Jump to content

Afresket e Rubikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Afresket e Rubikut janë pjesë të një ansambli të vitit 1272, me piktura bizantine në stil komnen në kishën e Rubikut. Afresket e Rubikut kanë ngjyra të çelëta të harmonizuara, kontur të theksuar dhe figura që spikatin nga sfondi prej së largu. Skena e kungimit me apostujt dallohet për ndërtimin origjinal të kompozimit. Afresket e Rubikut formojnë një grup me pikturën e vjetër të kishave në Vaun e Dejës dhe në Kallmet të Lezhës. Ato janë shumë afër nga stili dhe cilësia e lartë me afresket e kishës së manastirit të Shën Pandelimonit në Nerez të Shkupit. Mbishkrimet latine dhe hollësi të tjera dëftejnë për lidhjet e afreskeve të Rubikut me Italinë e Jugut.