gjermanisht "Der bekummerte zweig",

italisht "Ramo sofferente" më 1979, 

anglisht "The sad branch" më 1984, 

në antologjinë "Etje për diell" ("Sla po soncu"), sllovenisht, "Cankarjeva zalozhba", Lubjanë 1979, 

në antologjinë e poezisë së re evropiane,   bashkë me Agim Malën, më l987,

në antologjinë e poezisë së re jugosllave "Çelësat" ("Kljuçevi"), bashkë me Sabri Hamitin, më l984,

në antologjinë e poezisë bashkëkohore shqipe  në Jugosllavi ("Yugoslavya çardash arnaut shiiri", "Tan" Prishtinë më 1979),

në antologjinë e poezisë së Kosovës në Turqi   "Një grusht kaltërsi" ("Bir avuç mavi"), "Yalçin yayinlari", Stamboll, më  1985, 

në antologjinë e poezisë shqipe "Malli i atdheut",  Prishtinë, më 1995,    

në antologjinë në gjuhën angleze   " The glow of the pasion" më 1991, 

në "Antologjia e lirikës së pastër shqipe",   Maqedoni  2002,

në  antologjinë "Fjala jonë", maqedonisht, Shkup 1987,

në antologjinë “Lulet në ballkon”, Prishtinë,

në antologjinë “Nëna Tereze  në poezinë shqipe”  2010, botoi “Faik Konica”, Prishtinë

në antologjinë “Ulqin, ti det”,  në Mal të zi,

në antologjinë    “Poezia bashkëkohore e Kosovës” , botuar në Mal të Zi, më `79,

në antologjinë “Muza shqiptare për Nënën Tereze”, më 2010,

Në antologjinë “Fjalë dhe valë” botuar në Mitrovicë  me 2014

Në antologjinë   e poezisë shqipe të shekullit XX, “Zemra e qiellit”,

Në antologjinë “Dritë mbi plagë” botuar Qendra Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur, 2020

Në antologjinë “Ku janë ëndrrat”  botuar nga “De Rada” Ferizaj, 2020, etj.

Me prozë është prezantuar;

në antologjinë e tregimit shqiptar në Jugosllavi   "Trungu", serbokroatisht, ("Stabla"),    Novi Sad, më l976,

në antologjinë “Ulqin, ti kala”, botuar në Mal të Zi, etj. 


Është fitues i disa shpërblimeve letrare:


           Për dramën “I plagosuri” fitoi shpërblimin e vetëm të “Qendrës për Kulturë të Kosovës”, (1966),

           Fitoi paketën e KSA “Boro e Ramizi” për kontribut në kulturë dhe letërsi, (1974),

           Fitoi shpërblimin vjetor Pena e Artë të revistës “Fjala” për poezinë “Gur i moçëm në Llap”,

           Fitoi shpërblimin për tregim të gazetës “Rilindja”,

           Fitoi shpërblimin  vjetor për poezinë “  Shalesh me u drevnu shumu”  të revistës “Stremlenja”,

           Fitoi shpërblimin e parë për poezi të revistës “Zëri i rinisë”, në këtë revistë në vite të ndryshme fitoi disa herë shpërblimin e parë, të dytë  dhe të tretë,

Fitoi shpërblimin e dytë për poezinë “Porta” të revistës “Zëri i rinisë

           Fitoi shpërblimin e  revistës për fëmijë “Pionieri”, për poezinë më të mirë,

Fitoi shpërblimin e gazetës “Bota e Re” për poezinë më të mirë,

Nga OPGBF “RILINDJA” mori “Mirënjohje publike - Gazetar i dalluar”  me rastin e 35vjetorit të “Rilindjes” me 12.02.1980,

           Fitoi shpërblimin e Karvanit për fëmijë “Agim Deva”, për librin me të mirë me poezi  “Zogu fle në çinar”

           Fitoi shpërblimin  “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Republikës  Kosovës, për librin më të mirë me poezi, “Kaq vetëm Fedorë” (2014)

           U shpërblye në konkursin letrare për roman “Alter Ego” të Shtëpisë Botuese “Buzuku”, (2016),

Fitoi shpërblimin  “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Republikës  Kosovës, çmimi “ Vehbi Kikaj” për librin më të mirë për fëmijë dhe të rinj , “I vetëm në mal” (2020) etj.