Afrim Ismaili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Afrim Ismaili artist

'Afrim Ismaili' (Steisslingen të Gjermanisë, 17 korrik 1973) është një artist dhe humanist shqiptar.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Afrim Ismaili ka lindur më 17.06.1973 në Steisslingen – Republika e Gjermanisë. Ka përfunduar shkollën e mesme në Teknik për Udhëheqje Kompjuterike. Ka kryer kurse profesionale për aktrim. Për më shumë se 10 vite ka luajtur disa filma të metrazhit të plotë dhe metrazhit të shkurtër, ndihmës asistent kamere dhe ndriçues.

Veprat artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. ''Tezja nga Zvicra'', regjisor Avni Dalipi, film i metrazhit të plotë – Afrim Ismaili, artist;

2. ''Istanbul Connection'', regjisor Kenan Gurgurovci, film i metrazhit të plotë artistik – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Dardania Film, 2017; https://www.youtube.com/watch?v=dGnZQ84vGT4&t=3695s&ab_channel=AgaAbnormal

3. ''A Long Way Home II'', regjisor Iber Deari, film i metrazhit të shkurtër – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Redonpictures Film, 2017; https://www.youtube.com/watch?v=dQtuIGsQBvk

4. ''Stupcat Egjeli'' - Episodi 69, regjisor Valter Lucaj, serial, film i metrazhit të plotë humor – Afrim Ismaili artist. Prodhues: Gjirafastudios, 2018;https://video.gjirafa.com/stupcat-egjeli-2018-episodi-69

5. ''Stupcat Egjeli'' - Episodi 70, regjisor Valter Lucaj, serial, film i metrazhit të plotë humor – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Gjirafastudios, 2018;https://video.gjirafa.com/egjeli/stupcat-egjeli-2018-episodi-70

6. ''Stupcat Egjeli'' - Episodi 77, regjisor Valter Lucaj, serial, film i metrazhit të plotë humor – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Gjirafastudios, 2018;https://video.gjirafa.com/egjeli/stupcat-egjeli-2019-episodi-77

7. ''Schengen Visa'' - 16. Mençuria 39, regjisor Genc Berisha, serial, film i metrazhit të plotë humor – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Gjirafastudios, 2019;https://video.gjirafa.com/schengen-visa-16-mencuria-ska-tpagume

8. ''Çka ka Shpija sezoni 6 episodi 8 /'', regjisor Naser Rafuna, serial, film i metrazhit të plotë humor - Afrim Ismaili, artist. Prodhues: OnAir.fm, RTK, 2019;https://www.youtube.com/watch?v=R6uZAyahSw0&ab_channel=RTK

9. ''Dashuria s’mjafton'', film i metrazhit të gjatë artistik – Regjisor Drilon Hoxha. Afrim Ismaili, artist. Prodhues: DH Production, 2019;https://www.youtube.com/watch?v=fabFTlOQD_k&ab_channel=DrilonHoxha

10. ''Ushtari pa emer-Liria ka emr''/ Monolog Artistik– Regjisor Burhan Bekteshi. Afrim Ismaili artist. Prodhues BB Production,2020. https://www.youtube.com/watch?v=qDHWilbAzQQ&ab_channel=BBPRODUCTION

11. ''Nana Fate – Milionere'', Episodi 12, regjisor Jetmir Gashi, film i metrazhit të plotë humor – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: InFilms, 2022; https://www.youtube.com/watch?v=V_H1ImLbSko&ab_channel=ShqiptarqeKrejt

12. ''Akshami me Gjylen'', Episodi 10, regjisor Blerta Zeqiri, film i metrazhit të plotë humor – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Onima, 2022; https://www.youtube.com/watch?v=2Mn21ICMvEA&ab_channel=MEGJYLEN

13 ''Biba paguan 100 mijë euro me hjek qafe Martinin'', regjisor Simon Tanushi, film i metrazhit të plotë humor – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: BareshaNetwork, 2022; https://www.youtube.com/watch?v=LSJpPttU0rM&t=5s&ab_channel=SHULSHQIP

14. ''Fara e Flliqt'', Episodi 3, Sezoni 6, film i metrazhit të mesëm artistik – Regjisor Genc Berisha. Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Onima, 2022; https://www.youtube.com/watch?v=YGqKHHCGJIE&t=825s&ab_channel=FaraeFlliqtOfficial

15. ''Fara e Flliqt'', Episodi 4, Sezoni 6, film i metrazhit të mesëm artistik – Regjisor Genc Berisha. Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Onima, 2022; https://www.youtube.com/watch?v=er_nwnPmDWU&t=1186s&ab_channel=FaraeFlliqtOfficial

16. ''Kollaj e denon Biben hajt denoje serbin''/ regjisor Simon Tanushi, film i metrazhit te plote humor– Afrim Ismaili artist,Prodhues BareshaNetwork 2022 https://www.youtube.com/watch?v=qFBctyYSACQ&t=49s&ab_channel=SHULSHQIP

