Jump to content

Afrim Qendro

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Afrim Qendro
Afrim Qëndro

Afrim Qëndro ka lindur më 28 Shtator 1967 në Gjirokastër.  Ai banon në Tiranë, është i martuar dhe ka 2 fëmijë.

Ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës duke u diplomuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike për degën e Transportit. Më tej, Qëndro ka kryer edhe studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ku është diplomuar në degën Infrastrukturë dhe Transport. Ai mban titullin Master në planifikimin e sistemeve të transportit, menaxhimin e trafikut dhe sigurinë rrugore.

Funksione zyrtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Afrim Qëndro ka një eksperincë të gjatë në administratën shtetërore. Karriera e tij ka nisur që në vitin 1994 si officer në Drejtorinë e Policisë së Rrethit Gjirokastër deri në vitin 1997. Më pas, ka mbajtur detyrën e Shefit të qarkullimit rrugor pranë kesaj Drejtorie deri në vitin 1998. Drejtuesit të Kartotekës të Policisë Rrugore Tiranë deri në 1999. Në periudhën 1999-2000, Qëndro ka punuar në sektorin privat si konsulent/inxhinier.

Qëndro ka ushtruar detyra të ndryshme edhe në Bashkinë e Tiranës, nga funksioni i Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Qytetit (2001-2007), Kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik (2007-2010) dhe Drejtor i Drejtorisë së Rrjeteve Inxhinierike (2010-2011)

Ai ka ushtruar detyrën e Nën/Kryetarit të Bashkisë së Vlorës (2020-2021) ndërsa më herët ka mbajtur funksione të larta drejtuese në Autoritetin Rrugor Shqiptar, mes të cilave Zv/Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Drejtorisë së Projekteve të Brendshme dhe të Huaja Teknike (2013-2017), më pas Drejtor i Përgjithshëm i këtij institucioni (2017-2019).

Gjatë karrierës së tij, Qëndro ka kryer trajnime në shumë organizma brenda dhe jashtë vendit me fokus infrastrukturën dhe transportin. Gjatë viteve 2003-2008 ai ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për anti-trafikimin (IOM) dhe anëtar i Bordit Drejtues të Organizatës UNI.