17. ''Seder 2'', film i metrazhit të gjatë artistik – Regjisor Marius Dervishi. Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Zebervoki Entertainment & Es Studio, 2022; https://www.youtube.com/watch?v=C4vqSQ0lPfQ&t=42s&ab_channel=MariusDervishi

18. ''Shkëmbimi'', film i metrazhit të gjatë artistik – Regjisor Drilon Hoxha. Afrim Ismaili, artist. Prodhues DH Production, 2022; https://www.youtube.com/watch?v=lwPXfi9h81I&t=4153s&ab_channel=DrilonHoxha

19. ''Nana Fate-Kursi i Gjermanishtes-episodi7-Sezona 2/regjisor Jetmir Gashi, film i metrazhit te plote humor–Afrim Ismaili Artist Prodhues InFilms 2022 https://www.youtube.com/watch?v=pJtrOKxfi1o&t=193s&ab_channel=ShqiptarqeKrejt

20. ''Nana Fate-Shaci i Nanës hanë dajak'', epizodi 22 Sezona 2/regjisor Jetmir Gashi, film i metrazhit te plote humor– Afrim Ismaili Artist Prodhues InFilms 2022; https://www.youtube.com/watch?v=4qmuby0BGOs&t=21s&ab_channel=ShqiptarqeKrejt

21. ''Perhaps'', regjisor Kastriot Abdyli, film i metrazhit të plotë dramë – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Dardania Film, 2023. Filmi vjen së shpejti;

22. ''Everybody Call Redjo'', regjisor Iber Deari, film i metrazhit të plotë dramë – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: Manufaktura Productions, 2023. Filmi vjen së shpejti.

23. ''Nana Fate - DASHNI e BELA | Shqiptarqe Krejt (EP 5 - SEZ 3) /regjisor Jetmir Gashi, film i metrazhit të plotë humor – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: InFilms, 2023 https://www.youtube.com/watch?v=kIGStNg6opM&ab_channel=ShqiptarqeKrejt

24.Nana Fate - Perhajr Miqasia | Shqiptarqe Krejt (EP 6 - SEZ 3) regjisor Jetmir Gashi, film i metrazhit të plotë humor – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: InFilms, 2023 https://www.youtube.com/watch?v=Um4zim63Oo4&ab_channel=ShqiptarqeKrejt

25.Biba i shane njerzit ne Tik Tok… Po ne fund han Dajak ! Njerzit i vijne te Shpia e rrehin ! regjisor Simon Tanushi, film i metrazhit të plotë humor – Afrim Ismaili, artist. Prodhues: BareshaNetwork,https://www.youtube.com/watch?v=mryU52ex2j0&t=2059s&ab_channel=SHULSHQIP

Bashkëpunimi me Jean-Claude Van Damme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jean-Claude Van Damme gjate vizites ne Kosove me aktorin Afrim Ismaili

Artisti kumanovar, Afrim Ismaili, i njohur edhe për aftësitë e tij në sportet marciale, e ka shoqëruar aktorin e njohur Jean-Claude Van Damme gjatë vizitës së tij në Kosovë. Ismaili  gjithashtu  ka qëndruar edhe me një ndejë me aktorin e famshëm botëror si dhe me menaxherin e tij shqiptar nga Istogu i njohur si Alex.

Ismaili i ka lënë përshtypje të mira Van Dammit dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të luajë në një film me të. Ai deri tani është parë si aktor në disa filma aksion me regji vendore dhe evropiane. Në disa prej tyre ka pasur role kruciale, ndërsa së fundi është duke u përgatitur për role te reja, plane, të cilat për momentin nuk i zbulon.

Afrim Ismaili ka marrë pjesë në aktivitetin e vizitës së Van Damm-it në Kosovë ku ka shërbyer si truproje kryesore i tij, organizuar në kuadër të hapjes solemne të orëve luksoze zvicerane ''Helfer Style'', me ftesë të Kushtrim Musliut nga Ferizaj i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Disa nga ambasadorët e ''Helfer Style'' që kanë reklamuar orën e njohur janë figurat publike si Capital T, Robert Berisha, Geta Beqa, Nora Istrefi, Muharrem Hasani dhe së fundi ky brend i ri bëri kontratë me Van Damm-in për prodhimin e 3 000 orëve me inicialet e tij.

Filmat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Afrim Ismaili ka punuar për më shumë se dhjetë vjet në industrinë e filmit me kompanitë më të njohura të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, Afrim Ismaili ka luajtur mbi 18 filma dhe synon të marrë pjesë edhe në filma me karakter botëror.
  • Prishtinë, 2023.

Humanizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Afrim Ismaili është marrë edhe me humanizëm gjatë tërë jetës së tij, ku ka qenë aktiv gjatë luftës së Kosovës me veprimtarinë e tij përmes sjelljes së ndihmave në Shqipëri nga Gjermania, Munich, për shqiptarët nga Kosova. Tani ai është aktiv në Shoqatën ''Jetimat e Ballkanit'' dhe një nga përfaqësuesit e saj për Kumanovë.

Sportet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Example external link

Afrim Ismaili që nga fëmijëria merret me karate, boks dhe bodybuilding ku edhe aktualisht merret me stërvitje si njeri i pasionuar pas tyre.